Anekdota - Mesele             -    [ Botim i Institutit Albanologjik tė Prishtinės ]
 
  BACI, E SHOQJA APO UNĖ JAM MA TRIM?
 Ishin kanė dy vllazėn. Njani ish i martuem. Shpesh herė u rrokshin vllaznit nėrmje veti e u rrehshin. Baci e rrehke vllaun e vogėl qi nuk ish i martuem, e sakatojke e ky cik nuk guxojke me ba. Mirpo kur u idhnojke ky vllau i vogėl, e rrehke nusen e bacit. E shoqja e bacit e rrehke burrin e vet e edhe baci cik s’guxojke me ba. Ditė pej ditsh u ēue vllau i vogėl e shkoi tu ni plak, tu Brahim Uka i Dobėrdolit. Po i kallxon:
- Jena tre vetė - baci m’rreh mue, e une cik s’goxoj me ba. Une e rrehi t’shoqen e bacit e ajo cik s’guxon me ba. Kush ąsht ma trim n’shpinė tonė?
- He, bre djalė i mirė, - ja kthei Brahim Uka - ti kanke ma trim se ti p’e bąjke bacin e s’po i kthejke dorė si ma i vjetėr qi āsht. Edhe po mujke m’e rrehė t’shoqen e bacit e ajo p’e rrehka bacin e ai cik s’po guxojka me ba. Pej juve treve ti po del ma trimi.
(Arllat, Drenicė)

NDĖRMJET TĖ LAGTIT E TĖ THATIT
 Ish kanė ni demel. Kijet i kish pasė, sźnet pėr punė po, pllugun po, edhe ish kanė metė pa mjellė. E vesin miqt:
- Pse s’molle sivjet?
- Vallahi, ni herė ke lagt e dikur u tha.
- Ani, ku ke ti nėrmje’ t’lagtit e t’thatit?
Puntori, mos m’e ruejtė kohėn nėrmje’ t’lagtit e t’thatit me mjellė, ai s’un mjellė kurr.
(Padalishtė, Drenicė)

S’TA LEN AS MRŹNĖ E LE MĀ N'HAMAR
 Njani, tuj shkue udhės, e sheh njanin tuj livrue. Lavėrtari e lāke laknor, bājke trapa. Udhtari po i thot:
- Puna e marė!
- Marė paē!
- Keq paske punue.
Lavėrtari i tha:
- N’hamar t’zotit!
Vallahi - i tha udhtari - s’ta le as mrźnė e le mā n’hamar.
(Likoshan, Drenicė.)

ASNI PUNĖ NUK T'THRRET...
 Ni t’dėrvarsi i shkon ni musafir. E priti mirė e i bāni fort muhabet i zoti shpisė. T’nestrit musafiri po ly izėn me u ēue e me shkue n’shpi.
I dėrvarsi po i thotė:
- Rrimė, bre mik, se ty tash nuk t’thrret kurrfarė pune! Shyqyr, djem e nipa t’u kanė bā boll!
-E, bre mik - po i thotė musafiri - asni punė nuk e hap gojėn e me britė: ,,O hajde punom!’’, po vetė duhet m’e marrė me mźn se puna thrret.
(Sallq, Artakoll)

 UNĖ S'E KAM MJELLĖ ARĖN HALA
 Ni i zllakuēanas i ngjet kijet me livrue ditėn e dielle. Prifti kapėrcen atypari edhe, n’vźn se me i thanė ,,Puna e mar!’’, po i thotė:
- A s’po t’vjen marre si i ki ngjitė kijet t’diellen? A e di ti qi zoti, kur e ka jaratisė dynjanė pėr gjashtė ditė, t’shtatėn ditė, t’diellen, ka pushue!?
- Paj, zoti e ka krye punėn edhe ka mujtė me pushue, a unė, si p’i sheh ti, lum urata, s’e kam mjellė arėn hala. - i tha i zllakuēanasi.
(Padalishtė, Drenicė.)
Kallamoqi s'ka sabėr
Ni hoxhė, me nifarė tubimi, kish pas thanė se veē me sabėr u bāhet ballė tė tana punėve. Njani po i thotė:
- Veē ni punė, hoxhė efźni, nuk ka sabėr.
- Cilla?
- Kallamoqi, kur t’bāhet m’u prashitė, s’ka sabėr.
(Ibėrticė, Gollak)

 DUHET ME JA DITĖ HUJIN PELĖS
Dikur moti kanė pasė fjetė'ni odė edhe burrat edhe gratė. Njani shkoi mysafir tu ni shok i veti. Ai miku ish kanė i vetėm me gruen edhe e kish pasė sall ni odė. Grueja ish kanė shum e hijshme, po e nershme. Masi hangrėn darkė e ranė me fjetė, burri me mysafirin ranė n’ni anė t’odės e grueja n’anėn tjetėr.
Kur e zuni gjumi t’zotin e shpisė, mysafiri u ēue kadalė e shkoi tu grueja me mźne t’keqe. Grueja e kish pasė ni shtagė ngat veti. E muer shtagėn e i ra kresė. Mysafiri e rroku kryet me grushta e shkoi me ra prap n’vźn t’vet.
Nestra, kur u ēuen, i zoti i shpisė e pa mysafirin me krye t’ajun. Po e dvét:
- Ku e vrave, mik, kryet ashtu?
Mysafiri po i thotė:
- Natėn dula n’oborr e m’ra pela shkelėm.
Grueja ish kanė tuj sitė miell n’magje. Tha.
- Į’ kanė dashtė me ja ditė hujin pelės.
(Komaran, Drenicė)

 Dosti hakikat
Ishin kanė dy dosta n’ket dyjź. Kur diqen, n’at dyjź kanka adet m’i matė gjynahet edhe sevapet. Njani i kish pasė nandhetenanė sevape, e veē ni gjynah, e tjetri nandhetenanė gjynahe, e veē ni sevap.
- Shko gjāje edhe ni sevap n’dash me shkue n’xhenet - i thanė kti qi i kish pasė nandhetenanė sevape.
Ai shkoi te nana e ja lypi ni sevap, po nuk ja dha. Nuk ja dha as baba, as vllau, e as motra. Kur u zatet me kėt dostin:
- O dost, ku je, qysh i ki punėt? - e vet dosti.
- Per ni sevap po m’djeg zjarmi i xhehnemit - ja kthei ky.
- Unė, ni sevap e kam, qatā po ta fali. Ty po t’pshtoj, e vetė si paēa bā e gjetsha.
- Ku e more kėt sevap? - e vetėn ata, qi i matshin sevapet e gjynahet.
- Ni dost e kam pasė n’at dyjź e n’ket dyjź.
Te dy n’xhenet paēi shkue! - i thanė ata.
 (Krilevė, Gollak)

 A kemi me ēka me u pajtue?
Ish kanė ni burrė i mirė plak. I kish pas dekė grueja. Kish pasė nevojė me u martue se s’kish kush i bānte hyzmet. N’ni tjetėr katun ni grue ish kanė metė vejushkė. Shum e mirė ish kanė vejushka e n’za. Ja ēon plaku msitin e i thotė:
Bani selam asaj grueje, e me ardhė e me m’marrė. Jam burrė i mirė, i njoftun n’popull e du me ba kėt hyzmet e kėt hyzmet e gjith hyzmetet qė i takojnė burrit e shpisė
. - Shkoi msiti e ja tha gjith ato fjalė vejushkės. Ajo i tha:
- Alejqym selam! Thuej ati burrit t’gjitha ato hyzmete t’i bāj qysh m’i ka thanė, veē vete, kur t’idhnohem nėr veti naj sen (helbete s’ā ‘ mymyqym pa u idhnue naj herė) a kemi me ēka m’u pajtue?
Kur erdhi msiti e ja tha plakut ato fjalė, plaku e muer vesh shka kish dashtė me thanė vejushka me ato fjalė, e tha:
- Jo valla, s’kem’ me ēka me u pajtue. - Edhe e la at punė.
(Padalishtė, Drenicė)

 Ta kishe pasė ti gishtin nė tāna pushkėt…
 Ish kanė ni burrė i zoti, trim, po pikė ore s’kish pasė edhe po i vjen shtirė qi s’kish pasė orė (autoritet). Teshet n’Sylejman agėn e Batushės. Aga ish kanė ēaush at’herė. I thotė:
- Lum aga, ama pak orė se s’po m’din kush qi jam gjallė.
- Qysh me ta dhanė orėn? - i thotė aga.
- Une po dal me armė n’ēarshi. Ti je me sejmen. Ti thum: ,,Dorzoi armėt!’’ e une s’po i dorzoj. Ti mos ėm ēart e hallki m’shohin qi s’mujte me m’ēarmatosė e mue m’hyp autoriteti n’popull qi s’mujte me m’ēarmatosė.
Aga pranoi. E lanė pjekjen t’nesret n’midis t’qytetit, ku ka popull ma shum, pėr me e krye at kuvźn. Kur duel ky me armė, aga e rrethoi edhe i tha: ,,Dorzoi armėt!’’, si i kishin pasė ba fjalėt. Ky i tha: ,,S’i dorzoj’’. Aga u tha sejmenve: ,,Mos ma lshoni’’. Sejment i kthyen pushkėt pej ti. Ky i dorzoi armėt. Aga i tha:
- Pse, t’vraftė zoti i dorzove armėt? A e di qysh i kemi pasė fjalėt?
- He, more agė, ta kishe pasė ti gishtin n’tāna pushkėt, s’pata me i dorzue, po ktu, dhetė sejmen, dhetė gishta n’pushkė. Bani e luejti gishti i njanit, mue m’shkoi jeta
 (Padalishtė, Drenicė)

Dhandrri dhe grueja e mźēme
Ish kanė ni djalė koxha mźnjemadh edhe ish kanė martue.
Masi fjet natėn e parė me grue, t’nesėrmen u ēue e shkoi me mjellė grunė n’arėedhe u tha te shpija:
- Bukėn me ma pru djali!
Kur shkon te ara edhe ja nis me livrue. Po pret ēka po bājnė robt e shpisė - kush po ja ēon bukėn.
Kta te shpija s’dinė qysh me ja ba. A bāhet prāmė me u martuee e sod me ja ēue bukėn djali te ara. Mirėpo, ajo nusja ish kānė e meēme edhe u thotė robve t’shpisė:
- Binma bukėn edhe ni drapėn , se une kam me ja ēue bukėn.
Ja bien bukėn e drapnin e niset nusja me shkue te ara. Kur mrrin tu i shoqi i tha:
- Puna e marė!
- Marė paē!
- Ku me ja nisė me korrė, o njeri?
- Qysh me korrė - i tha i shoqi - po une qe sa ja nisa me livrue…!
- Po si qaj djali yt, o njeri - i tha grueja - promė u martove e sod po don me ta pru djali bukėn.
(Krilevė, Gollak)
Laknat e Nastradinit
Nastradini gjithkah ish kanė shkue e gjithkah e kish pasė mashtrue hallkun. U ēue me shkue edhe n’Shkodėr m’e mashtrue edhe atje nākan. Kur ra n’Fushė t’Shkodrės, e zateti ni ēoban me dhźn. U fal me tā e ēobani e pveti kah ishte e ēka ishte e ēka e kishte qitė anej pari. Nastradini i kallxoj se pej kahit ishte, e i tha se gjithkah ish kanė e tash ish ardhė m’e pa edhe Shkodrėn. E pveti djali:
- Shka ka anej pej jush?
- Hej, - ja kthej Nastradini. - Anej kah na bāhen qaq lakna t’mdhaja, sa me ni lakėn mushet kaca e rasojit.
Djali s’bani za. Kur ju afruen dikur detit, Nastradini e pa bardh shkumėn e e pveti djalin:
- Shka ā’ qajo qi po doket bardh qatje?
- Kan nī mjeshtrit e Shkodrės qi anej kah ju po u bājshin laknat e mdhaja e janė ēuen me bā kaca t’mdhaja. Qajo qi po doket bardh, janė bujashkat qi bāhen tu’ i strugue drrasat, - ja kthei ēobani.
E pa Nastradini qi s’mujti me e rrejtė ēobanin e u kthye e nuk shkoi hiē ma pėrtej.
 (Obrijė e Ulėt, Drenicė )

 I GJALLI RRUDHET PAK
 -Shkoi ni katunar m'e e ble ni jargan. Edhe e lypi ni jargan ma t'madhin.Dugajxhija ja qiti njā, po s'kish pas jargana shum t'gatė. Katunari u shtri n'dugājė edhe u m'lue me jargan, po i metėn kamėt pak pėrjashta.Tha:
 -Kanka i shkurtė.
 -A e do pėr t'gjallė a pėr t'dekun,- i tha dugajxhija.
 -Pėr t'gjallė,- i tha katunari.
 Dugajxhija i ra shtagė kamėve. Katunari i rrudhi kamėt e jargani ja mloi. At'herė dugajxhija i tha:
 - Qe vlla,taman e ke jarganin se i gjalli rrudhet pak.

 BOLL MA....
Ish kanė ni katunar e e pėrziu drithin me dhe pėr me i ardhė ma i rānė e e con n'magaze me e shitė.Magazinjeri ish kānė njeri i drejtė.E kqyr drithin edhe e pā t'pėrziem me dhe.S'po i thot:"Pse e ki t'pėrziem me dhe",po po e vetė:
-Sa vjet i ki?
-Gjashtdhejt.
-Boll ma,-i tha magazinjeri-hiq dorė prej ktyne seneve se vakti ā.

 QITMA ZOT NJI KALI
 Ish kanė ni drumtar kah shkon vetun pėr shehėr.Dikur po e sheh ni pėrpjeze e po thot:
-Qitma,zot,ni kali e t'kapėrcej qeket pėrpeze teri n'qat kodėr se jam lodhė e kputė.Nuk shkon nja pesdhjet hapa e zatetet n'ni zabit t'mretit.Zabitit i kish pjellė atkija.Mazi i vogėl nuk mujke me ecė e zabiti me pritė s'kish vakt.Kur e pa zabiti drumtarin,i tha:
-Paja kā!-Drumtari ju afrue.
-Kape ket maz,qite n'shpinė se s'po munet me ecė e qitma n'kodėr.
-Vallahi jam lodh e s'muj.-i tha drumtari.
Zabiti ja qiti alltin,ja drejtoi e i tha:
-Kape mazin qite n'shpin se t'vrava.
S'pat cka me ba drumtari,e ngarkoi mazin n'shpinė.Po i n'gjitet kodrės pėrpjetė me gjith maz e po flet me vedi:
-Hej more zot,une t'thash:"Qitma 'i kali t'i hipi n'shpin e t'dal n'kodėr",se jo me m'hipė mue kali n'shpinė e m'e qitė une kalin n'kodėr.

 DO TU TRGOJ T'GJITHĖVE...
I kish pas thanė njani ni shoqit t'vet:
-Po t'kallxoj dishka n'besė,po ti kurkuj mos i kallxo.
Ai tjetri i tha:
-Besa do t'i kallxoj t'tanve.Masi s'po mun e ruen ti at fjalė,kah ta ruej une?

 PĖR FYTYRĖ--- KATĖR LIRA
-N'kohė t'vjetra, gjaku pėr fytyrė ish kānė katėr lira;gjaku i burrit dymdhet lira,e varra sakat gjashtė lira.
Shkon njāni te ni plak edhe e vet:
-Qysh bāhet kjo punė , qi varra i ka gjashtė lira e fytyra katėr lira?
-Fytyra nuk lahet me pare,-ja kthei plaki.-Ai qi nuk don m'e hupė ftyrėn e vet,pėr tā āsht pishtoli.Ai qi nuk ka dert pėr fytyrė e do m'i marr paret,boll i ka katėr lira.

 ME M'I DIJTĖ TĖ ZEZAT QĖ I KAM...
E muerėn nusen n'ni katun.Shkuen gra e qika me e pa.Nusja ish kanė e zezė n'fytyrė.Njana prej grave tha:
-Mashalla,mashalla,mori nuse po e zeza qi kanke!
-He mori gra,-tha nusja-me i dijtė ju t'zezat qi i kam une mrapa,kurgja nuk jam e zezė n'fytyrė.

 MBRETIT JA ĒELTĖ ZOTI SYTĖ E ZEMRĖS
Ke ni hallė plakė.E pat ni djalė edhe renė e vet.Djali ish kan shkue ni ditė n'pazar.Kur erdh pej pazarit,p'e vetė e ama:
-Bir, a mun erdhe?
-Erdha nanė.
-A kish naj haber,a njeve naj sen?
Djali deshti m'u mahitė pak me nanėn pėr dashtnim e i tha:
-He mori nanė,ni urdhėn qi e kish qit mreti,vejushk kun mos me lanė,vec tana me e marr ka ni burrė.T'reja e plaka,jashta m'e pasė ni dham n'gojė,s'ka care pa u martue.
Halla e shtini gishtin n'gojė e po kqyr mos e ka naj dham.
 -He, more bir,-tha plaka-ja zgjat jetėn zoti mretit shumė se po deshka me sunue mirė.
Reja ish kanė n'magje tuj e sitė miellin.Keshi ho-ho-ho,se p'e merr vesh qi djali po mahitet.Halla i tha:
-N'dash ban ho-ho-ho,n'dash hi-hi-hi,shka ā folė,ka mu ba.Mretit ja celtė zoti syt e zemrės.

  TRE VJET TĖ KAM LAVDUE
E kish pas marrė ni plak ni grue pėr djalė t'vet.Reja i kish pa bā hyzmet shumė plakut rrum tre vjet.Plaku tre vjet e kish pa livdue renė n'ka ish zatetė,kur kish pas shkue nėpėr miq:"Ni re qi e kam marrė une,kush se ka n'ket rrethinė".
Mas tri vjete reja s'po i ban hyzmet e as s'po e ngon.Plaku ni ditė po i thotė:
-Hej moj bi,shum n'zor jam ra une tash.Tri vjet t'kum livdue e , tash tri vjet m'duhet me t'kesh pėr me jau mush menen hallkut qi s'asht qashtu aysh kam thanė.

 S'KE MBETĖ AS PĖR TE SHPIA
Ish kanė ni njeri e kėrkojke shumė nėpėr miq e dostllarė.Kur vike te shpija i lodhun,i thojke grues:
-E moj grue,s'jam mbet ma me dal kund.
Grueja ni ditė su durue e i tha:
-He,more njeri,ti s'je mbetė besa as pėr te shpija (se s'po ta sheh kush hajrin).

 TĖ KA HUPĖ EDHE LAMSHI
Njani s'i kish pas punėt kurrqysh.Po u ankohet disa dostllarve t'vet:
-M'ka hupė fija.
Ata dostllarėt ja dijshin punėt mirė e i thanė:
-Shka bahet qi t'ka hupė edhe lamshi,se pėr fije kallaj bahet!

 KUR PO MĖ KUJTOHET DAJA....
E kish pasė njani dajėn e keq.Kish pas thanė:
-Kur po e kujtoj dajėn,edhe nana po m'mėrzitet.

 HAJNAT EDHE BORXHLIJT KRYET E MBAJNĖ ULĖT
Kur ish kanė Shemsi pasha n'Mitrovicė,ishin kan vjedh dugajėt natėn shumė.Disa prej shehrit shkojnė e i thonė pashės:
-Cka u ba kjo punė si na fikėn hajnat?Me na i gjetė hajnat!
-Bre burra,-u tha Shemsi pasha,-une i kisha gjetė hajnat n'pikė dite,po m'u kan pėrzie me borxhlijt e s'po mij i daj.
-Qysh kshttu pėrzihen hajnat me borxhlit?
-Se si borxhlija qi shkon me krye ulėt e tuj u tutė se mos pe e zatet borxhlin e vet e nuk ka me ja pague paret,ashtu edhe hajni shkon me krye t'ulėt prej tute mos p'e ngjeh nakush qi asht hajn , edhe e kapin.

BINI JU SHAHADET
-Ni i Drenovcit kish bā me dekė.Robt e shpis po i thonė:
-Bjer shehadet,babė!
-Bini ju shehadet se mue mrrou dreqi.

U NIS PĖR MEVLYD E DUEK SURLE E TUPAN
Cohet Lima Kelmendi e e thrret hoxhėn m'e k'nue ni mevlyd.Nuk vjen hoxha se i del ni dek a punė.Ja con zoti tupanxhinė e surlaxhinė qi i kish zanė nata e shkojnė me bujtė te Lima Kelmendi n'Balincė-I shtinė mrena Limani e u shtron darkėn.Mas darke i shtinė djemt e shpisė musafirt me i ra tupanit e surles.Ja fillojnė kta e po bājnė gjymysh.Limani u ba n'qef e kish pas folė:
-Kalleni,kalleni e bani gjymysh!E kam pas nisė pėr mevlyd e m'duel surle e tupan.

MUHABETI I GOJĖS
Njani po thot:
-Thonė hallku se ata qi kėrkojnė (shėtisin),shkojnė veē me hangėr. E une jo, nuk shkoj me hangėr, po due me pasė muhabet t'gojės.
Tjetri ja priti:
-Krejt njā asht bre jaran. Muhabeti i gojės āsht buka.

GJYGYMI I ĒAJIT
Shkon njani n'Shtimje. P'e sheh njanin qi kish ra n'fukarallak e e kish qitė m'e shitė gjygymin e ēajit. E kishte pas shitė edhe tokėn, e tash e kish qitė me e shitė edhe gjygimin. Po flet ky qi kish pas shkue n'Shtimje.
-A po e shet gjygimin a ?
-Po, po e shes.
E kshyri gjygymin e i tha:
-I mirė tuk ā, po i vogėl ā.
.Po t'doket i vogėl, po i vogėl s'ā. Dymdhet ekterė tokė mi ka hangėr.

MERRJAU BUKĖN SE E HARROJNĖ DJATHIN
Ni zot shpije,kur shkoi tu shpija, po i nien tu kajtė fmit. E thrret t'shoqen e i thot:
-Oj grue, ēka kanė thmija qi po kajnė?
-U kam dhanė bukė e tash po lypin edhe djath.
-Merrjau bukėn se e harrojnė djathin.

HERĖ PO MA KANDA,HERĖ S'PO MA KANDA
Ish kanė ni njeri,e katuni e kish marrė si njeri jo shumė tė gdhenun.
Kishin marrė e e kishin pre nji pjepėn e ni kungull e ja kishin pėrzie n'ni sahan.Ja kishin dhanė me hangėr.
Ky edhe ja nis me hangėr.Kur e vetėn:
-Kadri,qysh po t'duket,a po ta kana?
Ky ju pėrgjegj:
-Herė po ma kana,herė s'po ma kana.

 FALLI I TĖ VORFUNIT
Ish kanė njani fukara.Shkon tu falltori e i thot:
-Allahile,a po m'qet fall?
-Pėr cka po do me t'qitė fall?
-E kam jetėn e keqe e jam fukara i madh.Pa kqyr,a ka m'u ba najherė zingjin i madh?
Falltori zu m'i qitė fall me pasula.I kqyri sa i kqyri,e dikur i tha:
-Edhe tri vjet qishtu e kie fatin.
-Po masanej?-e veti fukaraja
-Masanej m'sohesh,s't'duhet ma mirė.

 LE TA DIJĖ SHPIRTI SHKA PO HAN
I tha djali nanės:
-Oj nanė, qitna dishka pėr drekė!
Ishin kanė fukara t'kputun.Po i thot nana:
-S'ka nana me shka me ta qit drekėn.
Dikur i ra n'men e i tha t'birit:
-A ta qes ni hithenik?
-Ani, nanė, qite.
Nana e kish pas soll ni voe n'magje.Po e vetė prap t'birin:
- A t'ja qes krejt voen hithenikit a sall gjysėn?
- O krejt qitja, nanė bre, le ta din shpirti shka po han!

DERI SA TĖ MBĖRRIJMĖ ATJE,PIQET MOLLA
Ishin kan shkue me prashitė do argat tu njani.Kur ja nisėn,po i thotė i zoti i arės njanit argat:
-A po del ti, mixha Adem,me i pri renit si i parė?(si renatar,e tjerėt me shkue mas)
-Po dal,po ku i nalni renat?
-Tu qajo mollė,-ia kthehi i zoti i arės.
Mixha Adem e kqyri mollėn.Ish kanė molla shumė larg,e k'ti s'po ja merr menja qi mun me mrri deri atje.
-A gjithherė i coni renat deri tu molla a?
-Po,gjithherė deri qaty.
-Ani mirė,-tha mixha Adem.-Tekteri t'e cojmė renin te molla,piqet edhe molla e ulmi aty nėn hije e hamė molla.

POROSIA E LOPĖS SĖ VETME
Ish kan 'i plak fukara e kish pasė ni lopė.Dit prej ditsh i cofi lopa.Fukaraja u qu natje,e pa lopėn e coftėe pej mėrzie duel n'oborr e po enet.Kryet e kish ungjė.Kojshija i vet e pveti:
-A mun u cove, o mixhė?
-Po u cova.A mun u cuet ju?-e pveti fukaraja.
-Po u cuem,-ja kthei kojshija,-po mu ba ni dam i madh sonte.
Po cfarė dami?-e pveti plaku
Kum pas nji mushterrė-Natėn ish ra n'kanop e ish cofė pėr gazep.
-Hė,e jemja m'ka cofė mirė,tu folė e tu lanė amanet me gojė:"Unė cofa,po ty ta thava gojėn e s'ke me pa ma dit t'mirė mas tashit".
-Cka t'bajmė qi s'ka kush na i rjep,-i tha kojshia.
-Hė,bre vlla,-ja kthei plaku fukara,-s'jam msue me i mjelė,se me i rjep ja kam zanat.

  RENDIN JA DI POR.....
Ish kanė njani e e kish pas zakon,kur i shkojke naj mysafir,e dhezke zarmin,i shtike gjygym e xhezve n'zjerm,i nxirrke filxhanat,u ungjke ngat oxhakut e u thojke mysafirėve:
-More miq,renin e di qysh duhet,po cka t'i baj qi s'po kam kafe e shiqer me ju qitė ka 'i kafe.

 SI KAM QENĖ E SI U BANA
Ish kan ni burrė qi kish pas qef m'u livdue.Kur ish kan plakė,i kish pas thanė ni ditė t'shoqes:
-Valla,mori grue,qysh jam kan i zoti,kur jam kan i ri,e tash qi u plaka,jam ba me u vajtue.
Valla bre njeri,n'pac qef po t'vajtoj,ja priti e shoqja.
Besa vajtom se un po t'ngoj.-Edhe u shtri-
E sjoqja,tu kryet,ja nisi e pe vajton:
Njeri ,o njeri!Kur je kan i ri s'e ke pas shoqin!
T'hijshėm sikur ti nuk ka pasė!
Sahatin si ti kush s'e ka pasė!
Cigaren e sermit si ti kush s'e ka pasė!
Pushkėn si tanėn kush s'e ka pasė!
Atin t'shalės sikur ti kush s'e ka pasė!
Kullėn sikur tanėn kush s'e ka pasė!
Pleqnar sikur ti kurkun nuk ka pasė!
Burri tu ingue k'to fjalė,u pėrmallue edhe po kanė.E shoqja po i thotė:
-Shuej njeri.cka ke qi po kanė pėr sene t'hueja se,pasha zotin asnjo k'to tuajat nuk janė,vec i marova me ta ba qefin.

 NUK TĖ NJEH KUSH A JE GJALLĖ
Ish kanė ni katunar i thjeshtė,po menėn e madhe.N'pramje shkon tu shpija e ā ungjė e po rrin mazun.
E shoqja e kthei darkėn edhe e thirri me hangėr.
-He,moj grue,nuk e din ti cfarė derti kam une.S'muj me hangėr bukė.
-Cfarė derti ki,njeri?
-A dekė filan bajraktari;filan agė e filan parija e m'ka metė fisi n'krye.
Grueja,priti e i tha:
-Hajde njeri e ha bukė,se s'tnjeh kush qi je gjallė,se vec taksirati i ktyne thmive me mi lanė unėt,
qi t'ka hypė menja e madhe,se kush s'tnjeh.

 SA FĖMIJĖ I KE ?
E dveti ni grue njanin_
-Sa thmi i ke?
-Pesė.
-Po m'dhimesh.Sa t'jetė thmija e vogjėl,ta hanė kafshatėn e gojės,kur t'rriten,ti hanė mushknit.

  DJALI PĖRTAC
Ni babė i kish pasė dy djemė:imadhi,Hamza,edhe i vogli,Hasani.I tha plaku 'i mbramje djalit t'vogėl:
 -Qitma,Hasan 'i gotė uj.
Hasani ish kanė lodhshėm.Bani kishe s'po nin e s'luejti venit.
 -Uh,bre babė!-ja priti djali i madh Hamza,-po ti e di mirė qi s'a hajri i Hasanit.
Qohu vetė e pi uj,e qitma edhe mue 'i gotė.

GRAHI PUNĖS E MOS U LUT
Ni i likofcas e kish pas vetė hoxhėn:
-Hoxhė efeni,a asht gjynah me u lutė:"Ishalla bjen shi"?
-Me kanė tuj pre tulla,po gjyna asht.
-Po me thanė:"Ishalla s'bjen shi"!?
-Kur asht bashqja n'tertik me u tha , gjynah asht me u lutė "Ishalla s'bhen!"
-E cka me ba pra?
-Grahi punės e mos u lut,as "Ishalla s'bje",e as "Ishalla bje".

 SA PLEQ I KA KALI I SHALĖS E SA MAGARI
E pvetėn Abaz Zenunin e Gjocajve(Junik):
-Sa pleq i ka kali i shalės e sa pleq i ka magari!?
-Magari-tha Abazi-i ka gjashtė pleq.Kali i shalės i ka tre pleq.
-Qysh kshtu,qi kali i shalės i ban ni milun dinar e magari nuk i ban as sa gjysma e tij?
-Po,po ju kallxoj.Kali ishalės āsht sall pėr nji njeri.Shpija s'ja sheh hajrin hic.
Sall ni njeri i vetum enet me tė.Magari i ka gjashtė pleq,se ai i bān hyzmet krejt shpisė e krejt robt e shfrytėzojnė.

 DEMELIN E KAM N'VEN JASTAKU
Dreqin,niher e kishin pas vetė:
-A flen najherė?
-Po-tha dreqi.
-Po shka shtjen nėr krye,n'ven jastaku?
-Demelin e kam n'ven jastaku-tha.

 KU PO DOJKE ME HI RROKTAR?
Ni i krajkovas ish kanė djalė hasreti,fukara dhe tepėr demel.Edhe qato gjā shka i kish,pritojke me i rue.
Ni ditė del edhe e gjān ni fukara edhe ma t'kėput'se vetė e po ithotė:
-Hajde te na,vete nanėn e nashta t'paguen si rroktar,me na i rue gjanė!
Shkon fukaraja,thrret te dyert e del halla.Ky po i thotė:
-Djali yt m'ka que te ti me hi rroktar,me jau rue lopėt.
Halla e veti:
-E djali jem ku po dojke me hi rroktar e me ta pague ty hakun?

SHKA DUHET PĖR YFTAR
Kishin pasė shkue dy vetė n'shpi t'Tahir Berishės.Po bajnė llaf shka duhet pėr yftar.Foli njani:
-Pėr yftarė duhet pogacė,voe t'pėrzhitme,petlla,djath t'njomė...
Tjetri tha:
-Duhet me pasė edhe hurme,fiq,portokalla.
I thanė Tahirit:
-Ti,Tahir,ke qef me pasė pėr yftar ni shekė kallamoq(se kujtojshin qi Tahiri s'din gjā,se ish kanė bjeshkatar).-Tahiri tha:
-Tana kto po i ngjehni ju pėr yftar.Yftarin e nreqin ma shumė gjinja.Gjin duhet me pasė pėr yftar.

A PĖR MUE A PĖR QITA MUSAFIRĖ?
Xhemė Lutanit i kish pas shkue njani n'konak.Musafiri i kish pasė fjalėt e shtira.
Meniherė nisi e u ngatrrue n'fjalė me musafirėt tjerė,si i gjet aty.Llaf-llaf,i tha Xhemės:
-M'u kanė pasė qarrue sytė me t'pa.
-S'p'i di-i tha Xhema-a t'u kanė pasė qarrue sytė me m'pa mue,a me hangėr me qita musafirė!?

 QEHRJA NUK HAHET
Bān darsėm Kadri Morina i Sverkės s'Gashit. Kur shtrohet darka, i vllai, Laha, po i thotė:
- Qehre, baba Kadri, se s't'kena ardhė me zor!
- Ha, more, mish e pite se qehrja s'hahet, - ja kthen Kadrija.

 SA HERĖ T'GZON MUSAFIRI?
-Or burra,-e veti odėn e burrave njani.-Kur e sa herė t'gzon musafiri?
Njani prej tyne tha:
-Po,bre burrė po t'tham-musafiri t'gzon dy herė.Ni herė kur vjen e ni herė kur shkon.
-Ja ke qillue-i thanė burrat.

A VINĖ MUSAFIRĖT PĖRIHERI A KA NJA KA NJA?
Ishte kanė njani;e kish pasė ni djalė ushtar.Ai ushtari i kish pasė shokė nja pesqin vetė,ushtarė edhe ata.
-Babė,-i tha t'jatit nji ditė-na vinė shokėt e mi musafirė.
-A vinė pėriheri a ka njā ka njā?N'ardhshin pėriheri,p'i presim kijet;n'arshin ka njā ka njā,
po e lshojmė Decanin e dalim n'Carrabreg,se s'un i presim.

 PĖR PESĖ DINARĖ E PRISH QEFIN E MYSAFIRĖVE
Kish pasė thanė shehėrlija:
-Katundari dy,tre mi dinarė harxhon me e ba darkėn.Pė mos me harxhue pesė dinarė gaz ma shumė,
ja ul fitilin llamės edhe e prish krejt qefin e mysafirėve.

MYSAFIRĖVE U QITI GJELLĖ T'QENIT
Ish kanė miqasue rrafshi khā me Malsi atje.Miqasi e re.Ky mik khā me ata atje pale se qysh janė njoftė.
Po duen me shkue kta t'rrafshit te miqt n'Malsi.
Malsori i kish pregaditė tāna t'mirat-me bukė,me djath,me mish e tjera sene,si asht adeti i pritjeve.
Kta tānėt,nja tre mashqi,kur shkuen atjetu miqt,po u qet i zoti shpisė kafe e duhan.
Kur kishte nevojė nojnjani me dalė pėrjashta n'oborr,i zoti i shpisė,n'derė e dvetke kėt qetrin:
Ēka asht ky,cfarė burri āsht?(me u njoftė ma mirė,me kanė miqasi e vjetėr qi mos me ba lazėm me dvetė).
-Ha-tha-qeni qi ā ky.
Duel dikur edhe tjetri.Pveti i zoti i shpisė:
-Ēfarė burri ā ky?
-Qen i madh āsht.
Kur duel i treti,prap dveti edhe pėr tā.
-Ēfarė burri ā ky?
-Ha qen i keq ā ky.
Shkon malsori e po i thotė baqicės:
-A di shka?Ato jemeke leji t'gjitha aty e m'e marue ni koritė t'madhe gjellė.
-Pėr kā?
-Pėr qata miqt.
-Marre,mori njeri;ikena pregaditė tāna senet.Mos se po koritesh!Konaku yt s'ka bā kurr ashtu.
-Une po t'tham vetėm koritėn e qenit gjellė me ma mushun edhe lugėt me m'i pru.
I zoti i shpis urdhnoi.Baqica ja bani gati.Kur e pruni n'sofėr:
-Urdhnoni-u tha musafirėve.
-Bre burrė i fortė na gjellė nuk hamė.
-Paj masi qi ishit qen...Ky m'tha pėr kėt shoqin e vet:"Qeni qi asht ky";ky tjetri m'tha pėr ket shoqin:
"Qeni i madh asht",e ky i treti m'tha pėr ket shoqin tjetėr:"Qen i keq ā ky".
Masi ishit tė tret qen,edhe une u pregadita gjellė.

TĖRSHANĖ N'SOFĖR PĖR DARKĖ
Dy t'dragobillas shkojnė musafirė te ni i Malishevės.
Kur del i pari n'fun t'oborrit,i dyti po i thotė konakxhisė.
-Ky shoqi jem ā kali i madh,s'din me folė,po ti mos ja vno roen.
-Si vjen i pari,del i dyti,e tash i pari po i thot konakxhisė:
-Mos ja vno fort roen k'ti shoqit tem se kurkun s'ka ma kali se ky.
Kur erdh darka,konakxhija ju qiti n'sofėr ni shoshė tėrshanė.
-Cka po donė me kta tėrshanė?-veti njani pej musafirėve.
-Paj sa mujta me marrė vesh,ju tė dytė kaki kual.
E na yshym ma t'mirė pėr kual se tėrshanė,skemi,vec hajde byrum!

MYSAFIRI NALET N'TRI TURLI
Musafiri nalet n'tri turli:malsorqe,drenicakqe dhe kosovarce.
Malsorqe nalet kshtu:"Vallah bilah,edhe me pasė krahė,pej ktuhit s'un del sonte!
"Ja mshel derėn,ja mshefė opangat edhe dy duert ja vnon n'gjyks edhe e rrxon n'shtrat e s'e le' me luejtė.
Drenicakqe:"Vallah,pas drejtė me t'kallxue,pak qi i ki senet e renet me nejtė,
qefin ma maron!"edhe se ngushton ma shumė,po e len me derė qelė.
Rrafshi i Kosovės e kanė adet masi t'pėrcjellin,t'qesin jashtė e t'thonė:
 "udha e marė!" e shkon disa hapa larg tij,t'thonė:"Vyti me nejtė,bre,sonte".

 DIJA E ZBULUEME DHE E PAZBULUEME
Ish kanė dalė ni njeri me shetit.Shkon deri n'stom detit.
Aty ish kanė ni pemė e madhe.N'at pemė ni shpen i bardhė.Ai shpen e kish pas ni pikė ujė n'kaqep.
Ky njeri cuditet shka ish ajo pemė aty e ai zog me ni pikė ujė n'kaqep.
Kah kthehet,n'kujtim,teshet n'ni plak t'mrrinė.E veti plaku:
-Ēka ki qi je kshtu menueshėm, more bir?
Ai u pėrgjegj:
-Kshtu e kshtu e pashė ni pemė n'stom t'detit e ni zog n'pemė me ni pikė ujė n'kaqep.
 S'po di se cka domethanė kjo punė.
-Po t'kallxon plaku.i tha i mrrini.
-Pema n'stom āsht dyjeja.Shpeni n'pemė āsht insani-
Pika e ujit n'kaqep t'shpenit āsht dija sa kan mrri njerzit,e ata ujt tjetėr t'detit āsht dija e pazbulueme.

KAN E KA NJERI MA TĖ NGAT?
Ish kanė ni tubim.N'at tubim ish kan qillu edhe Xhemajl Obrija.E vet aty njani:
-Xhemajl aga,du me ma da nji punė.
-Ta daj,n'dijsha.
-Po,po,munesh...Kan e ka njeri ma t'ngatė n'jetė?
-Ma t'ngatin n'jetė njeri e ka ayā me t'cilin munet me umarrė vesh me dy fjalė,-ja ktheu meniher Xhemajli.

 N'SITĖ E N'SHOSHĖ
Ishin kan tu udhtue n ishkolluem e ni fukara.Fukaraja po i thot t'shkolluemit:
-Edhe zoti po punojka me pajė ,bre burrė.
-Pse bre?
-Qysh more pse?Ty t'ka falė kaq t'mecėm e mue jo sukur ty.
-Jo,bre burrė,zoti,kur na ka falė,na ka falė barabar si mue si ti,
po une i kam t'qitne n'sitė e n'shoshė ment e ti i ke lanė aty ku ti ka falė zoti.

I MEĒMI JA L'SHON UDHĖN BUDALLĖS
E veti djali babėn e vet:
-Babė,mu kapė dy gjin t'mecum nėr veti,shka bahet?
-Jo,-i tha baba djalit-s'ka rrezik,se gjinja e mecun e zgjidhin punėn si duhet vetė.
-Po mu kapė budalla me t'mecmin,shka bahet?
-As aty s'ka rrezik,se i mecmi ja lshon rudhėn budallės.
-Po,mu kapė dy budallė nėr veti,shka me ba?
At'herė i tha baba djalit:
-Mus qillofsha aty.

GJINJA SHKOJNĖ MAS GJINE
Bajram Halitin e kishin pasė vetė:
-A shkon oda mas gjine,a gjinja mas ode?
-As nuk shkon oda mas gjine,as gjinja mas ode,po gjinja shkojnė mas gjine-tha Bajrami.

 N'U KRYMTĖ KRYPA PJELL EDHE MUSHKA
-Latif Matoshi i Gmicės shkoi niherė musafir n'Moravė tEpėrme.Kur e kthyen darkėn,
corba ish kanė pa krypė.I zoti i shpisė,kren i Moravės t’epėrme,priti e foli:
-Bujrum Latif aga,mirė se ke ardhė e mirė se t'pru zoti,po dishka sivjet nav ka krrymė krypa e s'po dimė shka me i bā.
-Milne mushkėn,e stėrpikne krypėn me tamėl t'mushkės se kurr ma ska me ju krymė krypa-i tha Latif aga.
-A ke ni nojherė qi pjell mushka,o Latif aga!?
-Paj,n'u krymtė krypa,pjell edhe mushka,hej-ja kthei Latif Matoshi i Gimcės,e ja msheli gojėn krenit t'Moravės t'Epėrme.

A MA MIRĖ ME KANĖ I MEĒEM A I DISHĖM
E dvetėn niherė Mulla Sherifin:
-Lum hoxha,a mā mirė ā me kanė i mecum a i dishėm?
-Jo,ma mirė ā me kanė i mecum,se i dishėm,sebeb qi i dishmi edhe qi din i punon do punė t'pamecme,
e i mecmi edhe mos i dit do punė,i mson,e tana i punon me men.

MILLNE EDHE URTĖSINĖ
Ni i barilevas,n'ato ditė si dojke me dekė,i thirri t'bijt e po u thotė:
-A po millni edhe dicka n'bahshqe,bre bir,vec k'tyne zarzavateve tjera,speca,patlixhana,lakna,purri....?
-Po babė,-i thanė djemt-cka t'na thuesh ti.
-Millne,bre babė,edhe urtėsinė,e vaditne n'bramje e sabah.
 
 POROSITĖ E CANĖ BEKĖS PARA SE ME DEKĖ
 Canė Beka pej Ratishi t'Gjakovės, me fis i Berishės, ish kanė smutė pėr dekė. U ēon fjalė nja katėr-pesė shok've t'Berishės, shpi oxhaqe besa.
-Hajdeni shihem bashkė, se une jam tuj dekė.
E nien at fjalė; u ēuen edhe shkuen m'e pa. Kur shkuen, Maxhun Limani i Bčcit i ra sipri tuj kajtė. Ky ja noj dorėn n'gjyks e i tha:
-Largou, more, qanej, se nesėr m'kajnė gratė boll. Une ju kam thirrė m'u pa edhe me i folė nja dy fjalė t'urta me ju.
Edhe u largue Maxhuni e u ungjėn. I tha njani:
- Eh Canė Beka, koke ma mirė. Ishalla ban edhe ma mirė! Ishalla je n'dorė t'zotit e ta largo' zoti ket dhimtė!
- Paēi faqen e bardhė, ore shokė, - tha - pra, ju kam thirrė pėr nja dy fjalė me m'i majtė mčn.
- Fol, Canė!
- Amaneti i zotit ju koftė, punėt e mdhaja bani t'vogla (tė kqijat e mėdha) ngatrresat e vogla hupni krejt!

SA ME I MARUE SHPIJAT LARGAZ?
Dy vllazėn t'ānės Gollakut ishin ka da edhe ranė n'dert ku me i marue shpijat.E vetėn ni plak t'mecum;
-A po na kallxon,bre mixhė,sa me i marue shpijat largaz pej shojshojt?
-N'kofshi vllazun t'dashtun,n'u pas met hala dashnija edhe pse ini da,largonu me shpija sa nihet zani kut t'thirrni,a, n'u pastė hupė dashnija,largohuni me shpija sa nihet pushka.

 DUHET ME BA MUHABET EDHE ME FUKARANĖ
Niset Ramadan Shabani me shkue n'ni pleqnim.Udhės takohet me ni njeri qi ish fukara prej takatit.Ramadani,si kej tu shkue me shokė,u ndal dhe ja nisi e po bān muhabet me at fukaranė.Shokėt e tijė ecėn shka ecėn e dikur u nalėn n'ni ven pėr me e pritė.Kur erdh Ramadani,po i thot njani:
-Ramadan aga,qysh po nalesh me gjithkan qi e takon udhės!?
-Duhet me bā muhabet edhe me fukara.Pėr qi s'kanė mall.edhe ata janė t'nershėm e trima.Sa herė qi rri me naj fukara,e shoh se ai dahet shumė i knaqun prej meje.

 SA NJERĖZ KA, QAQ RRUGĖ KA
Binak Alinė e kishin pa'vetė do djem:
-Mixha Binak,shka ā kjo punė qi po pėrmenet "rruga"(me kuptimin:rruga pėr pleqni).
-Bre djem,sa njerėz ka,qaq rrugė ka.Gjithkush e ka menimin e vetė e e gjen rrugėn e vetė.

KUSH JET JETIM
Ni djalosh i kish pa dekė baba.N'bisedė,aty,kur janė shkue me pa,thonė:
-Kush jet jetim?
Po thotė ni plak:
-Jetim jet djali pa babė.
-Po a ka qetėr jetim?
-Po,jetim asht edhe ni i zoti i shpis qi ka shumė mashkuj edhe mashkujt e vetė nuk e ngojnė.Edhe ai asht jetim taman.
-Po a ka qetėr jetim?
-Po,ka jetim apet,Ni njeri,si e ka gruen e nershme me t'gjitha punėt pėr shpinė e vet,e grue familjare,po burri i vet ja hup vleftėn e nuk e cmon si e meriton,ajo grue asht jetime-
-A ka qetėr jetim?
-Po,ka apet.Jetim asht ni mahallė qi nuk ka burra si duhet.Ajo mahallė āsht jetim.Edhe ni katun qi nuk ka burrė n'at katun,edhe ai katun asht jetim.

POROSIT E LLUKMAN HEQIMIT
Llukman Heqimi n'kohnat e vjetra e ka shpikė doktorinė ma s'pari.Kur asht smue me dekė,i kanė shkue me pa poplli.I kanė thanė:
-A po fol najsen?
-Po.Katėr mi vjet rrnova n'kėt dynja edhe katėr mi pejgamerėve u bana hyzmet.Tetė fjalė i zgodha se ishin t'mira.
-A ban me na kallxue?
-Po.Ma e para fjalė:"Rueje menen!".E dyta:"Rueji sytė!".E treta:"Rueje guhėn!".E katėrta:"N'sofėr t'huej,n'punė t'huej rueje takatin"Katra tjerat.Dy duhet me i pėrmenė e dy jo.
 -Cilat me i pėrmenė?
-Me ipėrmen zotin edhe dekėn.
-Po dy qi s'duhet me i pėrmenė?
-Ni njerit kujt ti bash mirė,mos ja pėrmen,se ja hup vleftėn t'mirės.Po mazallah,n'ta baftė ai t'keqen,edhe ate mos me e pėrmenė se,e keqjq,kur pėrmenet,vjen tu' u rritė.

BURRI I MIRĖ ASHT JARGAN I FISIT
Me ni nejė n'odė t'burrave Sherif Sadiku pat thanė:"Burrat janė duer-duer:janė ni dorė burra qi janė jargan i shpis t'vet,qi e lanė keq vec shpin e vetė;do qerė e lanė keq mahallėn edhe katunin,po janė ni dorė burrash qi e lanė keq edhe e shėmtojnė ni krahinė se janė jargan i fisit t'vet e i ni krahine krejt.

SABĖRLIA Ā NJERIU MA I LUMTUN
Takohen ni i pasun e ni fukara.I thotāe fukaraja t'pasunit:
-Kum nie se pasaniku ā njeriu ma i lumtun.
Ai ja kthen:
-Pasaniku nuk asht njeriu ma i lumtun.Sabėrlia ā njeriu ma i lumtun n'dyje.

 T'JAP KUR T'NGUSHTOHESH
Zeq Rama i Brovinės e kish pas ni nip, Isufin. Ai ish kan pasanik i madh. Ni ditė teshet me tā n'Gjakovė. I thotė:
- Qysh je dajo?
- Mirė, daja Zeqė.
- Shka i ke punėt?
- Mirė daja Zeqė.
- Qyr, dajo, kur t'ngushtohesh najherė, se je shpi e madhe, drejtomu mue se kam pare unė.
- Faleminerės daja Zeqė, se s'kam nevojė.
Mas disa dite iu kishin pa duftė nja tridhet lira. Merr kalin e i shkon n'konak dajės. Hanė darkė e bajnė muhabet. I thotė Isufi:
- Daja Zeqė, kam nevojė pėr pak pare.
- A t'duhen nopak?
- Po, nja tridhet lira.
Mas disa kohe e pvet tuj nejtė aty n'odė:
- Isuf a ki nopak berre, more?
- Po, daja Zeqė, nja niqin e pesėdhet copa.
- Po dhi?
- Nja tetėdhetė.
- E lopė?
- Lopė nja katėrdhetė.
- Po kual?
- Kual nja dymdhetė.
- Ooo, mashalla, paske gjā mirė.
Rrinė, rrinė, dikur i thotė Isufi:
- Daja Zeqė, du m'u ēue.
- Shko babė, - i tha Zeqa ni djali t'vet, - bjerja kalin.
Ja qet kalin. Ky ēohet e p'e pėrcjell. Pare s'ka. Po menon Isufi: "Tek i ka paret n'xhep e m'i jep te dera". Kur dalin n'derė t'oborrit, i thotė:
- Qitu hypi kalit!
- Daja Zeqė,-thotāe Isufi-po paret?
- Ēfarė paresh?
- Qi t'thashė me mi dhanė hua.
Une t'kam thanė: "T'jap kur t'ngushtohesh, hajde te unė". Ti s'koke n'gusht. Hajt ta pasha hajrin, mos bān hajgare.
 
 
 Vazhdon sė shpejti... Kthehu nė kreun e kėsaj Faqeje