Kuvendi i Prizrenit
(janar 1881) dhe formimi i qeverisė sė pėrkohshme shqiptare
Deri nga fundi i vitit 1880 Porta e Lartė nuk
i kishte pėrfillur kėrkesat e Lidhjes pėr autonomi. Pėr mė tepėr, mareshali
Dervish Pasha, pas dorėzimit tė Ulqinit u sul me egėrsi kundėr organeve tė
Lidhjes nė vilajetin e Shkodrės dhe filluan pėrgatitjet pėr ta shtypur Lidhjen
Shqiptare nė mbarė vendin. Nė njė thirrje tė sulltanit drejtuar shqiptarėve, tė
gjithė ata qė kėrkonin autonomi cilėsoheshin si armiqtė mė tė rrezikshėm tė
Perandorisė Osmane. Dorėzimi i Ulqinit dhe masat e reja osmane shkaktuan njė
pakėnaqėsi tė madhe nė Shqipėri dhe i acaruan nė kulm marrėdhėniet e shqiptarėve
me sunduesit osmanė. Qysh nė dhjetor 1880 nė Kosovė filluan veprimet e
armatosura kundėr administratės osmane. Patriotėt menduan se tani kishte ardhur
ēasti i pėrshtashėm pėr tė vėnė nė jetė programin pėr autonomi. Kėshtu, nė
fillim tė vitit 1881, ata organizuan nė Prizren njė kuvend tė jashtėzakonshėm tė
Lidhjes Shqiptare. Nė tė morėn pjesė vetėm pėrkrahėsit e autonomisė. Kuvendi
pėrjashtoi nga organet drejtuese tė Lidhjes kundėrshtarėt e autonomisė dhe
Komitetin Kombėtar e shpalli qeveri tė pėrkohshme. Nė kėtė qeveri bėnin pjesė
Ymer Prizreni (kryetar), Shuaip Spahiu (nėnkryetar), Abdyl Frashėri, Sulejman
Vokshi etj.
Qeveria e pėrkohshme e Prizrenit organizoi menjėherė forcat e rregullta
ushtarake dhe ngriti administratėn e re shqiptare nė viset qė po ēliroheshin.
Repartet e qeverisė shqiptare, tė komanduara nga Sulejman Vokshi dhe tė
pėrkrahura nga populli, ēliruan, gjatė janarit 1881, gjithė Kosovėn, si dhe
Shkupin, Tetovėn, Gostivarin, Dibrėn etj.
Lufta e Lidhjes kundėr
ushtrive osmane
Sukseset qė arriti Lidhja nė vilajetin e
Kosovės e deri nė Dibėr ngjallėn optimizėm tė madh te shqiptarėt dhe pritej qė
autoriteti i qeverisė sė Prizrenit tė shtrihej edhe nė krahinat e tjera tė
vendit. Por, nė tė njėjtėn kohė ato kishin shqetėsuar mjaft autoritetet
qeveritare tė Stambollit. Megjithatė Porta e Lartė nuk kundėrveproi menjėherė,
sepse ndėrkohė Mbretėria Greke, duke pėrfituar nga kryengritja shqiptare, e
kėrcėnoi atė se do ti merrte me luftė Ēamėrinė e Tesalinė. Pėr shkak tė
ndėrlikimeve politike qė mund tė krijoheshin nė Ballkan, fuqitė e mėdha ndėrhynė
energjikisht pėr ta detyruar Stambollin dhe Athinėn ti jepnin fund sa mė parė
ēėshtjes sė kufirit turko-grek. Duke i bėrė lėshime njėra-tjetrės, mė 27 mars
1881, qeveria e Stambollit dhe ajo e Athinės nėnshkruan marrėveshtjen e re
kufitare. Porta e Lartė i lėshoi Greqisė pjesėn mė tė madhe tė Tesalisė, por nė
vilajetin e Janinės, vetėm qytetin e Artės me rrethinė.
Pas kėsaj marrėveshtjeje, Porta e Lartė i kishte duart e lira pėr tė
vepruar kundėr autonomisė shqiptare. Ajo organizoi njė ekspeditė tė madhe
ushtarake tė pėrbėrė nga 40 batalione me rreth 20 mijė ushtarė tė komanduar nga
mareshali Dervish Pasha. Drejtimi kryesor i kėsaj ekspedite ishte vilajeti i
Kosovės. Qeveria e Prizrenit lėshoi kushtrimin pėr tė rrokur armėt kundėr
ekspeditės osmane. Ajo u dėrgoi gjithashtu njė memorandum fuqive tė mėdha, me
anėn e tė cilit kėrkonte ndėrhyrjen e tyre. Rreth 6 mijė shqiptarė u vunė nėn
drejtimin e shtabit tė Lidhjes me nė krye Sulejman Vokshin. Por nė kėto ēaste
vendimtare disa elementė tė lėkundur e turkomanė dolėn kundėr qėndresės sė
armatosur antiosmane dhe e penguan mobilizimin e forcave vullnetare. Pas rėnies
sė Shkupit, forcat osmane iu drejtuan Kosovės. Qėndresa e parė u bė nė Grykėn e
Kaēanikut mė 7 prill 1881 dhe forcat osmane hynė nė Ferizaj. Mė 20 prill ato
sulmuan forcat shqiptare tė vendosura nė Slivovė dhe nė Shtime. Nė betejėn e
parė, nė Slivovė, ra heroikisht edhe komandanti i kėtij sektori, Mic Sokoli, i
cili me guxim tė rrallė iu hodh topit nė grykė. Beteja e dytė u zhvillua tė
nesėrmen, mė 21 prill, nė Shtime, ku luftimet qenė edhe mė tė pėrgjakshme.
Forcat shqiptare tė udhėhequra nga Sulejman Vokshi qėndruan me heroizėm mė tepėr
se 5 orė, por u detyruan tė tėrhiqeshin. Pas Shtimes forcat e Lidhjes iu bėnė
edhe tri prita tė tjera ushtrive osmane qė iu drejtuan Prizrenit, nė Grykėn e
Carralevės, nė fshatin Dule dhe nė Suharekė, por nuk mundėn tua ndalnin
marshimin. Si rrjedhojė, mė 23 prill 1881 forcat e ekspeditės osmane hynė nė
Prizren, nė qendrėn e qeverisė sė pėrkohshme dhe nė vatrėn kryesore tė Lidhjes
Shqiptare. Aty u shpall menjėherė shtetrrethimi dhe filloi njė valė arrestimesh.
Pushtimi i Prizrenit e tronditi thellė opinionin publik tė vendit, por
nuk shėnoi fundin e qėndresės sė forcave shqiptare, e cila vazhdoi edhe pėr disa
muaj nė Malėsitė e Gjakovės, tė Lumės dhe tė Dibrės. Pas shpėrndarjes sė Lidhjes
Shqiptare, autoritetet osmane dhe forcat e ekspeditės ushtarake ushtruan njė
terror tė pashembullt nė Kosovė dhe nė gjthė vendin. Kudo u bėnė arrestime dhe u
ngritėn gjyqet ushtarake, tė cilat dėnuan mijėra shqiptarė me burgime tė rėnda
dhe i internuan nė vise tė largėta tė Perandorisė. Pėrpjekje tė shumta u bėnė
pėr tė kapur udhėheqėsit e Lidhjes dhe tė qeverisė shqiptare. Kryetari i
qeverisė, Ymer Prizreni, u detyrua tė mėrgonte jashtė Perandorisė, nė Ulqin, ku
qėndroi deri sa vdiq, pa pranuar faljen qė i ofroi sulltani. Sulejman Vokshi
qėndroi gati pesė vjetė i arratisur nė Malėsinė e Gjakovės dhe u kap mė 1885
gjatė shtypjes sė kryengritjes antiosmane qė ai organizoi nė Kosovė. Abdyl
Frashėri, nė fillim u arratis, por u kap nga forcat qė po e ndiqnin dhe u dėrgua
nė Prizren, ku u dėnua me burgim tė pėrjetshėm, por mė vonė u lirua.
Rėndėsia e Lidhjes
Shqiptare tė Prizrenit
Megjithėse u shtyp, Lidhja
Shqiptare e Prizrenit ka rėndėsi tė madhe. Nė krahasim me besėlidhjet e
dhjetėvjeēarėve tė mėparshėm, Lidhja e Prizrenit shėnoi njė hap tė rėndėsishėm
pėrpara sepse pati njė shtrirje territoriale mbarėshqiptare, krijoi njė front
patriotik luftarak pėr gjithė popullin shqiptar, pavarėsisht nga pėrkatėsia
fetare ose shtresa shoqėrore, pėrpunoi njė platformė kombėtare tė plotė dhe me
kėrkesa politike, ekonomike dhe kulturore, pėrdori tė gjitha format e luftės
ēlirimtare: kuvendet, protestat politike, misionet diplomatike, luftėn e
armatosur dhe veprimtarinė kulturore.
Vitet 1878 - 1881 shėnojnė njė ngritje tė dukshme edhe pėr nga pikėpamja
organizative, me krijimin e njė qendre drejtuese tė Lėvizjes Kombėtare me degėt
e saj nė tė gjitha krahinat shqiptare. Lidhja jo vetėm qė kėrkoi e luftoi pėr
krijimin e shtetit shqiptar, por arriti mė nė fund tė formonte qeverinė e
pėrkohshme, pothuajse tė pavarur nga Porta e Lartė. Me rėndėsi tė madhe
historike ėshtė lufta e vendosur diplomatike dhe me armė qė zhvilloi Lidhja pėr
tė mbrojtur viset shqiptare nė veri dhe nė jug qė rrezikoheshin tė copėtoheshin.
Lidhja e Prizrenit, me veprimtarinė e saj tė shumanshme, provoi botėrisht jo
vetėm ekzistencėn e kombit shqiptar, tė cilėn e patėn mohuar nė atė kohė, por
edhe se ai ishte liridashės, pėrparimdashės dhe i vendosur pėr tė mbrojtur tė
drejtat e tij dhe pėr tė krijuar shtetin kombėtar. Nė saje tė Lidhjes sė
Prizrenit, ēėshtja shqiptare hyri nė arenėn diplomatike ndėrkombėtare si njė nga
ēėshtjet e mprehta tė Ballkanit qė kėrkonte zgjidhje.
ARSIMI DHE KULTURA NĖ
ĒEREKUN E FUNDIT TĖ SHEK. XIX
ARSIMI DHE KULTURA
SHQIPTARE NĖ KOHĖN E LIDHJES SĖ PRIZRENIT
Ndikimi i Lidhjes nė
lėvizjen arsimore e kulturore
Formimi i Lidhjes sė Prizrenit dhe veprimtaria
e saj patriotike i dha njė shtytje tė re lėvizjes arsimore e kulturore. Madje
pėrpjekjet pėr arsimin e kulturėn kombėtare u gėrshetuan me luftėn politike dhe
i shėrbyen luftės sė Lidhjes pėr mbrojtjen nga copėtimi dhe pėr ēlirimin
kombėtar. Arsimi dhe kultura ndikonin nė rritjen e vetėdijes kombėtare, pėr
bashkimin dhe mobilizimin e popullit nė luftėn e udhėhequr nga Lidhja e
Prizrenit. Pėrveē kėsaj, arsimi e kultura kombėtare do tė ndihmonin pėr ta bėrė
tė njohur kombin shqiptar pėrpara opinionit tė huaj publik e diplomatik dhe pėr
tė mbrojtur tė drejtat e tij, aq mė tepėr kur atij i mohoheshin qėllimisht
historia e kultura e deri edhe ekzistenca e tij. Nė protestat dhe memorandumet e
Lidhjes sė Prizrenit, pėrveē problemeve tė ngutshme politike, theksohej gjithnjė
se shqiptarėt ishin njė popull i lashtė, me gjuhėn e me kulturėn e tyre tė
veēantė dhe se kishin dhėnė ndihmesė edhe nė qytetėrimin europian. Kėrkesat pėr
gjuhėn dhe kulturėn shqiptare ishin pjesė pėrbėrėse e programit kombėtar tė
Lidhjes sė Prizrenit. Nė tė kėrkohej njohja zyrtare e gjuhės shqipe, pėrdorimi i
saj nė administratėn dhe nė shkollat e Shqipėrisė si dhe pėrdorimi i njė pjese
tė tė ardhurave tė vendit pėr zhvillimin e arsimit.
Alfabeti shqip i Stambollit
Pėr organizimin dhe pėr zhvillimin e mėtejshėm
tė arsimit e tė kulturės kombėtare, Komiteti i Stambollit krijoi njė komision tė
veēantė, i cili u ngarkua tė zgjidhte dy detyra tė ngutshme dhe tė rėndėsishme:
caktimin e njė alfabeti tė pėrbashkėt pėr shqiptarėt dhe formimin e njė shoqėrie
qendrore kulturore. Meqenėse deri atėherė pėr shkrimin e shqipes pėrdoreshin
alfabete tė ndryshme, nė vitet e Lidhjes rifilluan pėrpjekjet e nisura qysh mė
parė pėr ta njėsuar alfabetin e gjuhės shqipe. Nė fillim tė vitit 1879, pėrpara
komisionit tė krijuar u paraqitėn katėr projektalfabete (tė pėrshtatura nga
alfabeti latin, grek, origjinal dhe me bazė latine, por i plotėsuar me shkronja
tė tjera). Pas shumė diskutimesh me karakter shkencor, politik dhe praktik,
komisioni miratoi alfabetin e propozuar nga Sami Frashėri. Ky alfabet i njohur
me emrin alfabeti i Stambollit, nga vendi ku u miratua, bazohej nė alfabetin
latin dhe ishte ndėrtuar mbi parimin fonetik, pėr ēdo tingull njė shkronjė. Pėr
tė plotėsuar tingujt e veēantė tė shqipes qė nuk i pėrmbante alfabeti latin, u
huajtėn disa shkronja nga alfabeti grek ose u krijuan tė veēanta.
Caktimi i kėtij alfabeti shėnonte njė hap tė rėndėsishėm pėrpara pėr
lėvizjen kulturore. Ai ishte alfabeti i parė i vendosur kolegjialisht, u
mirėprit nga rrethet patriotike brenda e jashtė atdheut dhe pati pėrhapje mjaft
tė gjerė. Por meqė ishte i pėrzier, ky alfabet nuk ishte shumė praktik, prandaj,
krahas tij, u pėrdorėn edhe alfabete tė tjera dhe ēėshtja e alfabetit tė
pėrbashkėt u diskutua pėrsėri mė vonė. Nuk kaluan as dy-tre muaj pas caktimit tė
alfabetit tė Stambollit dhe me tė u botua nė Stamboll ,,Alfabetarja e gjuhės
shqipe. Nė faqet e para tė saj jepet alfabeti i ri dhe mėnyra e pėrdorimit tė
tij. Pastaj vazhdonin disa shkrime tė Sami Frashėrit, Pashko Vasės dhe tė Jani
Vretos, qė kishin karakter pedagogjik e shkencor pėr gjuhėn shqipe, pėr
historinė e Shqipėrisė, pėr gjeografinė, pėr aritmetikėn etj. Alfabetarja u
pėrhap kudo brenda dhe jashtė atdheut dhe shėrbeu pėr tė mėsuar shkrimin e
leximin e shqipes dhe pėr tė pėrhapur idetė kombėtare e demokratike tė
Rilindjes.
Shoqėria e tė shtypurit
shkronja shqip
Krahas punės pėr njėsimin e alfabetit dhe pėr
pėrgatitjen e alfabetares vazhdonin edhe pėrpjekjet pėr tė formuar njė shoqėri
kulturore kombėtare, por ato zgjatėn mė shumė sepse Porta e Lartė e kundėrshtoi
kėrkesėn e patriotėve shqiptarė. Megjithatė patriotėt, duke parė se Porta e
Lartė jo vetėm qė e zvarriste ēėshtjen, por edhe ngurronte tė ndėrhynte kundėr
shqiptarėve, organizuan nė Stamboll njė konferencė mė 12 tetor 1879. Nė tė
pėrfaqėsoheshin shqiptarėt e tė tri besimeve fetare dhe tė krahinave tė ndryshme
tė vendit. Kjo konferencė themeloi shoqėrinė kulturore shqiptare me emrin
,,Shoqėria e tė shtypurit shkronja shqip, ose shkurtimisht shoqėria e
Stambollit dhe miratoi statusin e saj. Kryetar u zgjodh Sami Frashėri. Ndonėse
Shoqėria e Stambollit nuk varej drejtpėrdrejt nga Lidhja e Prizrenit, qėllimet i
kishte tė pėrbashkėta me tė. Nė njė letėr qė Sami Frashėri i dėrgonte nė atė
kohė Jeronim de Radės nė Kalabri i shkruante se qėllimi i shoqėrisė ishte: ,,tė
ngjallurit e gjuhės shqip dhe tė bashkuarit e dialekteve tė saj e tė
ndritėsuarit e kombit tėnė qė ėshtė njė punė shumė e vjejturė e e
shenjtėruarė.
Siē del qartė nga kjo letėr dhe nga statuti i saj, qėllimi i shoqėrisė
ishte tė nxirrte popullin shqiptar nga prapambetja, duke zhvilluar arsimin dhe
kulturėn kombėtare. Shoqėria do tė krijonte degėt e saj nė Shqipėri dhe kudo ku
kishte shqiptarė jashtė atdheut. Me fondet qė do tė grumbullonte, shoqėria do tė
hapte shkolla shqipe, shtypshkronja dhe do tė botonte tekste shkollore, gazeta
dhe revista shqipe. Nė kėtė mėnyrė Shoqėria e Stambollit do tė merrte nė dorė
organizimin dhe drejtimin e gjithė lėvizjes kulturore kombėtare.
PĖRHAPJA E SHKOLLĖS
KOMBĖTARE DHE E LETĖRSISĖ SHQIPTARE PAS LIDHJES SĖ PRIZRENIT
Gjendja politike e
Shqipėrisė pas shtypjes sė Lidhjes sė Prizrenit
Pas shtypjes sė Lidhjes sė Prizrenit, nė
Shqipėri u krijua njė gjendje e rėndė politike. Qeveria e Stambollit vendosi njė
regjim terrori politik dhe u dha kompetenca tė veēanta organeve tė xhandarmėrisė
dhe tė policisė. Si rrjedhojė, Lėvizjes Kombėtare iu dha njė goditje e fortė.
Kėtyre kushteve tė vėshtira politike iu shtua edhe politika armiqėsore qė
ndiqnin nė atė kohė ndaj Shqipėrisė fuqitė e mėdha dhe monarkitė fqinje. Fuqitė
e mėdha ishin pėr ruajtjen e hartės politike tė Ballkanit qė ato kishin
vendosur, prandaj pėrkrahnin ekzistencėn e Perandorisė Osmane. Kurse monarkitė
fqinje ballkanike u pėrmbaheshin gjithnjė pretendimeve tė tyre shoviniste ndaj
trojeve shqiptare.
Rrethanat e reja politike ishin tė papėrshtatshme pėr tė organizuar njė
kryengritje tė armatosur tė pėrgjithshme, prandaj patriotėt rilindės i kushtuan
njė vėmendje tė veēantė ngritjes sė ndėrgjegjes kombėtare tė popullit nėpėrmjet
pėrhapjes sė mėsimit shqip, tė shkollės kombėtare dhe tė letėrsisė shqiptare.
Megjithatė, nė krahina tė veēanta edhe gjatė kėsaj periudhe pati kryengritje
antiosmane, si nė Malėsinė e Mbishkodrės, nė Dibėr, nė Lumė etj. Por vatėr
kryesore e kryengritjeve mbeti pėrsėri Kosova, ku shpėrthyen dy kryengritje tė
rėndėsishme nė vitet 1884 - 1885 dhe 1892 - 1893.
Shoqėritė patriotike tė
mėrgimit
Pėr shkak tė forcimit tė reaksionit osman e
fanariot brenda vendit, njė rėndėsi tė madhe mori veprimtaria patriotike e
shqiptarėve tė mėrguar si nė Rumani, nė Bullgari, nė Egjipt etj. Pėr tiu
pėrgjigjur si duhet nevojave tė Lėvizjes Kombėtare nė atdhe, veprimtaria
patriotike e diasporės shqiptare filloi tė organizohej mė mirė. Nė gjirin e saj
u formuan njė numėr shoqėrishė patriotike, tė cilat dhanė njė ndihmesė tė ēmuar
pėr arsimin e kulturėn kombėtare. Gjatė kėsaj periudhe vazhdoi veprimtarinė edhe
shoqėria e Stambollit, por nė kushte tepėr tė vėshtira politike. Ajo tani
vepronte nė ilegalitet dhe mjaft anėtarė tė saj ishin tė detyruar tė largoheshin
pėr tu shpėtuar ndjekjeve. Nė kėto vite reaksioni, njė rol tė veēantė kanė
luajtur vėllezėrit Sami e Naim Frashėri, tė cilėt, ndonėse jetonin nė Stamboll,
zhvilluan njė veprimtari tė madhe patriotike. Ata krijuan lidhje me patriotėt
shqiptarė brenda e jashtė atdheut, pėrgatitėn e botuan tekste shkollore, vepra
letrare dhe organe shtypi nė gjuhėn shqipe.
Kėshtu, pas shumė vėshtirėsishė, nė gusht 1884 Samiu dhe Naimi botuan nė
Stamboll revistėn mujore ,,Drita, e cila pas dy numrave tė parė mori emrin
,,Dituria. Pėr shkak tė cenzurės, revista pėrmbante shkrime me karakter letrar
e kulturor. Pjesėn mė tė madhe tė shkrimeve e pėrgatitnin Samiu dhe Naimi, tė
cilėt, pėr tu shpėtuar ndjekjeve, nėnshkruanin me pseudonime. Nė tė Naim
Frashėri filloi tė botonte vjershat e tij tė para nė gjuhėn shqipe. Krahas
Shoqėrisė sė Stambollit vepronin edhe degėt e saj tė krijuara nė Rumani dhe nė
Egjipt, tė cilat e zhvillonin veprimtarinė nė kushte mė tė favorshme.
Nė fund tė vitit 1884 shqiptarėt e Bukureshtit, nė vend tė degės
sė Shoqėrisė sė Stambollit, formuan njė shoqėri patriotike mė vete me emrin
,,Drita. Kjo shoqėri iu pėrmbajt programit tė Shoqėrisė sė Stambollit, pati
disa qindra anėtarė dhe me ndihmat e mbledhura botoi tekste shkollore nė gjuhėn
shqipe, vepra letrare tė rilindėsve dhe gazeta shqipe. Nė vitin 1887 nga gjiri i
shoqėrisė ,,Drita tė Bukureshtit u formuan dy shoqėri tė veēanta, njėra me
emrin e mėparshėm dhe tjetra me emrin ,,Dituria, nė tė cilat luajtėn rol
Nikolla Naēoja, Pandeli Evangjeli, Asdreni etj.
Nė vitin 1893 edhe shqiptarėt e mėrguar nė Sofje tė Bullgarisė formuan
shoqėrinė me emrin ,,Dėshira, e cila ndoqi rrugėn e shoqėrisė sė Stambollit
dhe asaj tė Bukureshtit. Mė 1894 shqiptarėt e Egjiptit formuan shoqėrinė
,,Vėllazėria e shqiptarėve. Nė vitet e fundit tė shek. XIX Shoqėria e
Stambollit u riorganizua dhe mori emrin Komiteti Shqiptar gjithnjė me nė krye
Sami Frashėrin. Njė rol tė rėndėsishėm nė Lėvizjen Kombėtare vazhduan tė luanin
arbėreshėt e Italisė qė kishin nė krye Jeronim de Radėn. Ata formuan shoqėrinė
,, Kombi shqiptar me degėt e saj.
Shoqėritė shqiptare tė diasporės mbajtėn gjallė dashurinė pėr atdheun,
ndihmuan pėr zhvillimin e arsimit, tė letėrsisė e tė kulturės nė pėrgjithėsi,
fuqizuan luftėn pėr ēlirimin e vendit dhe mbrojtėn tė drejtat e kombit shqiptar
nė arenėn ndėrkombėtare.
Ēelja e shkollave kombėtare
nė Shqipėri
Njė kujdes tė veēantė patriotėt e Rilindjes
treguan pėr pėrhapjen e mėsimit dhe tė shkollave shqipe. Pėr shkak tė pengesave
tė shumta tė sunduesve osmanė, shkrimi dhe leximi i gjuhės shqipe mėsoheshin
fshehurazi nė vise tė ndryshme shqiptare. Fillimisht u bėnė pėrpjekje pėr tė
futur mėsimin e shqipes nė shkollat turke e greke qė ekzistonin atėherė nė
Shqipėri. Meqenėse as Porta e Lartė dhe as Patrikana e Stambollit nuk pranuan tė
futnin mėsimin e gjuhės shqipe nė shkollat e tyre, patriotėt shqiptarė vendosėn
tė ēelnin shkolla shqipe tė pavarura, ku do tė mėsonin nxėnės tė tė gjitha
besimeve fetare. Pėr tė drejtuar kėto pėrpjekje, u formua nė Korēė njė komitet i
fshehtė. Po nė kėtė kohė Shoqėria e Bukureshtit kishte botuar disa tekste
shkollore tė hartuara nga Sami Frashėri, Naim Frashėri etj. dhe filloi ti
dėrgonte nė Shqipėri, kurse drejtuesit e Shoqėrisė sė Stambollit po vepronin pėr
tė nxjerrė lejen nga autoritetet osmane pėr tė ēelur njė shkollė shqipe.
Pas gjithė kėtyre pėrpjekjeve tė pėrbashkėta, mė 7 mars 1887, u ēel nė
Korēė nėn drejtimin e Pandeli Sotirit, Mėsonjėtorja kombėtare shqipe. Ajo ishte
shkollė fillore, me karakter kombėtar e laik, ku tė gjitha mėsimet jepeshin nė
gjuhėn shqipe. Ēelja e shkollės kombėtare tė Korēės shėnonte njė fitore tė
rėndėsishme pėr arsimin shqiptar dhe ngjalli entuziazėm nė mbarė vendin. Pas saj
patriotėt ēelėn edhe shkolla tė tjera shqipe nė krahina tė ndryshme si nė
Pogradec, Ersekė, nė Rekė etj. dhe u bėnė pėrgatitje pėr tu hapur shkolla edhe
nė Elbasan, nė Leskovik etj. Pėr tė organizuar e drejtuar kėtė lėvizje arsimore
qė po zgjerohej, nė Korēė u formua njė shoqėri kulturore me emrin ,,Shoqėria e
Mėsimit Shqip. Po nė Korēė nė tetor 1891 u ēel njė shkollė shqipe pėr vajza
nėn kujdesin e Gjerasim Qiriazit dhe tė motrės sė tij, Sevasti Qiriazit.
Kėto arritje tė arsimit shqiptar i shqetėsuan sunduesit osmanė dhe
armiqtė e tjerė tė kombit shqiptar. Prandaj mėsuesit, prindėrit e nxėnėsve dhe
pėrkrahėsit e kėtyre shkollave u bėnė shpejt objekt ndjekjesh, kėrcėnimesh dhe
mallkimesh.
Iljaz Pashė Dibra (Iljaz
Qoku)
Ka qenė personalitet i shquar i Lidhjes
Shqiptare tė Prizrenit. Lindi nė Kllobisht tė Dibrės. U bė i njohur me
pjesėmarrjen e tij mė 1844 nė luftėn e Gjoricės (Dibėr) kundėr Hajredin Pashės,
i cili kėrkonte tė zbatonte reformat e Tanzimatit nė verilindje tė Shqipėrisė.
Mė 1861 udhėhoqi forcat dibrane kundėr pėrpjekjeve malaziase pėr tė shtėnė nė
dorė viset shqiptare tė Shkodrės. Ėshtė njė nga nismėtarėt e themelimit tė
Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Kryesoi, mė 10 qershor 1878, Kuvendin e
Pėrgjithshėm qė ēoi nė themelimin e Lidhjes dhe u zgjodh kryetar i saj. Kryesoi
Kuvendin e Dibrės (1 nėntor 1878), qė miratoi rezolutėn nė tė cilėn kėrkohej
krijimi i vilajetit autonom shqiptar. Ai ishte njė nga tė 14 anėtarėt e
delegacionit qė do ti paraqiste sulltanit kėrkesėn pėr autonominė e Shqipėrisė.
Kryesoi edhe Kuvendin e Dytė tė Dibrės (20 tetor 1880), nė tė cilin u paraqit si
udhėheqės i moderuar.
Abdyl Frashėri
Ka qenė patriot e demokrat i shquar dhe njė
nga udhėheqėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
Lindi nė Frashėr (Pėrmet) mė 1839 nė familjen e njė spahiu tė vogėl tė
deklasuar. Pjesėn e parė tė jetės e kaloi nė fshatin e lindjes. Nė moshėn 18
vjeēare u vendos pėr nevoja pune nė Janinė. U shqua si personalitet politik qysh
mė 1877. Nė fund tė kėtij viti (1877), kur ishte deputet i Janinės nė
parlamentin e dytė osman, Abdyl Frashėri u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror
pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Kombėsisė Shqiptare, qė u formua nė Stamboll. Dha
njė ndihmesė tė rėndėsishme nė pėrpunimin e platformės politike tė Lėvizjes
Kombėtare, sidomos pas nėnshkrimit tė Traktatit tė Shėn Stefanit. Ai mori pjesė
aktive nė pėrpjekjet pėr themelimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe u shqua
si udhėheqės, organizator e diplomat i saj. Veprimtarinė e tij kryesore e
zhvilloi sidomos nė viset e vilajetit tė Janinės dhe tė Kosovės. Luftėn pėr
mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore tė atdheut nuk e shkėputi asnjėherė nga lufta pėr
autonominė e Shqipėrisė. Mori pjesė pothuajse nė tė gjitha kuvendet kryesore qė
u organizuan gjatė viteve tė Lidhjes. Kudo udhėhoqi krahun autonomist tė
lėvizjes. Nė Kuvendin themelues tė Lidhjes sė Prizrenit u zgjodh kryetar i
komisionit tė punėve tė jashtme tė saj.
Ai qe organizatori kryesor i Kuvendit tė Prevezės (janar 1879), i cili
arriti ta pengonte lėshimin e Ēamėrisė nė favor tė Greqisė. Nė pranverėn e vitit
1879 kryesoi delegacionin e Lidhjes qė vizitoi kryeqytetet e fuqive tė mėdha pėr
tė mbrojtur nga afėr tėrėsinė territoriale dhe tė drejtat pėr autonomi tė
Shqipėrisė. U bė anėtar i qeverisė sė pėrkohshme, qė u formua nė Prizren nė
fillim tė vitit 1881.
Pas shtypjes sė Lidhjes u arrestua dhe u dėnua me vdekje nga gjyqi
special osman, por dėnimi u kthye nė burgim tė pėrjetshėm. Megjithatė, pasi
qėndroi nė burg 3 vjet dhe nė internim 20 muaj, pėr arsye shėndetėsore u lirua,
por me kusht qė tė hiqte dorė nga veprimtaria politike patriotike. Edhe pse i
sėmurė dhe i izoluar, ai e vazhdoi veprimtarinė patriotike derisa vdiq nė
Stamboll mė 23 tetor 1892.
Sulejman Vokshi
Ka qenė veprimtar i shquar i Lidhjes Shqiptare
tė Prizrenit. Lindi mė 1815 nė Gjakovė nga njė familje me tradita kombėtare.
Veprimtarinė patriotike e filloi qė nė moshėn djaloshare. Nė vitet 40 tė shek.
XIX mori pjesė nė kryengritjet kundėr Tanzimatit, prandaj qeveria osmane e
internoi dhe e burgosi shumė herė. Ishte njė nga nismėtarėt e themelimit dhe njė
ndėr udhėheqėsit kryesorė politikė dhe ushtarakė tė Lidhjes sė Prizrenit. Ai
qėndroi nė ballė jo vetėm tė luftės pėr mbrojtjen e tėrėsisė sė trojeve
shqiptare, por edhe tė luftės pėr realizimin e autonomisė sė Shqipėrisė me
forcėn e armėve. Ishte njė nga organizatorėt e ngjarjeve tė Gjakovės, gjatė tė
cilave u vra mareshali osman Mehmet Ali Pashė Maxhari. Si anėtar i Shtabit
ushtarak tė Lidhjes, S. Vokshi ishte njė nga udhėheqėsit e betejave pėr
mbrojtjen e Plavės e tė Gucisė kundėr forcave tė Malit tė Zi. Me krijimin e
qeverisė sė pėrkohshme ai u ngarkua me detyrėn e komandantit tė forcave tė
armatosura tė saj. Nėn drejtimin e tij u zhvillua edhe lufta heroike pėr
mbrojtjen e Lidhjes nė Shtime e Slivovė kundėr forcave osmane tė Dervish Pashės.
Edhe pas shtypjes sė Lidhjes, ai e vazhdoi qėndresėn kundėr pushtuesit osman
deri mė 1885, madje nė kėtė vit organizoi njė kryengritje tjetėr nė Kosovė. U
kap me pabesi. Pushteti osman e konsideroi si njė nga udhėheqėsit mė tė
rrezikshėm tė Lidhjes, prandaj gjykata e jashtėzakonshme e Prizrenit e dėnoi me
vdekje. Por para presionit tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, ai u detyrua ta
lironte pas burgimit.
Ali Pashė Gucia
Ka qenė veprimtar i lėvizjes antiosmane tė
gjysmės sė dytė tė shek. XIX dhe veēanėrisht i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
Pronar ēifligar, pinjoll i familjes Shabanagaj nga Gucia. Mori pjesė nė
kryengritjet qė shpėrthyen malėsorėt e veriut kundėr Tanzimatit gjatė viteve 60
tė shek. XIX. Ai ishte kundėrshtar i vendosur i synimeve shoviniste serbe dhe
malaziase ndaj tokave shqiptare, ishte njė nga nismėtarėt e themelimit tė
Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe njė nga pjesėtarėt mė aktivė tė Kėshtllit
Kombėtar tė saj. Pėr vendosmėrinė e tij luftarake, kryesia e Lidhjes Shqiptare e
zgjodhi kryetar tė Shtabit Ushtarak pėr mbrojtjen e Plavės dhe tė Gucisė. Nė
periudhėn e fundit tė veprimtarisė sė Lidhjes, Ali Pashė Gucia u bind se
autonomia nuk mund tė fitohej pa luftė kundėr Portės sė Lartė. Pas shtypjes sė
Lidhjes Shqiptare, sulltani nė fillim nuk mori ndonjė masė kundėr tij, madje e
emėroi mytesarrif tė Pejės. Por 4 vjetė mė vonė u vra nė njė atentat tė
organizuar, sipas zėrave tė asaj kohe, nga vetė qeveritarėt e Stambollit.
Hodo Sokoli
Ka qenė veprimtar i shquar i Lidhjes Shqiptare
tė Prizrenit, kryetar i Komitetit tė degės sė Lidhjes pėr Shkodrėn. Qysh nė
fillim tė vitit 1880 doli hapur kundėr vendimit tė Portės sė Lartė pėr ti
dorėzuar Malit tė Zi Hotin dhe Grudėn, dhe nė mėnyrė demonstrative zhveshi
publikisht uniformėn e kolonelit tė xhandarmėrisė turke. Shembullin e tij e
ndoqėn edhe shumė oficerė tė tjerė shqiptarė qė shėrbenin nė ushtrinė osmane. Nė
prill 1880, H. Sokoli drejtoi luftimet pėr mbrojtjen e Hotit dhe tė Grudės dhe
dha njė ndihmesė tė rėndėsishme pėr kurorėzimin me sukses tė luftės sė
vullnetarėve shqiptarė kundėr ushtrisė sė rregullt malaziase. Pas rėnies sė
Ulqinit nė duart e Malit tė Zi (26 nėntor 1880), komandanti i ushtrisė osmane
Dervish Pasha, bashkė me disa veprimtarė tė degės sė Shkodrės, arrestoi edhe H.
Sokolin dhe e internoi nė Anadoll, ku edhe vdiq mė 1883.
NGA LETRA E SAMI
FRASHĖRIT DĖRGUAR JEROMIN DE RADĖS
Stamboll, mė
20. 2. 1881
,,...Punėrat qė po bėn Lidhja e Shqipėrisė nė Gegėri, qė nonjė muaj e tėhu,
mbase nuk i kini dėgjuarė, se fletėt e Europės nukė bėjnė shumė fjalė, duk me
qenė qė me njanė Turqia nuk le tė dėgjohenė nėpėr botėt, edhe me njanė armiqtė
tanė... duanė ti tregojnė tė vogėla e tė mosgjėjta. Lidhja e Shqiptarėvet, qė
ka kėrthizėnė nė Prizren, nė Gegėri, ka kėrkuarė shumė herė, qė nga tre vjetė e
tėhu, bashkimin e Shqipėrisė mė njė provincė me otonomi, por mbretėria gjer mė
sot e kish gėnjyerė me fjalė, dhe ska dashurė tė bėnjė gjė fare pėr Shqipėrinė.
Kėtė herė shqiptarėt e kupėtuan fare mirė qė mbretėria nuk do tė bėnjė gjė kurrė
pėr ta, edhe Lidhja e Prizrenit pa nevojė tė bashkonjė Shqipėrin e ta bėnjė
njė me otonomi a mbase me ēkėputje (indipendencė) fare, pas punės; kėshtu
Lidhja mori emrin e kuvernos tė pėrdormė (gouvernement provisoire), (qeveri e
pėrkohshme) edhe pėrzuri kuvernatorėt (qeveritarėt) turq nga gjithė vilajeti i
Kosovės, edhe nga Tetova, nga Dibra etj. 10 000 shqiptarė tė armatosurė kanė
zėnė Ysqypnė (Shkupin) edhe udhėn e hekurtė, 10 000 tė tjerė po bėhen gati pėr
tu unjurė nė Toskėri. Pėr pakė kohė do tė dėgjoni njė ngritje (revolution) tė
madh nė Shqipėri. Nė u bėftė dot Shqipėria mė vethe, nukė do tė kemi nevojė pėr
prensėr (princėr) as tė krishter as muhametanė qė tė na rjepėn e tė na pinė
gjaknė; vendi ynė munt edhe do tė kuvernohetė (do tė qeveriset) prej njė farė
dhimokratije prej pleqet sikundrė kanė qenė prindėt tanė qė motit, edhe sikundrė
jan edhe sot malėsit e Shqipėrisė, qė janė thuajse tė dlirė e mė vetėhe...
Ymer Prizreni
Ka qenė veprimtar i shquar i Lėvizjes
Kombėtare, njė nga udhėheqėsit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe
kryetar i qeverisė sė pėrkohshme tė formuar nė periudhėn e fundit tė saj. Pasi
kreu studimet pėr teologji islamike, punoi nė medresenė e Prizrenit. Sapo filloi
lufta ruso-turke (1877-1878), u ngrit sė bashku me patriotė tė tjerė shqiptarė
pėr tė mbrojtur tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė dhe pėr tė kėrkuar tė
drejtat e saj kombėtare. Organizoi komisionin e vetėmbrojtjes pėr sanxhakun e
Prizrenit, i cili mori pėrsipėr tė kundėrshtonte synimet aneksioniste tė Serbisė
dhe tė sistemonte muhaxhirėt e shumtė shqiptarė qė u dėbuan nga ushtria serbe.
Mė 1877 u zgjodh deputet nė parlamentin e dytė osman dhe mori pjesė nė
formimin e Komitetit Qendror Shqiptar tė Stambollit. Nė pranverė tė vitit 1878
kryesoi komisionin qė organizoi nė Prizren mbledhjen e Kuvendit tė Pėrgjithshėm,
i cili themeloi Lidhjen Shqiptare. Kuvendi e zgjodhi Y. Prizrenin anėtar tė
Kėshillit tė Pėrgjithshėm. Nė tetor 1879 u zgjodh kryetar i Lidhjes Shqiptare,
kurse nė janar 1881 kryetar i qeverisė sė pėrkohshme shqiptare tė Prizrenit. Si
kryetar i saj drejtoi veprimtarinė politike qė ēoi nė vendosjen e administratės
shqiptare nė vilajetin e Kosovės dhe nė organizimin e qėndresės sė armatosur tė
Lidhjes kundėr ushtrive osmane nė pranverė tė vitit 1881. Pa s shtypjes sė
Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Y. Prizreni u arratis pėr tė mos rėnė nė dorė tė
autoriteteve osmane. U vendos nė Ulqin dhe nuk pranoi tė kthehej, anipse
sulltani i premtoi falje e ofiqė tė larta. Vdiq nė Ulqin mė 1886.
Mic Sokoli
Ishte njė ndėr luftėtarėt mė tė shquar tė
Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Lindi mė 1839 nė Fang tė Bujanit nė njė familje
patriotėsh. Udhėhoqi njėsi tė mėdha luftarake tė Lidhjes nė shumė beteja. Mori
pjesė nė luftimet e Gjakovės kundėr Mehmet Ali Pashės, u dallua nė betejėn e
Nokshiqit kundėr agresorėve malazias, luftoi nė Plavė e nė Guci, nė Hot, nė
Grudė, nė Tuz, nė Prizren, nė Gjakovė, nė Ferizaj, nė Gjilan dhe nė Shkup.
Nė betejėn e Slivovės (prill 1881) kundėr forcave osmane tė Dervish
Pashės kreu njė akt trimėrie tė rrallė, duke i vėnė gjoksin topit tė armikut dhe
ra heroikisht nė fushėn e betejės.
Mehmet Béci
Ka qenė veprimtar i dalluar i Lidhjes
Shqiptare tė Prizrenit nė Ulqin dhe komandant i forcave vullnetare nė luftėn
kundėr shovinistėve malazias. Ishte pėrfaqėsues i degės sė Ulqinit nė Mbledhjen
e Kėshillit Qendror tė Lidhjes mė 30. 6. 1880 nė Rakoc (fshat afėr Gjakovės), ku
u mor vendimi pėr mbrojtjen e Ulqinit. Nė nėntor 1880 luftoi si komandant i
forcave vullnetare shqiptare kundėr ushtrisė osmane pėr mbrojtjen e kėtij
qyteti. Pasi Porta e Lartė e shtypi qėndresėn e armatosur tė shqiptarėve dhe ia
dorėzoi Ulqinin Malit tė Zi, M. Béci u vendos nė Shkodėr ku vazhdoi tė merrte
pjesė nė ngjarjet politike tė kohės deri sa vdiq mė 1907.
NGA STATUTI I
,,SHOQĖRISĖ TĖ TĖ SHTYPURIT SHKRONJA SHQIP
Stamboll, mė 12. 10.
1879
,,Neni 5.
Shoqėria e tė shtypurit shkronja shqip do tė rritet prandaj pret me krahė hapėt
kėdo shqiptar, qė i do zemra tė shohė e tė kėndojė shkronjat ndė gjuhėt tė vet,
edhe do tė hyjnė ndėr Shoqėrinė, edhe prej Muhamedanėsh edhe prej Katolikėsh
edhe prej Orthodoksėsh qė tė gjithė pa ndonjė ēquarje, dhe ka me shkruem emėrin
secilit indivivllėt mėmėtore (regjistėr) pas radhės qė tė hyjnė ndė Shoqėnit.
Edhe prej tė huajėt, kushdo qė do tė mirėn e njerėzisė edhe do tė hynjė ndėr
kėtė shoqėri, e pret me krahė hapėtė dhe me gėzim dhe i ka me shkruar emėrinė
ndė mėmėtoret pas radhėsė tė hyrit, edhe e ka me qujtunė shok dhe vėlla edhe ndė
ballėt tė shqiptarėvet...
NGA LETRA E SAMI FRASHĖRIT
DĖRGUAR JERONIM DE RADĖS
Stamboll, mė 28. 2.
1881
,,...Pun
e vėllazėrisė shqiptarėvet edhe e bashkimit e e ngjalljes Shqipėrisė ėshtė pun
e Lidhjes, qė e ka zėnė punėnė shėndoshė edhe vete gjithnjė mbarė, pun e tė
ngjallurit tė gjuhės shqip edhe tė bashkuarit tė dialekteve tasaj e tė
nditėsuarit tė kombit tonė, qė ėshtė njė punė shumė e vjejturė e e shenjturuarė,
ėshtė pun e shoqėrisė sonė, e cila nuk do tė muntnjė te mbaronjė pa ndihmėn e
burrave si zotėria jote e si tė tjerė djem tė ndritur tė mėmėdhethit tėnė qė
janė nė kolonitė (arbėreshe) e Italisė e gjetkė. Po tani nuk po vemi pėrpara sa
duamė se gjendemi nė njė vent qė ska dliri (liberte) e papengim pėr tė kėtilla
punėra...
Sami Frashėri
Ka qenė rilindas i shquar, ideologu kryesor i
Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, dijetar i madh, shkrimtar dhe publicist. Nė
literaturėn e huaj ėshtė njohur me emrin Shemsedin Sami. Lindi nė Frashėr tė
Pėrmetit mė 1 qershor 1850. Mėsimet e para i mori nė fshatin e tij. Kreu
shkollėn e mesme greke Zosimea nė Janinė, ku pėrveē literaturės sė pėrgjithshme,
pėrvetėsoi edhe disa gjuhė tė huaja.
Mė 1872 u vendos nė Stamboll ku zhvilloi njė veprimtari tė gjerė
patriotike pėr ēlirimin dhe bashkimin kombėtar tė popullit shqiptar dhe
bashkėpunoi me pėrfaqėsuesit mė pėrparimtarė tė lėvizjes demokratike turke.
Ishte ndėr organizatorėt kryesorė tė ,,Komitetit Qendror pėr mbrojtjen e tė
drejtave tė kombėsisė shqiptare dhe u zgjodh kryetar i ,,Shoqėrisė sė tė
shtypurit shkronja shqip (1879). Samiu drejtoi revistat e para nė gjuhėn
shqipe ,,Drita dhe pastaj ,,Dituria (Stamboll, 1884 - 1885), ku shkroi njė
varg artikujsh. Pėr nevojat e shkollės shqipe hartoi librat ,,Abetare e gjuhės
shqipe (1886), ,,Shkronjtore e gjuhės shqipe(gramatika, 1886) dhe
,,Dheshkronjė (gjeografia, 1888). Sami Frashėri shkroi gjithashtu librin
,,Shqipėria ēka qenė, ēėshtė e ēdo tė bėhėtė?, botuar nė Bukuresht mė 1899
pa emėr autori. Ky libėr u bė manifest i Rilindjes Kombėtare Shqiptare, vepra qė
sintetizoi programin e lėvizjes, strategjinė dhe traktatin e saj. Hartoi edhe
njė fjalor tė gjuhės shqipe qė mbeti i pabotuar, la gjithashtu nė dorėshkrim njė
pėrmbledhje kėngėsh popullore shqiptare. Ēėshtjen shqiptare e mbrojti edhe nė
organet e ndryshme tė shtypit qė drejtoi, sidomos nė gazetėn turke ,,Terxhuman-i
Shark (Interpreti i Lindjes). Ėshtė autor i 57 veprave nė gjuhėn shqipe, turke
dhe arabe, duke pėrfshirė kėtu edhe gazetat qė i drejtoi. Ėshtė autor i fjalorit
normativ tė gjuhės turke (Kamus-i turki 1901) i cili pėrmban mbi 40 mijė fjalė e
shprehje gjuhėsore. Samiu ėshtė edhe autor i disa fjalorėve dygjuhėsh
frėngjisht-turqisht, turqisht frėngjisht dhe arabisht-turqisht. Vepra madhore e
tij nė gjuhėn turke ėshtė enciklopedia ,,Kamus-al alam (1900) nė 6 vėllime, ku
Samiu i jep njė vend tė dukshėm botės shqiptare dhe figurave tė rėndėsishme qė
ka nxjerrė populli shqiptar gjatė historisė sė tij. Si shkrimtar, Samiu shkroi
nė gjuhėn turke drama e romane.
Pėr veprimtarinė patriotike dhe pėr frymėn pėrparimtare qė pėrshkonte
veprat e tij, Porta e Lartė e ndoqi dhe e persekutoi Samiun duke e internuar e
izoluar. Vitet e fundit atij i qe ndaluar tė dilte nga shtėpia. Vdiq nė Stamboll
mė 1904.
NGA LETRA E THIMI MARKOS
DĖRGUAR VISAR DODANIT NĖ BUKURESHT
Korēė, 8 mars 1887
,,...Msoni
Visar qė gjer sot dėshira tonė u mbarua; shkolla shqipe u hap, druri qė vumė nė
dhet kėtu e dy vjet, sot lulėzoi dhe dha pemė tė ėmbla. Gėzoju se dje u hap dhe
u shkruan djem mėsonjėtorė 35. Zot i jetės, o vėlla, e bekoftė dhe e shpėntė
pėrpara pėr nder tė tė gjithėvet. Mundimet tona, Visar, dhe
tė luftuarit e faqezinjvet grekomanė gjer sa mbaruam kėtė tė shenjtėruarė punė
janė aq shumė sa nuk mund tua shkruanj ndė kartė.
Mė lėftojnė aq sa nuk bėhet mė teper; por Zoti i jetės mė ka dhėnė miq
tė shėndoshė, tė cilėt mė ruajnė si dritėn e syrit tyre edhe nuk trembem kurrė
se do pėsonj gjėkafshė...
NGA POEZIA E NAIM FRASHĖRIT KUSHTUAR
ĒELJES SĖ MĖSONJĖTORES SHQIPE TĖ KORĒĖS
|
O vėllezėr
shqipėtarė
Gėzohi! qė erth kjo ditė,
Kaq e mir e kaq e mbarė
Qė sjell gjithė mirėsitė.
Gjuha jonė
sa e mirė!
Sa e ėmbėl sa e gjerė
Sa e lehtė sa e lirė!
Sa e bukur sa e vlerė!
|
Hapu, hapu
errėsirė,
Pa ja kė tėhu o dritė!
Se arriti koh e mirė,
U gdhi nata u bė ditė.
Lumja ti moj Korē o lule!
Qi le pas shoqet e tua
Si trimi nė ball u sule,
Ta paēim pėr jetė hua.
|
|