Nė vitet e fundit tė shek. XIX u shtuan
lakmitė e shteteve fqinje ndaj Shqipėrisė dhe
ndėrhyrjet e fuqive tė mėdha nė Ballkan. Fillimisht u
acarua e ashtuquajtura ēėshtje maqedonase, e cila, pėr
nga emėrtimi, dukej se kishte tė bėnte vetėm me
Maqedoninė, por nė tė vėrtetė ajo lidhej
drejtėpėrsėdrejti edhe me Shqipėrinė dhe tėrėsinė
e saj territoriale, mė konkretisht me vilajetet e
Manastirit e tė Kosovės, qė shpesh i konsideronin
Maqedoni, ndonėse shumica dėrmuese e popullsisė nė to
ishte shqiptare. Meqenėse Maqedonia nė atė kohė nuk
pėrbėnte njė njėsi administrative - territoriale mė
vete, por ishte e ndarė nė vilajete e sanxhaqe tė
ndryshme, monarkitė ballkanike (Serbia, Greqia dhe
Bullgaria) pėrpiqeshin, secila pėr vete, tė
pėrfshinin sa mė shumė toka shqiptare e maqedonase,
qė nuk u takonin atyre, duke pėrdorur mjete nga mė tė
ndryshmet, qė nga ,,argumentet historike e
tė dhėnat e falsifikuara etnike, e deri te bandat e
armatosura. Njė qėndrim i tillė jo vetėm qė i kundėrvuri ato me popullin
shqiptar e maqedonas, por shkaktoi edhe fėrkime e grindje ndėrmjet vetė
kėtyre shteteve. Pėr tė qetėsuar lėvizjen antiosmane tė popullit
maqedonas dhe pėr tė shmangur ndėrhyrjet e shteteve tė huaja nė
Maqedoni, sulltani shpalli, nė prill 1896, dekretin ,,Mbi reformat nė
vilajetet e Rumelisė. Kėto ,,reforma do tė zbatoheshin nė vilajetet
e Manastirit, tė Kosovės dhe tė Selanikut, tė cilat edhe sulltani i
pėrfshinte nėn emėrtimin Maqedoni. Masat e parashikuara nuk e ndryshuan
gjendjen, sepse ato nuk plotėsonin kėrkesat e popullit maqedonas. Mirėpo
pėrfshirja e vilajeteve tė Manastirit e tė Kosovės nė zonėn e reformave
do tė thoshte se ato zyrtarisht njiheshin si toka maqedonase. Nė kėtė
mėnyrė po shfaqej pėrsėri rreziku i copėtimit tė trojeve shqiptare.
Kėrkesat pėr
autonominė e Shqipėrisė (1896 - 1898)
Rreziku i ri i copėtimit tė
trojeve shqiptare i dha njė nxitje tė re luftės sė
popullit shqiptar pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore
tė atdheut dhe pėr tė drejtat kombėtare. Shqiptarėt
kundėrshtuan me vendosmėri si pretendimet territoriale
tė shteteve fqinje, ashtu edhe ,,reformat
maqedonase tė shpallura nga sulltani. Nė
tė vėrtetė ata nuk ishin kundėr reformave nė vetvete
dhe as kundėr zbatimit tė tyre pėr popullin maqedonas,
por nuk mund tė pranonin nė asnjė mėnyrė
pėrfshirjen e tokave shqiptare nė zonėn e reformave
maqedonase. Patriotėt rilindas, ashtu si nė kohėn e
Lidhjes sė Prizrenit, shtruan pėrsėri programin pėr
autonomi dhe filluan pėrpjekjet pėr tė formuar njė
lidhje tė re shqiptare, qė tė vihej nė krye tė
luftės pėr tu mbrojtur nga copėtimi dhe pėr tė
realizuar autonominė.

Nė memorandumet qė iu parashtruan Portės sė Lartė dhe fuqive tė
mėdha nga shqiptarėt brenda dhe jashtė vendit, nė vija tė pėrgjithshme
kėrkohej njohja e kombėsisė shqiptare dhe bashkimi i katėr vilajeteve: i
Shkodrės, i Kosovės, i Manastirit dhe i Janinės nė njė vilajet tė vetėm,
nė tė cilin gjuha shqipe do tė pėrdorej nė administratė dhe nė shkolla.
Parashikoheshin gjithashtu disa reforma nė fushėn politike, arsimore e
administrative. Kėrkesat pėr reforma ndryshonin ndėrmjet tyre. Disa
ishin mė tė kufizuara dhe disa mė tė plota. Kėrkesat mė tė pėrparuara u
paraqitėn nga shoqėria ,,Dėshira e Sofjes, nga shoqėria ,,Dituria e
Bukureshtit dhe nga Komiteti Shqiptar i Stambollit. Kėto kėrkesa
pėrshkoheshin nga idetė kombėtare e demokratike tė Rilindjes dhe
shprehnin aspiratat e popullit shqiptar pėr liri e pėrparim. Madje
manifesti ,,Ēduan shqiptarėt, i lėshuar nė pranverėn e vitit 1897 nga
Komiteti i Stambollit, i parashtronte Europės dy variante tė mundshme
pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare: sigurimin e autonomisė, nė qoftė se
ruhej ende status quo-ja dhe formimin e njė shteti tė pavarur shqiptar
nė rast se ,,Europa do tė dojė ti japė fund kėsaj Perandorie qė po heq
shpirt. Por kėrkesat e viteve 1896 - 1898 pėr njohjen e kombit
shqiptar dhe tė tė drejtave tė tij tė ligjshme nuk u morėn parasysh as
nga qeveria e Stambollit, as nga fuqitė e mėdha.
Formimi i Lidhjes sė Pejės
dhe programi i saj
Duke qenė se rreziku i
copėtimit tė tokave shqiptare po rritej dhe kėrkesat
pėr autonomi nuk po merreshin parasysh, rrethet
patriotike shqiptare shtruan si detyrė krijimin e njė
organizate tė re, si ajo e Lidhjes sė Prizrenit, qė
tė pėrfshinte tė gjithė vendin dhe tė vihej nė krye
tė Lėvizjes Kombėtare. Pėrpjekjet e para filluan qė
nė vjeshtėn e vitit 1896. Nė krye tė kėsaj tė
kėsaj nisme u vu Haxhi Zeka, njė nga udhėheqėsit mė
tė shquar tė Lėvizjes Kombėtare nė vilajetin e
Kosovės dhe nė mbarė Shqipėrinė. Atdhetarėt
shqiptarė, tė udhėhequr nga Haxhi Zeka, arritėn qė
nė shkurt - mars 1897 tė hidhnin themelet e njė
lidhjeje tė re ose, siē quhej nė dokumentet e asaj
kohe, Besėlidhjes Shqiptare (nė njė mbledhje qė u
organizua nė Gjakovė). Nė nėntor 1897 u organizua
njė mbledhje tjetėr nė Pejė, ku morėn pjesė 500
pėrfaqėsues tė popullsisė sė Kosovės. Mirėpo Porta
e Lartė, e cila e kuptoi rrezikun qė mund ti
vinte nga njė lėvizje e organizuar shqiptare (e cila
edhe kishte program kombėtar), mori masa tė rrepta pėr
shpėrndarjen e Besėlidhjes.
Nė fund tė vitit 1898 dhe
nė fillim tė vitit 1899, acarimi i ri i ,,ēėshtjes
maqedonase dhe ndėrhyrja e shteteve fqinje
nė vilajetet shqiptare, i nxitėn pėrpjekjet pėr
krijimin e njė lidhjeje shqiptare. Mė 23 janar 1899 nė
Pejė u mblodh njė kuvend i madh, ku morėn pjesė rreth
500 veta tė ardhur kryesisht nga vilajeti i Kosovės, si
dhe disa pėrfaqėsues tė vilajeteve tė Manastirit e
tė Janinės. Nė kėtė kuvend, qė vazhdoi 6 ditė, u
formua lidhja e re shqiptare qė u quajt Lidhja e Pejės
ose Besa-Besė. Kryetar i saj u zgjodh Haxhi Zeka, i cili
edhe i drejtoi punimet e kuvendit. Nė vendimet e
Kuvendit tė Pejės (Kararnameja prej 11 pikash), si
detyrė kryesore shtrohej lufta kundėr ēdo orvatjeje
tė Serbisė, tė Bullgarisė, tė Greqisė dhe tė Malit
tė Zi pėr copėtimin e tokave shqiptare. Rryma
patriotike e kryesuar nga Haxhi Zeka shtroi edhe
ēėshtjen e autonomisė, por, pėr shkak tė rrezikut
tė copėtimit dhe qėndrimit tė elementėve
konservatorė e turkomanė, ajo nuk u pėrfshi nė
vendimet e para. Nė vendime kėrkohej qė Lidhja tė
formonte degėt e saj dhe tė shtrinte veprimtarinė nė
gjithė Shqipėrinė. Kuvendi shpalli gjithashtu Besėn
pėr njė vit, me qėllim qė tė ndėrpriteshin
hakmarrjet, grindjet etj.
Shtrirja e Lidhjes sė Pejės dhe lufta e saj me forcat osmane
Pas formimit tė Lidhjes, Haxhi
Zeka dhe patriotėt e tjerė, brenda dhe jashtė atdheut,
bėnė pėrpjekje pėr ta shtrirė atė edhe nė krahinat
e tjera. Si rrjedhojė, Lidhja e Pejės u shtri nė
Shqipėrinė e veriut, nė Shqipėrinė e Mesme dhe
pjesėrisht nė Shqipėrinė e Jugut. Njėkohėsisht u
bėnė pėrpjekje pėr tė organizuar njė kuvend tė
pėrgjithshėm shqiptar, ku do tė miratohej programi
kombėtar i Lidhjes. Me anė tė shtypit shqiptar dhe tė
thirrjeve drejtuar popullit kėrkohej bashkimi rreth
Lidhjes sė Pejės dhe programit pėr autonomi.
Pikėrisht nė kėtė kohė (mars 1899) Sami Frashėri
botoi veprėn ,,Shqipėria ēka qenė,
ēėshtė e ēdo tė bėhetė ? Nė tė
Samiu jo vetėm qė pėrshkruante gjendjen e vėshtirė
tė Shqipėrisė dhe rreziqet qė i kanoseshin nga
armiqtė e jashtėm, por tregonte edhe rrugėn qė duhej
tė ndiqte populli shqiptar dhe lėvizja e tij
kombėtare. Samiu shtronte nevojėn e sigurimit, nė
fillim tė autonomisė, e pastaj tė pavarėsisė sė
plotė. Shqiptarėt duhej ta arrinin atė me hir ose me
pahir. Samiu e vlerėsonte shumė Lidhjen Shqiptare tė
Pejės dhe kėrkonte qė ajo tė shndėrrohej nė njė
organ tė pėrhershėm qeveritar. E shqetėsuar nga
formimi i Lidhjes sė Pejės dhe nga zgjerimi i
veprimtarisė sė saj, qeveria e Stambollit nxori njė
numėr urdhėrash pėr tė ēarmatosur shqiptarėt dhe
pėr tė shtypur Lidhjen. Pėr kėtė qėllim sulltani
pėrdori edhe disa bejlerė reaksionarė, me nė krye
Riza bej Kryeziun, tė cilėt qysh nė fillim i ishin
kundėrvėnė Lidhjes sė Pejės. Qeveria osmane ndaloi
mbledhjen e kuvendit tė pėrgjithshėm, qė do tė
mbahej nė Prizren nė maj 1899.
Nė fillim Lidhja e Pejės u qėndroi presioneve tė
Portės sė Lartė, madje nė vjeshtė 1899 ajo filloi
luftėn e armatosur kundėr administratės osmane dhe
pėr ta zėvendėsuar atė me administratė shqiptare.
Lėvizja antiosmane pėrfshiu kryesisht Kosovėn e
Dibrėn, por nuk u shtri nė gjithė Shqipėrinė.
Veprimet e armatosura kundėr autoriteteve osmane
vazhduan deri nė maj tė vitit 1900. Atėherė Porta e
Lartė dėrgoi forca tė mėdha ushtarake kundėr Lidhjes
sė Pejės dhe e shtypi atė. Megjithatė ajo shėnoi
njė ngritje tė re nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare.
LĖVIZJA KOMBĖTARE NĖ VITET 1901 - 1908
Forcimi i reaksionit osman dhe
i qėndresės shqiptare
Pas shtypjes sė Lidhjes sė Pejės,
Porta e Lartė i vazhdoi ndjekjet dhe burgimet nė
Shqipėri. Ajo e forcoi mė tej regjimin e terrorit
policor dhe politikėn e mohimit tė tė drejtave
kombėtare tė shqiptarėve. Autoritetet osmane i dhanė
njė goditje tė fortė edhe lėvizjes arsimore e
kulturore shqiptare. Ndoqėn e arrestuan mėsuesit e
gjuhės shqipe, ndaluan pėrhapjen e librave shqipe dhe
mbyllėn, pėrveē tė tjerave edhe Mėsonjėtoren Shqipe
tė Korēės (1902). Kėsaj shtypjeje tė egėr politike
iu shtua edhe ndėrhyrja e fuqive tė mėdha nė punėt e
brendshme tė Perandorisė Osmane. Nė fillim tė
shekullit XX u rrit mė shumė rivaliteti i kėtyre
fuqive pėr tė zgjeruar ndikimin e tyre politik dhe
ekonomik.
Shtypja politike dhe ekonomike osmane dhe ndėrhyrje e
shteteve tė huaja u bėnė shkak pėr rritjen e
qėndresės shqiptare. Nė verėn dhe nė vjeshtėn e
vitit 1901 pakėnaqėsia u shtri nė tė gjitha vilajetet
shqiptare. Popullsia e krahinave tė ndryshme nuk
pranonte tė paguante taksat dhe tė jepte ushtarė.
Situatėn e acaruan mė tepėr vrasja e udhėheqėsit tė
Lėvizjes Kombėtare, Haxhi Zeka nė Pejė, nė shkurt
1902, nga njė agjent i qarqeve shoviniste serbe dhe
shpallja e ,,reformave pėr ,,vilajetet
maqedonase nė dhjetor 1902. Nė rrethana tė
tilla, gjatė viteve tė para tė shek. XX, lėvizja e
armatosur mori pėrpjesėtime mjaft tė gjėra. Dhjetėra
pėrleshje tė armatosura u bėnė nė rrethet e
Shkodrės, Pejės, Mitrovicės, Prishtinės, Prizrenit,
Gjakovės, Lumės, Dibrės, Mirditės, Pukės, Vlorės,
Tepelenės etj. Patriotėt shqiptarė pėrkrahėn edhe
luftėn ēlirimtare tė popullit maqedonas kundėr
zgjedhės osmane dhe morėn pjesė nė kryengritjen e
Ilindenit (dita e Shėn Ilisė), qė shpėrtheu mė 2
gusht 1903 nė Maqedoni. Ata mbajtėn qėndrim kritik
ndaj reformave demagogjike tė sulltanit qė sillnin mė
vete edhe rrezikun e copėtimit tė Shqipėrisė.
Komitetet e fshehta shqiptare dhe ēetat e
armatosura (1905 - 1908)
Rritja e lėvizjes
kryengritėse nė Shqipėri e nė Maqedoni ishte nė
kundėrshtim me politikėn e status quo-sė nė Ballkan,
prandaj fuqitė e mėdha u aktivizuan pėrsėri nė
kėtė zonė. Po kėshtu, qarqet shoviniste ballkanike
(serbe, greke dhe bullgare) u pėrpoqėn qė, me mjete
tė ndryshme propagandistike dhe me anė tė bandave tė
armatosura, tė ndryshonin karakterin etnik tė
,,vilajeteve maqedonase. Kėto veprime u
shtrinė edhe nė krahinat me popullsi shqiptare.
Viktimė e terrorit shovinist u bė edhe shkrimtari
patriot Papa Kristo Negovani, i cili, bashkė me disa
bashkėfshatarė tė tij, u vra nė fshatin Negovan nė
shkurt tė vitit 1905 nga njė bandė greke.
Nė rrethanat e reja qė u krijuan dhe me zgjerimin e
lėvizjes sė armatosur popullore shtrohej pėrsėri
nevoja e organizimit mė tė mirė tė Lėvizjes
Kombėtare Shqiptare. Kėshtu, me nismėn e patriotit
Bajo Topulli (nė atė kohė nėndrejtor i gjimnazit turk
tė Manastirit), nė nėntor tė vitit 1905 u formua nė
Manastir njė komitet i fshehtė shqiptar. Ai mori emrin
,,Pėr lirinė e Shqipėrisė. Nė tė bėnin
pjesė Halil Bėrzeshta, Gjergj Qiriazi, Fehim Zhavalani,
Nuēi(?) Naēi etj. Brenda pak kohėsh, nė shumė
krahina tė Shqipėrisė u formuan komitete tė fshehta,
tė cilėt kishin lidhje me njėri-tjetrin dhe vepronin
nėn drejtimin e Komitetit tė Manastirit. Nė kėto
komitete mund tė merrnin pjesė burra dhe gra. Qėllimi
i komiteteve tė fshehta ishte organizimi i lėvizjes
ēlirimtare dhe i luftės kundėr ndėrhyrjeve tė huaja.
Pėr arritjen e qėllimeve kombėtare ata i vinin
rėndėsi tė veēantė bashkimit tė shqiptarėve,
pavarėsisht nga feja dhe krahina, pėrhapjes sė
diturisė, agjitacionit patriotik si dhe organizimit tė
ēetave tė armatosura.
Nė pranverėn e vitit 1906 nė krahinėn e Korēės u
formua ēeta e parė nėn drejtimin e vetė Bajo
Topullit. Pas saj u formuan edhe ēeta tė tjera
patriotike si nė Kolonjė, Devoll, Berat, Leskovik etj.
Pėrpjekjet e para tė ēetave shqiptare me forcat osmane
filluan qė nė maj 1906. Njė aksion i rėndėsishėm i
ēetave ishte edhe vrasja e mitropolitit grek tė
Korēės - Fotit, klerik reaksionar i vėnė nė shėrbim
tė shovinizmit, nė shtator 1906. Nė vitet 1907 - 1908
ēetat patriotike e shtuan veprimtarinė e tyre. Nė
pranverėn e vitit 1907 u formua njė ēetė e re nė
krye tė sė cilės u vu Ēerēiz Topulli (vėllai i Bajo
Topullit), sė bashku me shkrimtarin patriotik Mihal
Grameno.
Nė fillim tė marsit tė vitit 1908 pjesėtarė tė
ēetės sė Ēerēiz Topullit vranė nė Gjirokastėr
komandantin e xhandarmėrisė qė kishte ndjekur
patriotėt shqiptarė dhe kishte terrorizuar popullsinė.
Pas disa ditėsh, forcat osmane e rrethuan ēetėn nė
fshatin Mashkullorė tė Gjirokastrės. Aty u zhvillua
njė luftė e ashpėr. Ndonėse me forca tė pabarabarta,
ēeta u mbrojt trimėrisht dhe arriti tė ēante
rrethimin, duke lėnė vetėm njė tė vrarė, Hajredin
Tremishtin.
Krahas ēetave patriotike qė vepruan kryesisht nė
Shqipėrinė e Jugut, vazhduan lėvizjet e armatosura
popullore nė qytete e fshatra tė ndryshme tė vendit e
sidomos nė krahinėn e Kosovės.
Shoqėritė e mėrgimit dhe shtypi shqiptar
Njė rol tė rėndėsishėm
vazhdonin tė luanin shoqėritė e mėrgimit e
pėrgjithėsisht diaspora shqiptare. Nė fillim tė shek.
XX u shtua mjaft numri i tė mėrguarve pėr arsye
ekonomike dhe politike. Pėrveē vendeve tė afėrta, si
nė Rumani, Bullgari, Egjipt etj., shqiptarėt tani
filluan tė mėrgonin edhe nė vende mė tė largėta,
deri nė Rusi e nė SHBA, dhe krijuan shoqėri tė reja.
Nė vitin 1906 nė Bukuresht u formua shoqėria
,,Bashkimi, nė tė cilėn u shkrinė
shoqėritė e mėparshme ,,Dituria,
,,Shpresa dhe njė pjesė e
,,Dritės. Po nė kėtė kohė, nė SHBA u
formuan disa shoqėri shqiptare, si shoqėria ,,Malli i
Mėmėdheut nė Bufalo mė 1906 dhe shoqėria
,,Koha e lirisė nė New York. Mė 1907 nė
Boston u formua shoqėria ,,Besa - besėn me
kryetar Fan Nolin dhe me degė nė shumė qytete tė
SHBA. Po nė vitin 1907, nė Buenos Aires (Argjentinė) u
formua shoqėria ,,Lidhja Shqiptare kurse nė
vitin 1908 nė Odese u formua shoqėria
,,Pėrlindja.
Nė kushtet e vėshtira politike nė tė cilat ndodhej
Shqipėria nė atė kohė, shoqėritė e mėrgimit, qė
vepronin nė rrethana mė tė favorshme, bėnė njė
punė tė madhe nė dobi tė Lėvizjes Kombėtare. Ato
mbanin lidhje me njėra-tjetrėn dhe me komitetet e
patriotėt nė atdhe. Shoqėritė shqiptare tė
mėrgimit, e sidomos ato nė SHBA, u pėrpoqėn edhe pėr
tė krijuar njė kishė kombėtare shqiptare jashtė
ndikimit tė Patrikanės sė Stambollit, qė i shėrbente
shovinizmit grek. Pas shumė pėrpjekjesh, nė shkurt
1908, Fan Noli u dorėzua prift nė njė nga kishat e New
York-ut dhe filloi meshimin nė gjuhėn shqipe. Kėshtu u
hodhėn themelet e kishės autoqefale shqiptare.
Meqenėse regjimi i sulltanit nuk lejonte asgjė tė
botohej nė gjuhėn amtare nė Shqipėri, nė shoqėritė
e mėrgimit u botuan mjaft libra e gazeta shqipe, si:
,,Shqiptari (nė Bukuresht, 1888 - 1903),
,,Shqipėria (poashtu nė Bukuresht, 1897 -
1899), ,,Albania (nė Bruxelles e pastaj nė
Londėr 1897 - 1909), ,,Drita (nė Sofje,
1901 - 1908), ,,Kombi (nė Boston, 1906 -
1909) etj. Edhe pse nuk botoheshin nė Shqipėri, ato
pėrhapeshin nėpėrmjet rrugėve tė ndryshme nė atdhe
dhe ndihmuan nė ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare, nė
pėrhapjen e kulturės dhe nė mbrojtjen e tė drejtave
tė kombit shqiptar nė arenėn ndėrkombėtare.
Haxhi Zeka
Ka qenė udhėheqės i shquar i
Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, luftėtar dhe organizator
i kryengritjeve popullore antiosmane nė Kosovė. Lindi
mė 20 dhjetor 1832 nė fshatin Shoshan tė Malėsisė
sė Gjakovės prej nga u shpėrngul me familje nė Pejė.
Ishte njė nga organizatorėt e Lidhjes Shqiptare tė
Prizrenit dhe njė nga luftėtarėt mė tė vendosur pėr
autonominė e Shqipėrisė dhe pėr mbrojtjen e
tėrėsisė sė saj territoriale. Nė Kuvendin e parė
tė Lidhjes, mė 10 qershor 1878, u zgjodh anėtar i
Komitetit Qendror tė saj. Mori pjesė si komandant
ushtarak nė krye tė forcave tė Lidhjes nė ngjarjet e
Gjakovės, nė shtator 1878, kundėr Mehmet Ali Pashės.
Krahas udhėheqėsve tė tjerė politikė e ushtarakė
tė Lidhjes ai luftoi pėr mbrojtjen e Plavės dhe tė
Gucisė kundėr forcave tė Malit tė Zi. Nė pranverėn
e vitit 1881 mori pjesė nė betejat kundėr ushtrisė
sė Dervish Pashės. Mė 1893, H. Zeka me Bajram Currin
organizuan kryengritjen qė pėrfshiu Pejėn, Gjakovėn e
vise tė tjera tė Kosovės kundėr shtypjes ekonomike e
politike tė sunduesve osmanė. Pėr veprimtarinė e tij
atdhetare, mė 1893 u thirr nė Stamboll ku u mbajt i
arrestuar deri nė vitin 1896.
Mė 1896 - 1900 u vu nė krye tė luftės sė popullit
shqiptar pėr autonominė e Shqipėrisė dhe mbrojtjen e
tėrėsisė territoriale tė vendit. Udhėhoqi
qėndresėn e armatosur popullore nė Kosovė nė vitin
1897 dhe po atė vit themeloi ,,Besėlidhjen
shqiptare.
Mė 23-29 janar 1899 Haxhi Zeka organizoi Kuvendin e
Pejės, qė themeloi Lidhjen Shqiptare tė Pejės, dhe u
zgjodh kryetar i saj. Nė prill - maj 1899 mori masa pėr
thirrjen e njė kuvendi tjetėr tė pėrgjithshėm tė
Lidhjes Shqiptare, mbajtja e tė cilit u pengua nga Porta
e Lartė. Ai, pa marrė parasysh kundėrshtimet e
Stambollit dhe pengesat e fuqive tė mėdha e tė qarqeve
shoviniste fqinje, i vazhdoi pėrpjekjet pėr forcimin e
Lidhjes gjatė vitit 1900 derisa ushtria osmane e shtypi
atė.
Haxhi Zeka u vra pabesisht nė Pejė mė 1902 nga njė
agjent i qarqeve shoviniste serbe, qė patėn edhe
pėrkrahjen e autoriteteve osmane.
NGA VEPRA E SAMI FRASHĖRIT »SHQIPĖRIA ĒKA QENĖ, ĒĖSHTĖ E ĒDO TĖ
BĖHETĖ ?«
,,XIII -
Dituria
Nė
ka njė gjė, pėr tė cilėnė Shqipėtarėtė duhetė
tė kudesenė mė tepėrė, ajo pa ndryshim ėshtė
Dituria. Gjithė katundetė e gjithė pshatratė a dy tre
pshatra tafėrta bashkė duhetė tė kenė shkolla
tė para fillore dhe qytetet tė kenė nga mė shumė se
njė, pas madhėrisė sė tyre. Gjithė djemt e
vashatė qė mė 7 vjeē e gjer mė 13 do tė jenė tė
shtrėnguarė tė venė domosdo nė shkollė edhe ata
prindėrė, qė tė mos dėrgojnė fėmijėnė nė
shkollė, do tė qėrtohen e tė shtrėngohenė
ti dėrgojnė. Mėsimi do tė jetė pa nonjė
pagesė, edhe tė varfėret do tu epenė edhe
fletoretė e karta etj. pa pagesė. Nė mes tė ēdo
nėnėgastre (rrethi, qendre administrative) do tė jetė
njė shkoll e dytė qytetėse pėr djemt edhe njė
pėr vajzat. Nė mest tė ēdo Gastre (qarku, krahine) do
tė jenė veē shkollavet tė dyta (ryshdije, skolin)
edhe tė treta (i dadije, gjimnasion) [tė mesme]
pėr djem e pėr vajza veēan edhe shkolla pėr
mjeshtėri pas vėndit a pėr bujqėsi etj.
Nė kryeqytett tė Shqipėrisė, pėrveē shkollavet tė
dyta e tė treta do tė jenė njė gjithėmėsime (daryl
fynun, panepistimion [universitet], njė shkollė
ushtrije, njė pėr metaletė e pėr pyjetė, njė pėr
bujqėsinė edhe shumė tė tjera pėr dituri e pėr
mjeshtėri tė veēanta. Mė pas edhe dy gjthmėsime
(universitete) duhetė tė hapenė: njė nė Shqipėrinė
e Sipėrme e njė nė tė Poshtėrmet. Shkoll e
aniėrisė duhet tė jetė mbanė detit, tek tė
jen edhe aniat e luftėse, nė Durrės a nė
Ujėt-tė-Ftohtė (afrė Vlorėsė).
Njė kėshillė diturje (akademi) duhet tė jetė nė
kryeqytet, e cila tė kujdesetė pėr gjuhėt e
pėr livratė, qė duhenė etj. Njė shtypėtore e
qeverisė do tė meretė me tė shtypurė livratė, qė
duhenė pėr shkollat edhe tė nxjerrė fletore
diturijė, tė pėrkohshme e ēdo gjė, qė duhetė pėr
tė zgjuarė shqiptarėtė. Disa shoqėrira do tė
bėhenė me ndihmėt e ministrisė sė diturisė pėr tė
shpėnė pėrpara dhe shkronjėnė (gjeografinė),
istorinė, dhekėkonjėnė (gjeologjia), metalet e
tė tjera punėra tė Shqipėrisė, edhe cilado nga kėto
do tė nxjerrėnjė herė nė muajt e mė pak njė
fletore tė porkohēime, nė tė cilėt tė rrėfėhetė
gjithė ēka gjetur e ēpikurė shoqėrija.
Nė kryeqytett tė Shqipėrisė do tė jenė dy shkolla
tė mbėdha pėr gjuhėrat; nė njėrėt nga kėto do tė
mėsohenė gjuhėrat e ra tEvropėsė,
francishtja, gjermanishtja, italishtja, inglishtja,
slavishtja, greqisht e re etj; nė tjatėrėt
gjuhėrat e vjetėra: Greqisht e vjetėrė,
latinishtja, arabishtja, persishtja, sankrishtja etj.
Cilado nga kėto shkolla do tė ketė njė kėshillė, e
cila do tė jetė e mbledhurė prej njerėz qė dinė
kėto
gjuhėra,
edhe do tė pėrpiqenė tė shkruajn e tė
shtypinė livra mėsimietj. nė kėto gjuhė, edhe
shtypėtore e qeverisė do tė ketė shkronjat e
gjithėve kėtyre gjuhe pėr tė shtypurė ato.
Njė musiė (muze) e pėrgjithēme do tė jetė nė
kryeqytett pėr gjithė sa gjerėra tė vjetėra,
shtatutėra, fytyrėra, gurė tė shkruarė etj., qė do
tė gjendenė nė Shqipėri e gjetkė edhe qeveri e
kėsaj musie do tė mihnj e tė rėmojė gjithė
vendet e qytetevet tė vjeterė pėr tė kėrkuarė
antikėra. Njė tjatrė musiė do tė jetė pėr istori
tė naturtė edhe kėshill e kėsaj do tė bėnjė
kėrkime nėpėr tė tėrė Shqipėrit pėr barėrat,
drurėtė, metaletė, gjėrėrat e gjalla etj. tė
Shqipėrisė, si dhe gjėrėrat e vjetra tė
dhetregonjėse e tė njeritregonjėse. Cilado nga kėto
tė dy kėshilla tė musiėvet do tė nxjerrė njė
fletore njė herė nė muajt, nė tė cilat tė
shkruajnė kėrkimetė e gjendjet e tyre edhe
shumė diturirėra prej ēbėhenė nEvropė e
gjetkė pėr kėto punėra. Njė bibliothek e madhe
do tė bėhetė e tė ketė brenda livra etj. tė
shkruara tė nevojta e tė vyera nė gjithė gjuhėt, qė
munt tė merenė vesh nė Shqipėri.
Ēerēiz
Topulli
Ka
qenė veprimtar i shquar i Rilindjes, udhėheqės i
ēetave patriotike kundėr sunduesve osmanė pėr
ēlirimin kombėtar. Me vendim tė Komitetit tė fshehtė
tė Gjirokastrės, anėtarė tė ēetės sė tij vranė
nė fillim tė marsit 1908 nė Gjirokastėr komandantin
turk tė xhandarmėrisė. Drejtoi Luftėn e Mashkullorės
mė 18 mars 1908. Nė thirrjen ,,Nga malet e
Shqipėrisė drejtuar bashkatdhetarėve tė
tij dhe botuar nė janar 1907 nė gazetėn ,,Shpnesa e
Shqypnisė Ē. Topulli, pasi dėnonte
grabitjet e administratės osmane, kėrkonte qė
Shqipėria tė shkėputej nga Perandoria Osmane dhe tė
bėhej e lirė dhe e pavarur.
Pas fitores sė revolucionit xhonturk tė vitit 1908, Ē.
Topulli punoi pėr formimin e klubeve shqiptare dhe pėr
ēeljen e shkollave shqipe nė viset e ndryshme tė
vendit. Pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė,
mė
28 Nėntor 1912, ai u
vu nė shėrbim tė qeverisė sė Ismail Qemalit dhe
luftoi pėr mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė
atdheut. U vra mė 15 korrik 1915 nė Fushėn e Shtoit
(Shkodėr) nga forcat e pushtuesve malazezė. |