ENTI I TEKSTEVE DHE I MJETEVE MĖSIMORE TĖ KOSOVĖS PRISHTINĖ

PRISHTINĖ 1996

HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR

Epoka e Skėnderbeut

-  Faqja e parė  -

  SULMET E PARA OSMANE DHE QĖNDRESA E SHQIPTARĖVE

  Pushtimet e para osmane nė Europė

  Nė shek. XI turqit erdhėn nga Azia Qendrore nė Anadollin e sotėm dhe nė fillim tė shek. XIV ata formuan njė principatė tė pavarur, Emiratin osman, qė mori emrin e themeluesit tė saj, Osman beut (1282 - 1336). Pasi pėrfunduan pushtimin e Azisė sė Vogėl, ushtritė e sulltan Orhanit kaluan mė 1354 Dardanelet dhe filluan pushtimin e Ballkanit, i cili politikisht ishte i copėzuar nė njė numėr tė madh principatash e shtetesh tė pavarura. Turqit i zgjeruan shpejt pushtimet nė Ballkan dhe mė 1365 e zhvendosėn kryeqytetin e tyre nga Brusa, nė Adrianopojė, tė cilėn e quajtėn Edrene.
  Tė tronditur nga pushtimet e shpejta osmane,disa nga sundimtarėt ballkanas krijuan njė koalicion ushtarak antiosman, nė tė cilin mori pjesė edhe despoti i Vlorės, Aleksandri. Por nė betejėn qė u zhvillua me forcat osmane mė 1371 nė brigjet e lumit Marica, ushtritė e koalicionit ballkanik u shpartalluan. Pas kėsaj fitoreje, ushtritė osmane pushtuan lehtėsisht qytete dhe qendra administrative me rėndėsi tė veēantė strategjike pėr tė gjithė Ballkanin, si Nishin, Shkupin, Manastirin, Kosturin etj., tė cilat i shndėrruan nė baza tė fuqishme ushtarake pėr pushtimin e viseve tė tjera shqiptare e ballkanike. Mė 1385, tė ftuar nga Karl Topia, ushtritė osmane morėn pjesė nė betejėn qė u zhvillua nė fushėn e Savrės kundėr Balshės II. Fitorja e tyre nė kėtė betejė lehtėsoi depėrtimin nė thellėsi tė tokave perėndimore shqiptare, dhe nė fund tė viteve 80 ushtritė osmane gjendeshin nė dyert e Vlorės, tė Durrėsit, tė Lezhės etj.


  Beteja e Kosovės

  Dėpėrtimi i vrullshėm i turqve nė Ballkan tronditi elitėn politike drejtuese shqiptare dhe atė tė forcave fqinje. Tė ndodhur pėrballė njė armiku tė pėrbashkėt, princėrit, mbretėrit e fisnikėt shqiptarė, serbė, bullgarė e rumunė i fashitėn mosmarrėveshjet dhe grindjet ndėrmjet tyre dhe krijuan njė koalicion antiosman. Nė tė bėnin pjesė personalitete tė shquara shqiptare si Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti etj. Kėta, me forca tė bashkuara, morėn pjesė nė betejėn qė u zhvillua nė afėrsi tė Prishtinės, mė 15 qershor 1389. Nė kėtė betejė tė pėrgjakshme dhe tė pabarabartė tė zhvilluar ndėrmjet 100 mijė ushtarėve turq dhe 40 mijė luftėtarėve ballkanas u shqua luftėtari shqiptar Millosh Kopili, i cili arriti tė vriste sulltan Muratin I. Megjithėkėtė ballkanasit pėsuan disfatė tė rėndė dhe kjo i hapi rrugėn sulltanit pasardhės, Bajazitit I, pėr pushtime tė reja nė Ballkan. Gjatė sundimit tė tij, turqit arritėn tė vendoseshin diku pėrkohėsisht e diku pėrgjithmonė nė viset e tjera shqiptare, qė nga Shkodra e Kruja dhe deri nė rajonet e Korēės e tė Pėrmetit.
  Nė Shqipėri u krijua kėshtu njė situatė e rėndė nė tė gjitha fushat e jetės shoqėrore. Vendi pėsoi njė copėzim tė madh politik. Zotėrit e shumtė shqiptarė, duke qenė ushtarakisht tė pafuqishėm, pėrgjithėsisht hynė nėn vasalitetin e sulltanėve dhe nxituan tė lidheshin me vende tė tjera. Duke pėrfituar nga njė situatė e tillė e nė marrėveshje me zotėrit vendės ose edhe me presion, Venediku arriti t’u merrte atyre qytetet bregdetare, qė nga gjiri i Kotorrit e deri nė atė tė Artės, si Buduan, Tivarin, Ulqinin, Shkodrėn (bashkė me rrethinat e saj, Drishtin e Dčjėn), Lezhėn, Durrėsin, Butrintin, Pargėn etj., qė ishin edhe qendra shumė tė rėndėsishme tregėtare e shkėmbimi me viset e brendshme tė vendit.
  Pas disfatės qė pėsoi ushtria e sulltan Bajazitit nė betejėn e Ankarasė mė 1402 prej trupave mongole tė Timerlengut, pėrkohėsisht zotėrit shqiptarė i forcuan pozitat e tyre dhe nė jetėn politike tė vendit dolėn nė plan tė parė familje tė tilla, si Balshajt, Gojēinėt (Ēernojeviēėt), Dukagjinėt, Zahariajt, Spanėt, Stres-Balshajt nė Shqipėrinė e Sipėrme; Kastriotėt, Topiajt, Arianitėt, Muzakajt, Gropajt nė Shqipėrinė Qendrore; Shpatajt, Zenebishėt nė Shqipėrinė e Poshtme etj. Sapo erdhi nė pushtet, sulltan Mehmeti I (1413-1421) mori masa energjike pėr rivendosjen e zgjerimin e pushtetit osman dhe gjatė viteve 1415-1417 ushtritė e tij pushtuan njėrėn pas tjetrės kėshtjella tė rėndėsishme, si Krujėn, Beratin, Kaninėn e Gjirokastrėn.


  Kryengritja e Gjon Kastriotit (1429 - 1430) dhe fitoret e Gjergj Arianitit (1432 - 1435)

  Pas pushtimit tė kėshtjellave tė viseve perėndimore shqiptare, turqit vendosėn nė kėtė rajon tė Shqipėrisė administratėn pushtuese. Nėpėrmjet tė regjistrimeve tė herėpashershme tė banorėve e tė tokės dhe tė ndarjes sė tokės nė prona tė vogla feudale (timare), turqit vendosėn sistemin feudal ushtarak osman tė timareve, qė ishte i ngjashėm me sistemin e pronės bizantine. Kjo lloj prone, nė prag tė pushtimit osman, ishte nė shpėrbėrje tė plotė dhe shoqėria shqiptare ishte nė njė fazė mė tė avancuar, ku prona tokėsore shitej e blihej lirisht. Nėpėrmjet kėtyre regjistrimeve, turqit i zhveshėn fisnikėt dhe princėrit shqiptarė nga pronat e mėdha tokėsore dhe nga tė drejtat e tyre. Pėrveē kėsaj, sulmet e njėpasnjėshme tė ushtrive osmane pėr pushtimin e trojeve shqiptare rrėnuan jetėn ekonomike tė vendit dhe shkaktuan njė pakėnaqėsi tė thellė e qėndresė tė fuqishme te tė gjitha shtresat e shoqėrisė shqiptare. Kjo qėndresė u shpreh nė forma tė ndryshme. Braktisja e vendbanimeve dhe kalimi nė zona ende tė papushtuara ose emigrimi nė vende tė tjera u bėnė dukuri tė rėndomta nė jetėn e shqiptarėve, tė cilėt me armė nė dorė kundėrshtonin regjistrimet, vrisnin nėpunėsit e kadastrave si dhe feudalėt osmanė. Gatishmėria e shqiptarėve pėr tė luftuar kundėr pushtuesit e shfrytėzuesit osmanė, krijoi mundėsi tė favorshme e tė panjohura mė parė pėr krijimin e ushtrive tė mėdha e pa pagesė, tė karakterizuara nga njė shpirt i lartė vetėmohimi, qė nuk njihej nė luftėrat e zakonshme feudale dhe tek ushtritė mercenare. Nė kėto rrethana nisi vala e kryengritjeve tė fuqishme dhe tė organizuara. Burimet historike pėrmendin njė kryengritje tė banorėve tė krahinės sė Vajėnetisė (Ēamėrisė) nė kohėn e sulltan Mehmetit I.
  Mė 1428 sulltan Murati II filloi sulmin mbi Selanikun, qė ishte nėn zotėrimin venedikas. Ndėrkohė luftėtarėt e Gjon Kastriotit sulmuan kėshtjellėn e fuqishme tė Krujės. Pasi morėn Selanikun, trupat osmane, tė drejtuara nga sanxhakbeu i Shkupit, Isak bej Evrenozi, gjatė prillit e majit tė vitit 1430, u sulėn mbi Principatėn e Gjon Kastriotit. Ata shkatėrruan disa kėshtjella tė tij, kaluan edhe mė nė veri, ku pushtuan kėshtjellėn e Dčjės dhe e detyruan Nikollė Dukagjinin tė braktiste zotėrimet e veta. Dy vjet mė vonė shpėrtheu njė valė e re kryengritjesh tė fuqishme nė Shqipėri. Pėr shtypjen e tyre u angazhua vetė sulltan Murati II, i cili, bashkė me ushtrinė e tij, gjatė dimrit tė vitit 1432-1433 u vendos nė Serez. Nė krye tė 10 mijė ushtarėve ai caktoi ish-sanxhakbeun e kėtyre anėve, Ali Beun, pėr tė shpartalluar forcat e Gjergj Arianitit, qė e kishin ēliruar principatėn e tij nga spahinjtė osmanė.
Kur ushtria e Ali Beut arriti nė burimet e Byshekut (pranė Elbasanit tė sotėm), u sulmua nga luftėtarėt e Gjergj Arianitit dhe u shpartallua plotėsisht, duke lėnė nė fushėn e betejės shumė tė vrarė e robėr. Kjo ishte fitorja e parė e rėndėsishme e shqiptarėve kundėr ushtrive tė fuqishme osmane. Ajo pati jehonė edhe nė vendet e tjera dhe i dha hov luftės antiosmane nė Shqipėri. Fitorja, siē shprehej kronisti bashkėkohės Halkokondili, i solli lavdi tė shkėlqyer organizatorit tė saj, Gjergj Arianitit, qė u bė figura qendrore e jetės politike shqiptare tė viteve 30. Nė veri tė Shqipėrisė, luftėtarėt e Nikollė Dukagjinit ēliruan kėshtjellėn e Dčjės. Ndėrkohė pėrpjekjet e Andrea Topisė pėr tė ēliruar Krujėn nuk dhanė rezultat. Kurse forcat e Depė Zenebishit , qė kishin rrethuar kryeqendrėn e sanxhakut shqiptar, Gjirokastrėn, pėsuan disfatė dhe komandanti i tyre ra rob dhe u var prej turqve.
  Gjatė viteve 30, krahinat pėrgjatė dhe nė afėrsi tė luginės sė Shkumbinit, qė ishin nėn zotėrimin e Arianitėve, u bėnė rajoni kryesor i luftės antiosmane. Emri e fama e Gjergj Arianitit si komandant i talentuar u rrit gjithnjė e mė shumė. Gjatė vitit 1434 Gjergj Arianiti i udhėhoqi shqiptarėt nė dy beteja tė tjera fitimtare: nė shkurt 1434 u shpartalluan forcat e bejlerbeut tė Rumelisė, Sinan Pashės, dhe nė dhjetor u mund ushtria e sanxhakbeut tė Shkupit, Isak Beut. Mė 20 prill 1435 luftėtarėt e Gjergj Arianitit korrėn edhe njė fitore tė re, pas sė cilės sulltan Murati II e ndėrpreu dėrgimin e ushtrive tė tjera kundėr tij. Fitoret e Gjergj Arianitit rritėn besimin dhe vendosmėrinė e shqiptarėve pėr tė mbrojtur lirinė nga njė pushtues shumė i fuqishėm. Ato patėn jehonė tė gjerė nė Europė dhe sidomos te Papati. Mbreti i Hungarisė, Sigismundi, u lidh me drejtuesit e kryengritjeve shqiptare, veēanėrisht me Gjergj Arianitin dhe bashkė arritėn nė marrėveshje qė, duke u mbėshtetur nė viset e ēliruara shqiptare, tė organizohej njė kryengritje e pėrgjithshme nė Ballkan. Pėr kėtė qėllim, mbreti i Hungarisė dėrgoi nė Shqipėri, nė pranverė tė vitit 1435 pretendentin e fronit bullgar, Fruzhinin, dhe pas njė viti, princin pretendent tė fronit osman, Dautin. Por pėrpjekjet pėr organizimin e njė lėvizjeje tė pėrgjithshme antiosmane nuk patėn jehonė nė vendet e tjera tė Ballkanit.


       Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu
 Lidhja shqiptare e Lezhės
   Principata e Kastriotėve

 
Kastriotėt e kanė origjinėn nga Hasi i Kukėsit. Gjyshi i Skėnderbeut, Pal Kastrioti, mund tė jetė larguar nga Hasi dhe tė jetė vendosur si pronar i dy fshatrave nė luginėn e Drinit tė Zi (Sinjės dhe Gardhit tė Poshtėm). Zotėrimet e Kastriotėve filluan tė zgjeroheshin qė nė fund tė shek. XIV nga i biri i Palit, Gjon Kastrioti. Nė dy dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. XV, Principata e Kastriotėve arriti fuqizimin e saj mė tė madh. Ajo siguroi daljen nė detin Adriatik, ku kishte skelėn dhe qendrėn doganore tė Shufadasė nė grykėderdhjen e lumit Mat, dhe pranė saj, kriporet e Shėnkollit. Nė lindje principata shtrihej tė paktėn deri nė rrethinat e Gostivarit dhe kufizohej me zotėrimet e vjehrrit tė Gjonit qė banonte nė krahinėn e Pollogut. Gjon Kastrioti ishte i lidhur edhe me bregdetin e Egjeut ku ndodhej manastiri i Hilandarit, tė cilit ai i dhuroi dy fshatra nga rrethina e Gostivarit dhe i bleu njė kullė. Nė kėtė manastir jetoi si murg njė djalė i tij ku dhe u varros.
  Principata e Kastriotėve nė veri kufizohej me Principatėn e Dukagjinėve dhe nė jug me principatat e Arianitėve dhe tė Tapiajve. Nė Principatėn e Kastriotėve kalonin rrugė tė rėndėsishme qė lidhnin viset qendrore me ato jugore e veriore si dhe viset perėndimore me ato lindore tė vendit; nė tė ishin pėrfshirė njė numėr i konsiderueshėm kėshtjellash dhe qendrash ekonomike si Prizreni, Shufadaja, kriporet e Shėnkollit, kėshtjella e Gurit tė Bardhė, ajo e Stelushit etj.
kalonin rrugė tė rėndėsishme qė lidhnin viset qendrore me ato jugore e veriore si dhe viset perėndimore me ato lindore tė vendit; nė tė ishin pėrfshirė njė numėr i konsiderueshėm kėshtjellash dhe qendrash ekonomike si Prizreni, Shufadaja, kriporet e Shėnkollit, kėshtjella e Gurit tė Bardhė, ajo e Stelushit etj.
  Pozita dhe rėndėsia strategjike e Principatės sė Kastriotėve bėri qė Gjon Kastrioti tė kishte lidhje tė shumta politike e martesore me principatat e tjera shqiptare. Ai hyri nė marrėveshje tė ngushta ekonomike dhe politike edhe me vendet e huaja, aq sa Venediku dhe Raguza nė fund tė viteve 30 tė shek. XV u dhanė Gjonit dhe djemve tė tij privilegje dhe tė drejtėn e qytetarisė.


  Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut (deri mė 1443)

  Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu lindi rreth vitit 1405. Ishte djali mė i vogėl dhe fėmija i parafundit i familjes me shumė fėmijė tė Gjonit e tė Vojsavės, familja e sė cilės banonte nė krahinėn e Pollogut. Ata kishin Gjergj Kastrioti - Skėnderbeukatėr djemė (Stanishin, Reposhin, Kostandinin e Gjergjin) dhe pesė vajza (Marėn, Jellėn, Angjelinėn, Vllajkėn e Mamicėn). Gjergji lindi nė njė kohė kur Principata e Kastriotėve ishte fuqizuar. Kur turqit morėn Krujėn (nė fund tė vitit 1414 ose nė fillim tė vitit 1415), qė ishte nė kufi me Principatėn e Kastriotėve, Gjoni , i cili mė 1410 u kishte dhėnė njė djalė peng turqve (ndoshta Stanishin) u detyrua edhe tani t’u jepte atyre peng djalin e vogėl, Gjergjin.
  Pėr njė periudhė rreth 10-vjeēare, Gjergji vazhdoi shkollėn e iē-ogllanėve tė Edrenesė, ku pėrgjithėsisht futeshin djemtė e sundimtarėve tė porsanėnshtruar e vasalė, pėr t’i pėrgatitur e edukuar me frymėn osmane, si komandantė tė zotė e feudalė tė bindur.
  Natyra e kishte pajisur Gjergj Kastriotin me dhunti tė veēanta, shumė tė ēmuara. Ai ishte shtatlartė e shumė i fuqishėm. Ishte mendjemprehtė dhe mėsoi disa gjuhė tė huaja. Gjatė viteve tė shkollimit Gjergji u dallua nga tė tjerėt. Atij iu vu emri mysliman Skėnder dhe mori pjesė nė fushata tė ndryshme ushtarake nė Ballkan dhe nė Azinė e Vogėl. Luftonte mbi kalė e me kėmbė dhe ishte mjeshtėr i pashoq nė pėrdorimin e shpatės e tė armėve tė tjera. Pasi mbaroi shkollėn e iē-ogllanėve, Skėnderi hyri nė kuadrot ushtarakė dhe mori titullin e beut, duke pėrparuar shpejt nė karrierėn shtetėrore: nga spahi arriti deri nė postin e lartė tė sanxhakbeut.
  Nė mesin e viteve 20 ai u dėrgua nė Shqipėri dhe qėndroi si kuadėr i Perandorisė Osmane deri nė fund tė viteve 30. Si spahi Skėnderbeu pati njė timar tė madh nė zonėn midis Lezhės dhe Rubikut, ku ndodheshin edhe porti i Shufadasė dhe kriporet e Shėnkollit. Nė vitet 1437 - 1438 Skėnderbeut iu dha posti i subashit tė Krujės, kurse me detyrėn e sanxhakbeut tė Sanxhakut Shqiptar ishte i biri i Teodor Muzakės, Jakup Beu.
  Gjatė viteve tė qėndrimit nė Shqipėri, Skėnderbeu ashtu si dhe Jakup Beu, favorizoi elementin shqiptar nė marrėdhėniet me administratėn osmane dhe u kujdes pėr mbarėvajtjen e Principatės sė Kastriotėve. Nė fund tė viteve 30, kur nė Ballkan po fillonin trazirat antiosmane, sulltan Murati II transferoi Jakup Beun dhe Skėnderbeun nga postet e larta qė kishin nė Shqipėri. Emėrimin e tij si sanxhakbej larg Shqipėrisė, ndoshta nė Nikopol tė Bullgarisė, Skėnderbeu nuk mund ta shikonte si njė ,,gradim’’ , por si shprehje tė mosbesimit tė sulltanit ndaj tij dhe ndaj elementit shqiptar qė ishte pėrfshirė nė administratėn e shtetit osman, (aq mė tepėr qė nė atė kohė atij i kishte vdekur i ati dhe dy vėllezėr dhe nė krye tė Principatės duhej tė vihej ai me Stanishin).


  Kryengritja e pėrgjithshme ēlirimtare (nėntor 1443)

  fillim tė viteve 40 tė shek. XV nė Europė po gjallėroheshin shpresat pėr dėbimin e osmanėve nga Ballkani. Nė kėtė drejtim kishte ndikuar pozitivisht vendimi pėr bashkimin e kishės ortodokse me atė katolike, nėn kryesinė e kėsaj
tė fundit, dhe disfata e rėndė qė pėsoi ushtria osmane nė shtator tė vitit 1442 prej trupave tė Mbretėrisė sė Polonisė dhe tė Hungarisė, tė komanduara nga Janosh Huniadi. Pas kėsaj fitoreje, papa Eugjeni IV veproi aktivisht pėr tė nxitur ballkanasit tė ngriheshin kundėr pushtuesve osmanė.
  Nė shtator tė vitit 1443, Gjergj Arianiti filloi veprimet luftarake nė viset qendrore. Kurse mė nė jug forcat e Gjin Zenebishit kaluan nga rrethinat e Sarandės e tė Gjirokastrės nė drejtim tė Kosturit, ku u thyen prej turqve.
  Nė tetor tė vitit 1443 trupat polake e hungareze, tė komanduara nga Janosh Huniadi, pasi kaluan Danubin iu drejtuan viseve verilindore shqiptare dhe, siē shkruante ai, ushtria e tij ,,rritej nga dita nė ditė me shumė bullgarė, shqiptarė, serbė e boshnjakė’’. Beteja u zhvillua mė 3 nėntor 1443 nė afėrsi tė Nishit, ku ishte i pranishėm edhe Skėnderbeu. Shpartallimin e forcave osmane nė kėtė betejė, Skėnderbeu e gjykoi si ēastin mė tė pėrshtatshėm pėr ēlirimin e tokave shqiptare. Pasi grumbulloi rreth vetes disa qindra bashkėluftėtarė, pjesėmarrės nė betejėn e Nishit dhe i shoqėruar nga i nipi, Hamza Kastrioti, Skėnderbeu u nis nė drejtim tė atdheut. Gjatė kthimit u ndal nė Dibėr, mblodhi menjėherė krerėt e vendit dhe u tregoi planin e veprimeve. Shumicėn e bashkėluftėtarėve e nisi qė tė fshiheshin nė rrethinat e Krujės, kurse vetė u paraqit para autoriteteve osmane tė Krujės, sikur ishte riemėruar subash i saj.
  Pasi mori nė dorėzim Krujėn, Skėnderbeu futi natėn nė kėshtjellė bashkėluftėtarėt e fshehur nė rrethinat e saj dhe, nė bashkėpunim me krutanėt, shpartalloi garnizonin osman. Tė nesėrmen, mė 28 nėntor 1443, kur tė gjithė qytetarėt i kishte pushtuar njė gėzim i papėrmbajtur dhe, siē shprehej Barleci, ,,tė gjithė kishin nė gojė lirinė, kudo oshėtinte zėri i ėmbėl i lirisė’’, mbi muret e kėshtjellės sė Krujės u ngrit flamuri i Kastriotėve.
  Lajmi i fitores historike, i ēlirimit tė Krujės, u pėrhap me shpejtėsi dhe u prit me gėzim tė papėrshkrueshėm nė mbarė vendin. Ai i dha hov tė paparė luftės ēlirimtare. Pas Krujės, luftėtarėt e Skėnderbeut ēliruan radhazi kėshtjellat e Petrelės (nė jug tė Tiranės), tė Gurit tė Bardhė nė Mat, tė Stelushit e tė Sfetigradit nė Dibėr etj. Kryengritja e vitit 1443 pėrfshiu vise tė tėra. Si rrjedhojė, nė hapėsirat e Shqipėrisė sė Sipėrme e Qendrore dhe deri te lumenjtė Devoll e Seman u rimėkėmbėn njė numėr principatash e zotėrimesh tė rėndėsishme, si ajo e Dukagjinėve, e Stres-Balshajve, e Zahariajve, e Spanėve, e Dushmanėve, nė veri tė Principatės sė Kastriotėve, dhe nė jug tė saj, Principata e Arianitėve, e Topiajve dhe ajo e Muzakajve.


  Kuvendi i Lezhės dhe formimi i Lidhjes Shqiptare

  Menjėherė pas fitores sė madhe tė vitit 1443 Skėnderbeu filloi takimet me princėr e fisnikė tė tjerė shqiptarė pėr tė gjetur rrugėn e bashkimit, pa tė cilėn nuk mund t’i bėhej ballė fuqisė ushtarake mė tė madhe tė kohės. Pėr kėtė qėllim, mė 2 mars tė vitit 1444, nė Katedralen e Shėnkollit tė qytetit tė Lezhės u mbajt i pari Kuvend Kombėtar i princėrve dhe i fisnikėve shqiptarė tė shek. XV, disa prej tė cilėve kishin udhėhequr kryengritjet e viteve 30. Nė kėtė Kuvend morėn pjesė: Skėnderbeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia (bashkė me dy djemtė e tij), Gjerjgj Stres-Balsha, Nikollė e Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i Riu (dhe disa pjesėtarė tė kėsaj familje), Lekė Zaharia, Pjetėr Spani (bashkė me katėr djemtė e tij), Lekė Dushmani, Stefan Gojēini (Cernojeviēi) etj. Skėnderbeu, si drejtues i Kuvendit, mbajti fjalėn e hapjes, nė tė cilėn theksoi domosdoshmėrinė dhe rėndėsinė e bashkimit tė shqiptarėve.
  Kuvendi vendosi qė bashkimi tė bėhej nė formėn e njė besėlidhjeje, tė njė aleance politike e ushtarake ndėrmjet drejtuesve tė principatave e tė krerėve tė tjerė tė vendit, qė njihet me emrin Lidhja Shqiptare e Lezhės. Si kryetar i saj u zgjodh Skėnderbeu. Vendim tjetėr i rėndėsishėm ishte krijimi i ushtrisė sė pėrbashkėt dhe caktimi i Skėnderbeut si komandant i pėrgjithshėm i saj. Pėr tė pėrballuar shpenzimet e ushtrisė, tė armatimit tė saj etj., Kuvendi vendosi gjithashtu tė krijohej njė arkė e pėrbashkėt qė do tė administrohej nga Skėnderbeu. Tė ardhurat e saj do tė vinin nga kuotat qė do tė jepnin anėtarėt e Lidhjes. Me vendimet e Kuvendit tė Lezhės u bė njė hap i madh e vendimtar drejt bashkimit politik tė vendit dhe krijimit tė njė pushteti qendror tė pėrfaqėsuar nga Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu , tė cilin ai e fuqizoi gjithnjė e mė shumė pėr tė bashkuar sa mė organikisht shqiptarėt e viseve tė lira shqiptare.


   FITORET E LIDHJES SHQIPTARE NĖN UDHĖHEQJEN E SKĖNDERBEUT GJATĖ VITEVE 1444 - 1457
  Fitoret e para ushtarake (1444-1447)

  Ēlirimi i rajoneve tė tėra nė Shqipėrinė e Mesme e Veriore dhe bashkimi i forcave politike shqiptare ishin ngjarje tė rėndėsishme edhe nė plan ndėrkombėtar dhe shkaktuan shqetėsim tė veēantė nė oborrin osman. Sulltan Murati II ngarkoi Ali Pashėn, njė nga komandantėt e tij mė tė shquar, qė tė rivendoste pushtetin osman nė ato rajone. Nė krye tė 25 mijė vetave, Ali Pasha iu drejtua viseve tė lira shqiptare. Skėnderbeu pėrgatiti njė ushtri prej afro 8. mijė kalorėsish e 7. mijė kėmbėsorėsh. Beteja u zhvillua nė verė tė vitit 1444, nė njė fushė tė Dibrės sė Poshtme tė palokalizuar ende, qė konvencionalisht ėshtė cilėsuar si Beteja e Torviollit. Ajo filloi me sulmin e shqiptarėve, tė cilėt luftuan heroikisht dhe arritėn njė fitore tė shkėlqyer. Nė atė betejė, shkruan Barleci, ,,luanėt komanduan luanėt’’. Fitorja e Torviollit pati jehonė tė thellė nė Shqipėri dhe nė vendet e tjera. Ajo pėrforcoi besimin e shqiptarėve tė Skėnderbeu dhe tek ushtria e Lidhjes.
  Nė vjeshtėn e vitit 1445, kundėr Shqipėrisė erdhėn njėra pas tjetrės dy ushtri osmane, tė cilat u shpartalluan nė luginėn e ngushtė tė Mokrės sė Dibrės. Nė vitin 1447 shqiptarėt shpartalluan njė ushtri tjetė osmane nė Oranik tė Dibrės. Kėto fitore ushtarake e rritėn mė tej autoritetin e Skėnderbeut dhe nė rrafsh ndėrkombėtar e bėnė Shqipėrinė njė fuqi antiosmane tė dorės sė parė.


  Konflikti me Venedikun (1447 - 1448)
 
  Venediku ishte njė nga shtetet mė tė fuqishme detare e tregtare nė tėrė pellgun e Mesdheut dhe zotėronte njė numėr qytetesh e qendrash tė rėndėsishme tregtare dhe ekonomike tė Ballkanit e mė gjerė. Edhe pas ēlirimit tė rajoneve tė gjera tė Shqipėrisė Qendrore e Veriore, Venediku pėrpiqej tė shfrytėzonte situatat e krijuara pėr tė forcuar pozitat e veta. Nė shtator tė vitit 1444 mori kėshtjellėn e Dčjės, qendėr e rėndėsishme doganore, duke shfrytėzuar vrasjen e zotit tė saj, Lekė Zaharisė. Ky akt ndikoi nė acarimin e marrėdhėnieve tė shqiptarėve me Venedikun. Nė vjeshtė tė vitit 1447 Skėnderbeu mblodhi Kuvendin e Lidhjes nė tė cilin u vendos pėr fillimin e luftės kundėr Venedikut. Nė nėntor shqiptarėt rrethuan Durrėsin dhe Dčjėn, kurse gjatė pranverės sė vitit 1448, ushtria shqiptare, e drejtuar nga Skėnderbeu dhe Gjergj Arianiti, shpartalloi nė brigjet e Drinit njė ushtri Venedikase, tė komanduar nga Daniel Juriqi, dhe mė pas sulmoi Shkodrėn e Drishtin. Forcat e Skėnderbeut, me tė cilat u bashkuan shumė shqiptarė tė zotėrimeve venedikase, kaluan lumin e Bunės dhe iu drejtuan Tivarit.
  Nėn nxitjen dhe kėrkesėn e Venedikut, sulltan Murati II u nis nė drejtim tė viseve tė lira shqiptare dhe me njė ushtri tė fuqishme rrethoi Sfetigradin. Nė kėto rrethana, Skėnderbeu u largua nga zotėrimet e Venedikut dhe me pjesėn kryesore tė ushtrisė u nis nė drejtim tė Sfetigradit. Luftimet kėtu u zhvilluan gjatė muajve qershor - gusht 1448. Pasi turqit zbuluan e prishėn kanalin e furnizimit me ujė tė kėshtjellės sė Sfetigradit, etja i detyroi mbrojtėsit e saj tė dorėzoheshin. Sulltani i ndėrpreu veprimet ushtarake tė mėtejshme kundėr shqiptarėve, sepse duhej tė pėrballonte ushtrinė e Janosh Huniadit. Ky po pėrgatitej tė marshonte nė thellėsi tė zotėrimeve osmane pėr t’u bashkuar me rreth 20 mijė luftėtarė tė Skėnderbeut dhe pėr tė zhvilluar njė betejė tė pėrbashkėt kundėr ushtrive osmane. Nė kėtė kuadėr, Lidhja Shqiptare ndėrpreu luftėn me Venedikun dhe mė 4 tetor 1448 u nėnshkrua traktati i paqes. Nė bazė tė tij Dčja i mbetej Venedikut, i cili do t’i paguante ēdo vit Skėnderbeut 1 400 dukate, do t’u krijonte lehtėsira doganore disa fisnikėve shqiptarė etj. Me gjithė pėrgatitjet qė bėnė, shqiptarėt nuk arritėn tė merrnin pjesė nė betejėn e zhvilluar mė 18 tetor 1448 nė afėrsi tė Prishtinės, tė cilėn Huniadi e humbi.


  Mbrojtja e Krujės gjatė rrethimit tė parė (korrik - tetor 1450)

  Gjatė vitit 1450 sulltani bėri pėrgatitje intensive pėr organizimin e njė fushate ushtarake shumė mė tė fuqishme se ajo e vitit 1448. Nė fund tė korrikut tė vitit 1450 njė ushtri e fuqishme prej 100 mijė vetash, e drejtuar nga sulltan Murati II, tė cilin e shoqėronte edhe i biri 18 - vjeēar, sulltani i ardhshėm Mehmeti II, vėrshoi nė viset e lira shqiptare ,,duke i vėnė zjarrin ēdo gjėje qė takonte’’. Gjatė kalimit nėpėr luginėn e Shkumbinit, ushtria osmane u ndodh nėn goditjen e luftėtarėve tė Gjergj Arianitit, megjithatė ajo arriti ta vendoste kampin e vet nė fushėn pranė Krujės.
  Mbrojtėsit e Krujės, tė komanduar nga Vrana Konti, refuzuan me pėrbuzje ofertat e sulltan Muratit II pėr dorėzimin e kėshtjellės. Pranė saj osmanėt derdhėn topa tė fuqishėm dhe me predhat e tyre prej guri rrahėn muret e kėshtjellės, njė pjesė e tė cilave u dėmtua. Pas bombardimit, osmanėt u vėrsulėn drejt mureve tė dėmtuara, por ndeshėn nė heroizmin e mbrojtėsve tė Krujės, tė cilėt shkruan njė epope tė lavdishme.
  Ushtria shqiptare, qė vepronte jashtė kėshtjellės nėn komandėn e Skėnderbeut, i sulmonte pareshtur dhe befasisht trupat armike njėkohėsisht nga drejtime tė ndryshme, ditėn e natėn, gjė qė i shkaktoi amikut mijėra e mijėra tė vrarė dhe vėshtirėsi tė shumta furnizimi me ushqime e me mallra tė tjera. Pasi i humbi shpresat pėr mposhtjen e qėndresės shqiptare, sulltan Murati II kėrkoi tė arrinte njė marrėveshje paqeje me Skėnderbeun, tė cilėn ky e refuzoi. Nė mesin e tetorit 1450, sulltan Murati II hoqi dorė nga rrethimi i Krujės dhe pas disa muajsh vdiq. Mbrojtja heroike e Krujės mė 1450 ishte njė nga fitoret mė tė shkėlqyera tė shqiptarėve. Jehona e saj qe shumė e madhe, si nė Shqipėri, ashtu edhe nė vendet e tjera europiane. Pėr kėtė fitore, heroi shqiptar mori pėrgėzime nga vende tė ndryshme dhe personalitete tė shquara tė kohės.


  Pėrpjekjet pėr ēlirimin e viseve jugore. Fitorja e Ujit tė Bardhė (1457)

  Pas vdekjes sė Muratit II nė fronin osman hypi i biri i tij, Mehmeti II (1451-1481), i cili nuk do tė vononte tė dėrgonte forcat e tij kundėr viseve tė lira shqiptare. Kėshtu, mė 1452, njė ushtri osmane prej 12 mijė vetash iu drejtua kėshtjellės sė Modricės, nė brigjet e Drinit tė Zi, tė cilėn Skėnderbeu sapo e kishte ngritur. Kur trupat osmane po i ngjiteshin kodrės pėr nė kėshtjellėn e Modricės, u sulmuan nga lart poshtė nga shqiptarėt, dhe shumica u vranė e ranė robėr sė bashku me komandantin e tyre, Hamza Beun. Pas disa muajsh sulltani nisi njė ushtri tjetėr. Pėr shpartallimin e saj Skėnderbeu i kaloi luftėtarėt e vet nė thellėsi tė viseve tė pushtuara, e sulmoi atė natėn e nė disa drejtime nė fushėn e Pollogut dhe vrau edhe komandantin e saj, Debrenė. Skėnderbeu ishte i vetėdijshėm pėr domosdoshmėrinė e ēlirimit tė viseve shqiptare edne tė pushtuara si dhe tė rajoneve tė tjera tė Ballkanit, si rruga e vetme pėr tė shpėtuar nga sulmet e pandėrprera tė ushtrisė osmane. Kėtij qėllimi i shėrbyen edhe lidhjet e ngushta qė ai krijoi me vendet e tjera. Nė verė tė vitit 1455 erdhėn nė Shqipėri 500 ushtarė napolitanė pėr tė ndihmuar shqiptarėt nė luftė pėr ēlirimin e kėshtjellės sė Beratit.
  Kur trupat osmane ishin tė zėna me pushtimin e Kosovės, nė verė tė vitit 1455 shqiptarėt rrethuan Beratin. Pėr shkak tė pakujdesisė sė Muzakė Topisė (qė ishte martuar me motrėn e vogėl tė Skėnderbeut, Mamicėn), mė 26 korrik 1455 nga njė sulm i befasishėm i njė ushtrie osmane prej 30 mijė vetash u vranė tė 5 mijė luftėtarėt e tij. Kurse 7 mijė luftėtarė tjerė shqiptarė, sė bashku me Skėnderbeun e Gjergj Arianitin qė ishin nė rrethinat e Beratit, rendėn tė ndihmonin vėllezėrit e tyre, por u gjendėn tė rrethuar. Ata shpėtuan vetėm nė saje tė heroizmit tė Skėnderbeut. Kjo ngjarje pati rrjedhoja nė jetėn politike tė vendit. Te disa fisnikė shqiptarė, duke pėrfshirė kėtu edhe bashkėpunėtorė tė ngushtė tė Skėnderbeut, si Moisi Arianiti (Golemi) e Hamza Kastrioti, u trondit besimi nė luftėn kundėr ushtrive osmane, aq sa ata kaluan nė anėn e armikut dhe bashkėpunuan me tė.
  Nė pranverė tė vitit 1456, Skėnderbeu shpartalloi njė ushtri osmane tė komanduar nga Moisi Arianiti nė fushėn e Oranikut tė Dibrės. Pas kėsaj, i penduar pėr aktin e tij, Moisiu luftoi besnikėrisht pėrkrah Skėnderbeut deri nė vdekje. Por edhe mė e rėndėsishme ishte fitorja e vitit 1457 nė Ujėbardhė. Njė ushtri e fuqishme osmane prej 80 mijė vetash erdhi nė tokat e lira shqiptare nė korrik tė vitit 1457. Ajo komandohej nga Isa Bej Evrenozi dhe Hamza Kastrioti. Si zakonisht, Skėnderbeu me luftėtarėt e vet zuri shtigjet nė ballin lindor, nga pritej afrimi i ushtrisė osmane. Pas disa ndeshjeve tė parėndėsishme me tė, ai e shpėrndau pjesėn mė tė madhe tė ushtrisė dhe u tėrhoq sikur u shpartallua. Kjo manovėr e Skėnderbeut pati sukses tė plotė. Trupat osmane i ranė kryq e tėrthor vendit pa rėnė nė gjurmė tė luftėtarėve shqiptarė. Kur ushtria osmane e mashtruar plotėsisht rrinte e shkujdesur si fitimtare nė fushėn e Ujit tė Bardhė pranė Mamurrasit, Skėnderbeu i grumbulloi fshehurazi luftėtarėt shqiptarė dhe mė 2 shtator 1457 e goditi atė befasisht nė disa drejtime. Tė ndodhur nė gjumin e mesditės, pa armė e me kuaj tė pashaluar, trupat osmane pėsuan njė disfatė tė plotė. Shumica e tyre u vranė dhe ranė robėr nė duart e shqiptarėve. Fitorja nė betejėn e Ujit tė Bardhė pati nė Shqipėri rrjedhoja tė shumanshme politike dhe ushtarake. Ajo ishte njė goditje vendimtare ndaj lėkundjeve qė u shfaqėn nė gjirin e disa fisnikėve shqiptarė dhe ndikoi sė tepėrmi nė rritjen e autoritetit tė Skėnderbeut e nė forcimin e pushtetit tė tij nė tė gjitha viset e lira shqiptare.


  MARRĖDHĖNIET E SKĖNDERBEUT ME EUROPĖN

  Marrėdhėniet me vendet e Europės Juglindore

  Lufta heroike dhe e suksesshme e shqiptarėve kundėr forcave osmane bėri qė ata tė vlerėsoheshin nga shtetet e huaja si njė fuqi e rėndėsishme e dorės sė parė dhe i vuri shqiptarėt nė ballė tė pėrpjekjeve pėr dėbimin e osmanėve nga viset e pushtuara tė Europės. Lufta kundėr tė njėjtit agresor, Perandorisė Osmane, i ofroi dhe i bėri aleatė tė natyrshėm vendet e Europės Juglindore. Si rrjedhim, me kohė u vendosėn lidhje ndėrmjet shteteve, principatave e zotėrimeve tė kėsaj pjese tė Europės. Nė kėtė kuadėr dalloheshin marrėdhėniet e shqiptarėve me Hungarinė.
  Deri nė vitin 1456, kur vdiq Janosh Huniadi, Hungaria luftonte kundėr pushtuesve osmanė dhe ishte kėshtu aleati mė i rėndėsishėm i shqiptarėve. Duke goditur secila palė nė sektorin e vet tė njėjtin armik, lehtėsonin barrėn e njėra-tjetrės. Bashkėpunimin ushtarak ndėrmjet tyre Skėnderbeu dhe Huniadi u pėrpoqėn ta shtrinin deri nė organizimin e fushatave ushtarake tė pėrbashkėta. Mė 1448 dhe 1456 Skėnderbeu u pėrgatit tė merrte pjesė pėrkrah Janosh Huniadit nė betejat qė ai zhvilloi me turqit nė Kosovė dhe nė Beograd. Por ushtria shqiptare nuk arriti tė merrte pjesė nė kėto beteja pėr shkak tė pengesave qė vinin nga largėsitė e mėdha midis vendeve tė tyre dhe tė qėndrimeve armiqėsore tė sundimtarėve serbė tė atyre anėve.
  Marrėdhėniet e Skėnderbeut me sundimtarėt sllavė, si me Gjergj Brankoviēin, nė zotėrimet e tė cilit pėrfshihej nė atė kohė pjesa mė e madhe e Kosovės, dhe me princin Stefan tė Bosnjės, nuk arritėn shkallėn e bashkėpunimit, sepse ata ishin tė pavendosur dhe iu nėnshtruan osmanėve si vasalė.
  Lidhjet tradicionale dhe tė vazhdueshme, kryesisht ekonomike-tregtare, shqiptarėt i kishin me qytetin e Raguzės (Dubrovnikun), qė ishte nėn sovranitetin e Hungarisė. Raguza i dha njė mbėshtetje tė gjerė morale luftės heroike tė shqiptarėve si dhe njė ndihmė modeste ekonomike-financiare. Kurse nė aspektin ushtarak, ajo i ruhej konfrontimit me turqit, ndaj tė cilėve paguante njė tribut vjetor. Lufta fitimtare e shqiptarėve nėn udhėheqjen e Skėnderbeut ushtroi ndikim tė fuqishėm nė tė gjitha rajonet e Ballkanit dhe i nxiti ato tė lidheshin me Shqipėrinė. Nė vitet 60 Skėnderbeu ishte lidhur me despotin e Artės, peshkopin e Ohrit etj.


  Lidhjet e Skėnderbeut me shtetet italiane

  Lufta e shqiptarėve nėn udhėheqjen e Skėnderbeut vlerėsohej nė Europė si njė barrierė e fuqishme qė pengonte kalimin e ushtrive osmane nė drejtim tė Italisė. I vetėdijshėm pėr kėtė ishte edhe vetė heroi shqiptar, i cili nė tetor tė vitit 1460 i shkruante njė princi italian : ,,Nė qoftė se unė do tė thyhesha, Italia do ta ndiente dhe si rrjedhim, ai zotėrim qė ju thoni se ėshtė i juaji, do tė ishte i turqve’'.
 
Prapa Te faqja e dytė