Epoka e Skėnderbeut 03

  ORGANIZIMI ADMINISTRATIV OSMAN NĖ SHQIPĖRI

  Organizimin mė tė hershėm administrativ tė Shqipėrisė, tė bėrė nga pushtuesit osmanė, e njohim nėpėrmjet regjistrimit tė vitit 1431 - 1432 dhe vetėm pėr njė pjesė tė viseve shqiptare. Sipas kėtij regjistrimi osman, u formua Sanxhaku shqiptar me kryeqendėr Gjirokastrėn. Sanxhaku ishte njėsi feudale-administrative mė vete, qė varej drejtpėrsėdrejti nga administrata qendrore e Perandorisė. Nė krye tė sanxhakut ishte sanxhakbeu, komandant i ushtrisė sė sanxhakut. Pranė tij ishte kadiu, i cili kryente funksionet administrative civile, gjyqėsore e fetare. Sanxhaku ishte i ndarė nė njėsi mė tė vogla, nė vilajete (qė mė pas u quajtėn kaza) dhe kėto, nė disa raste, nė njėsi edhe mė tė vogla, nė nahije. Nė krye tė vilajetit ishte subashi, komandant ushtarak i ushtrisė sė vilajetit, dhe pranė tij ishte kadiu.
  Nga tė dhėnat e regjistrit tė vitit 1431-1432 (i cili nuk ėshtė i plotė, prandaj edhe kryeqendra e sanxhakut del nė zonėn mė jugore tė tij dhe kjo presupozon se edhe vise tė tjera shqiptare mė nė jug duhet tė ishin pėrfshirė nė tė) del se Sanxhaku Shqiptar pėrfshinte Ēamėrinė dhe vise tė tjera deri nė brigjet e lumit Mat. Vilajetet e tij ishin: 1.Vilajeti i Gjirokastrės; 2.i Kėlcyrės; 3.i Kaninės; 4. i Beratit; 5. i Tomoricės; 6. i Skraparit; 7. i Pavėl Kurtikut (viset qė shtriheshin kryesisht nė tė djathtė tė rrjedhės sė mesme e tė poshtme tė lumit Shkumbin); 8. i Ēartallozit (viset qė shtriheshin nė tė majtė tė rrjedhės sė lumit Shkumbin deri te lumi i Devollit); 9. i Krujės; 10. i Pėrmetit dhe 11. Vilajeti i Korēės.
  Vilajetet ishin tė ndara nė prona feudale ushtarake, nė timare, qė formoheshin nga shumė fshatra, nga njė fshat ose nga njė pjesė tė njė fshati. Sipas madhėsisė qė kishin, kėto prona emėrtoheshin timare, ziamete dhe hase. Feudali qė zotėronte timarin quhej spahi ose timarli. Ai qė mbante kėtė pronė me kusht qė tė shkonte vetė nė luftė si kalorės dhe kur prona ishte e madhe, nė varėsi tė saj, duhej tė merrte njė numėr tė caktuar ushtarėsh xhebelij. Kur nuk shkonte nė luftė, spahiu e humbiste timarin dhe kur dallohej nė tė, ai mund tė merrte njė timar mė tė madh. Toka konsiderohej pronė e shtetit (mirie), prandaj spahiu nuk mund ta shiste e ta blinte timarin dhe as ta trashėgonte. Kurse fshatari, me lejen e spahiut, mund ta shiste tokėn duke i dhėnė spahiut taksėn e tapisė. Fshatari i paguante spahiut tė dhjetėn (yshyri) pėr ēdo prodhim tė tokės e veprimtari tjetėr ekonomike. Krahas sė dhjetės, fshatari paguante taksėn pėr familje (ispenxha) dhe gjobat e ndryshme (nijabeti). Kurse ndaj shtetit paguhej nga tė gjithė banorėt detyrimi pėr Kėshillin e Lartė tė Shtetit (avarizi divan), taksa e bagėtive (xhelepi) dhe vetėm tė krishterėt paguanin taksėn e nėnshtrimit (xhizjen).


  USHTRIA OSMANE

  Nė kohėn e sulltan Osmanit (1282-1326) u krijua ushtria e spahinjve (kalorėsve), e pėrbėrė prej klasės feudale osmane. Pasardhėsi i tij, sulltan Orhani (1326-1360), krijoi korpusin e jeniēerėve (ushtri e re), tė pėrbėrė nga ushtarė tė stėrvitur qė nė vegjėli me artin ushtarak nė shkolla tė veēanta dhe tė edukuar me frymėn e luftėtarėve pushtues. Krahas tyre ishin edhe repartet e akėnxhijve (sulmuesve) qė grumbulloheshin kur kishte luftė pėr pushtime tė reja. Ata pasuroheshin duke grabitur pasuri dhe njerėz (fėmijė e tė rritur) qė i shisnin pastaj nėpėr tregjet e veēanta tė Perandorisė Osmane.

  GJON MUZAKA PĖR BETEJĖN E FUSHĖ KOSOVĖS (1389)
  (Nga vepra e tij ,Gjinealogji e familjes Muzaka’’ 1510)
   ,,...E pastaj Murati iu turr Serbisė e Bullgarisė, por Llazari, despoti i Serbisė, Markoja, mbreti i Bullgarisė, Teodor Muzaka, pinjolli i dytė i shtėpisė sonė, e bashkė me tė sundimtarė tė tjerė tė Shqipėrisė, u ndeshėn me turqit. Aty u thyen tė krishterėt e mbeti i vrarė edhe Teodori ynė, qė kishte sjellė me vete njė ushtri tė madhe me shqiptarė. Po aty u zu rob Llazari i Serbisė qė mė vonė turqit e vranė. Paskėtaj filluan luftėrat e paprera tė turqve nė Shqipėri, nė tė cilat humbėn jetėn aq shumė bujarė e luftėtarė trima’’.

  Pjesė nga fjala e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut mė 28 Nėntor 1443, mbajtur para banorėve tė Krujės (sipas M. Barlecit, ,,Historia e Skėnderbeut’’)
  ,, ... Lirinė nuk ua solla unė, por e gjeta kėtu! Sapo mė shkeli kėmba truallin tuaj, sapo dėgjuat emrin tim, m’u derdhėt me vrap tė gjithė, mė dualėt pėrpara kush e kush mė parė, sikur tė kishit dėgjuar se u ngritėn nga varret etėrit, vėllezėrit, bijtė tuaj, sikur tė kishin zbritur kėtu gjithė perėnditė ... Armėt nuk ua solla unė, por ju gjeta tė armatosur! Lirinė e pashė se e keni kudo, nė krahėror, nė ballė, nė shpatat e nė ushtat’’.

  Ushtria shqiptare dhe arti i saj ushtarak

  Nė Kuvendin e Lezhės u vendos qė me ndihmesėn e pjesėmarrėsve tė tij tė krijohej njė ushtri e pėrbashkėt. Bėrthamėn kryesore tė saj e formuan luftėtarėt qė i mobilizonte vetė Skėnderbeu, i cili ishte komandant i pėrgjithshėm i ushtrisė. Nė fillim forcat e Lidhjes Shqiptare kishun karakter federal, sepse princat shqiptarė mbanin njė numėr tė ndjeshėm forcash ushtarake jashtė ushtrisė sė pėrbashkėt.
  Ushtria shqiptare pėrbėhej nga trupat e pėrhershme dhe nga luftėtarėt qė mobilizoheshin vetėm gjatė kohės sė luftės.Trupat e pėrhershme ishin ndarė nė dy pjesė kryesore. Njėra pėrbėhej prej 2 - 3 mijė kalorėsve tė armatosur lehtė,tė cilėt i stėrviste Skėnderbeu dhe shėrbenin si gardė personale e tij. Pjesa tjetėr ruante kėshtjellat e vendit dhe brezin kufitar nė viset lindore. Masėn kryesore tė ushtrisė shqiptare e formonin luftėtarėt qė mobilizoheshin gjatė kohės sė luftės, sipas parimit ,,burrė pėr shtėpi’’. Kur rreziku ishte i madh, mobilizoheshin tė gjithė banorėt qė mund tė luftonin.Nė rast mobilizimi tė pėrgjithshėm , forcat ushtarake shqiptare arrinin nga 20-30 mijė luftėtarė, duke formuar njė ushtri tė madhe pėr kohėn. Komanda e ushtrisė ishte nė dorėn e Skėnderbeut, qė ishte komandant i pėrgjithshėm. Pėr t’u konsultuar gjatė veprimeve ushtarake, pranė tij qėndronte Kėshilli i luftės, i pėrbėrė nga komandantėt mė tė shquar, tė cilėt zakonisht dilnin nga radhėt e fisnikėve. Nė plan strategjik, si detyrė e dorės sė parė pėr forcat ushtarake ishte moslejimi i trupave osmane qė tė futeshin nė brendėsi tė viseve tė lira pėr tė grabitur e shkatėrruar vendin. Kėtij qėllimi i shėrbente sistemi mbrojtės i brezit kufitar, tė cilit iu kushtua kujdes i veēantė. Kur trupat osmane arrinin tė futeshin nė thellėsi tė vendit dhe rrethonin Krujėn, Skėnderbeu i organizonte veprimet luftarake nė mėnyrė tė tillė qė pesha kryesore e veprimeve luftarake tė binte jo mbi mbrojtėsit e kėshtjellės, por mbi luftėtarėt qė vepronin jashtė saj, me tė cilėt qėndronte vetė heroi. Variantet taktike qė pėrdorte Skėnderbeu pėr tė shpartalluar ushtritė armike ishin tė larmishme e mbėshteteshin nė bashkėrendimin e mbrojtjes me sulmin, e mėsymjes sė ushtrisė sė rregullt me goditjen e ēetave, e ndeshjeve ballore me ato tė pusive, duke futur nė pėrdorim si kėmbėsorinė, ashtu edhe kalorėsinė e armatosur lehtė. Vėmendje Skėnderbeu i kushtoi edhe prerjes sė rrugėve tė furnizimit tė ushtrisė armike, duke sulmuar karvanet e furnizimit tė saj me ushqime e sende tė tjera tė nevojshme. Ai i kushtoi kujdes edhe organizimit tė zbulimit pėr sigurimin e tė dhėnave me karakter strategjik, operativ e taktitk qė kishin tė bėnin me kohėn e ardhjes sė ushtrive armike, madhėsinė, organizimin, lėvizjen, veprimet luftarake tė tyre etj. Zbuluesit i paraprinin ushtrisė shqiptare, kur ajo futej nė viset e pushtuara, dhe ata gjendeshin kudo, nė krahinat fqinje e deri nė qendėr tė Perandorisė Osmane.


   Beteja e Torviollit (29 qershor 1444)

   I vetmi burim qė jep tė dhėna pėr kėtė betejė ėshtė Marin Barleci. Ai tregon se beteja u zhvillua nė njė fushė tė Dibrės sė poshtme. Historianėt e mėvonshėm e kanė emėrtuar atė si ,,Beteja e Torviollit’’ dhe si datė tė saj kanė vėnė 29 qershorin e vitit 1444.Sipas Barlecit, ushtria osmane e Ali Pashės numėronte 25 mijė ushtarė, kurse ushtria shqiptare kishte 8 mijė kalorės dhe 7 mijė kėmbėsorė. Beteja u zhvillua nė formacion tė rregullt luftimi. Skėnderbeu e vendosi ushtrinė shqiptare nė fushė tė hapur, nė formė harku, tė ndarė nė tri grupime. Nė radhėn e parė tė ēdo grupimi vendosi kalorėsinė dhe pas tyre kėmbėsorinė. Pėr tė drejtuar zhvillimin e betejės, ai qėndronte me luftėtarėt e grupimit tė qendrės. Forcat e grupimit tė djathtė i komandonte Moisi Arianiti, kurse ata tė grupimit tė majtė Tanush Topia. Pas trupave tė qendrės ishin vendosur edhe dy grupime luftėtarėsh nėn drejtimin e Ajdin Muzakės dhe tė Vrana Kontit.Beteja filloi me sulmin e luftėtarėve shqiptarė tė dy grupimeve anėsore, tė cilėt u pėrpoqėn ta ndanin ushtrinė osmane nė dy pjesė, nė kohėn kur forcat e grupimit tė qendrės, me Skėnderbeun nė krye, sulmonin trupat e Ali Pashės. Kur armiku ende nuk i kishte hedhur nė betejė tė gjitha forcat, u sulmua nga pas prej luftėtarėve tė Gjin Muzakės e tė Hamza Kastriotit, tė fshehur nė pyjet aty pranė.E goditur nga tė gjitha anėt, sė fundi edhe nga forcat e freskėta shqiptare tė rezervės tė komanduara nga Vrana Konti, ushtria e Ali Pashės u shpėrnda plotėsisht. Osmanėt lanė nė fushėn e betejės me mijėra tė vrarė e robėr.

  PĖRGĖZIME PĖR MBROJTJEN E KRUJĖS MĖ 1450

  ,,Nuk gjejmė fjalė tė mjaftueshme pėr tė lavdėruar ose pėr tė admiruar madhėshtinė e pabesueshme tė shpirtit tuaj, urtėsinė dhe burrėrinė tuaj tė pashoqe... Ju qėndruat me forca tė pakta kundėr njė armiku tė panumėrt turqish ... Qofshi pasqyrė e shembull pėr tė gjithė princat, pėr tė gjithė popujt!’’
  Pjesė nga njė letėr e Senatit tė Raguzės drejtuar Skėnderbeut

  SHTETI I SKĖNDERBEUT

  Kėrcėnimi i vazhdueshėm osman ndikoi qė nė procesin e formimit tė njė shteti tė vetėm shqiptar nė tė gjitha viset e lira (qė shtriheshin nga rrjedhja e lumenjve Devoll e Seman nė jug, deri nė Malėsinė e Dukagjinit nė veri, e nga brigjet e detit Adriatik nė perėndim deri pėrtej Drinit tė Zi nė lindje) tė veproningjithnjė e mė shumė faktorėt e mirėkuptimit dhe tė interesit tė pėrbashkėt. Nė kėtė drejtim ndikonin pozitivisht lidhjet martesore ndėrmjet familjeve fisnike, dukuri kjo mjaft e njohur nė shoqėrinė feudale. Martesa tė tilla me karakter politik ishin bėrė qė nė kohėn e Gjon Kastriotit, i cili vetė ishte i martuar me Vojsavėn, familja e sė cilės jetonte nė viset lindore shqiptare, nė krahinėn e Pollogut. Po kėshtu, motrat e Skėnderbeut u martuan me familjet mė tė fuqishme shqiptare tė kohės : Mara me Stefan Gojēinin (Cernojeviēin) e Zetės, Vllajka me Gjon Muzakėn, Angjelina me vėllanė e Gjergj Arianitit, Vlendan Arianiti, dhe Jella me Pal Stres-Balshėn. Skėnderbeu, nga ana e tij, bėri lidhje tė tjera martesore. Vetė u martua me Donikėn, vajzėn e Gjergj Arianitit, kurse tė motrėn, Mamicėn, e martoi me Muzak Topinė. Shteti shqiptar i Skėnderbeut personifikonte bashkimin e familjeve tė mėdha shqiptare, jo vetėm nėpėrmjet lidhjeve martesore, por edhe nėpėrmjet simboleve shtetėrore, qė lidheshin me ta dhe me traditėn e lashtė kombėtare. Kėshtu, krahas evokimit tė lavdisė sė epirotėve(sinonim i emrit arbėr), Skėnderbeu pėrdori simbolin e njohur tė Pirros sė Epirit, pėrkrenaren e zbukuruar me njė kokė dhije, kurse nė vulėn zyrtare tė heroit shqiptar dhe nė stemėn e Kastriotėve, u pėrdorėn si simbole shqiponja dykrenare, qė e kishin Muzakajt, dhe ylli me gjashtė cepa, qė e kishte Principata e Balshajve. Nėpėrmjet kėtyre simboleve shprehej uniteti i viseve tė lira shqiptare nga jugu (shqiponja dykrenare e Muzakajve) deri nė veri (ylli gjashtėcepash i Balshajve) dhe duke pėrdorur flamurin e Perandorisė Bizantine (fushėn e kuqe me shqiponjėn e zezė dykrenare nė mes), tregohej se pas pushtimit tė Kostandinopojės prej turqve mė 1453, shqiptarėt ishin forca kryesore antiosmane nė Ballkan, qė dikur ishin pėrfshirė nė Perandorinė Bizantine.

  Nga letra e Skėnderbeut e 31 tetorit 1460 dėrguar princit tė Tarentit, Johanes Antonius de Ursinis
  ,,Fort i kthjellti princ e zot i nderuar,
  Mora letrėn e zotit Tuaj e cila mė ēuditi mė fort se sa do mė hidhėronte, duke parė mėnyrėn me tė cilėn ju shkruani. Dhe mė sė pari thoni, qė kur keni marrė lajmin se ne i paskemi dėrguar fjalė fort tė kthjelltit Madhėri, mbretit Ferrant (Ferdinand) se po tė na dėrgonte galera ne do tė kishim ngarkuar nė to njerėz qė tė shkonin pėr t’i dhėnė zjarr Brindizit edhe pėr tė plaēkitur vendin tuaj, nuk paskeni mundur ta besoni, mbasi mė njihni pėr tė urtė e tė matur ... Kur morėm vesh se ju kishit ngritur krye kundėr Madhėrisė sė tij,i ēuam fjalė qė tė na dėrgonte nė kėto anė galera dhe anije tė tjera pėr tė marrė njerėz, kėmbėsorė e kalorės, sepse aq sa tė donte do t’i kishim dėrguar pėr shėrbim tė Madhėrisė sė tij. Po ta kishte bėrė kėtė dhe tė na kishte besuar, ne mbase Brindisin nuk do ta kishim djegur, por vendet qė u rebeluan nė Pulje nuk do tė kishin ngritur krye. Ju, nė atė rast do ta kishit patur tė vėshtirė tė mbronit gjėnė tuaj dhe jo mė tė mendonit qė tė shtinit nė dorė shtetin e Madhėrisė sė tij, i cili ėshtė zot i juaj e si zot duhet ta njhni sepse jeni betuar ... Nė qoftė se unė do tė thyhesha, Italia do ta ndjente dhe, si rrjedhim, ai zotėrim qė ju thoni se ėshtė i juaji, do tė ishte i turqve ... Por a e mbani mend sa e madhe ishte fuqia e sulltanit sa nuk ėshtė as e juaja as e zotėrisė qė pėrkrahni dhe, kur mė pat mbetur vetėm qyteti i Krujės, dhe kur u gjeta aty i rrethuar unė e mbrojta kundėr gjithė asaj fuqie dhe e mbajta gjersa turqit, me dėm e me turp u hoqėn, dhe unė nė njė kohė tė shkurtėr e me pak veta, shtiva prapė nė dorė atė qė shumė armiq e nė shumė kohė kishin fituar. Kėshtu, qė aq mė tepėr duhet shpresuar pėr pėrtėritjen e shtetit tė mbretit Ferrant, i cili, edhe vetėm Napolin tė ketė, tė jeni tė sigurtė se do tė dalė ngadhnjimtar. Dhe mbase thoni se me shqiptarėt unė nuk do tė mundem ta ndihmoj, as ta mbroj, as t’i dėmtoj armiqtė e tij tė fuqishėm, po ju pėrgjigjem: ka ndryshuar puna, e nėse kronikat tona nuk gėnjejnė, ne quhemi epirotė, dhe duhet tė kini nė dijeni se nė kohė tė tjera paraardhėsit tanė kaluan nė vendin qė ju mbani sot dhe patėn luftime tė mėdha me romakėt, dhe ne e dimė se mė tė shumtėn e herėve u ndanė me nder se sa me turp. Unė do tė pėrdor tė gjitha fuqitė me cilėsitė e mija si edhe me tė gjithė miqtė e tė besėlidhurit qė kam, pėr tė ndihmuar e pėr ti dhėnė dorė zotit tim, mbretit Ferrant, dhe po munda ta kryej detyrėn time pėr nderin tim, do tė mėsoj atė qė duhet tė mėsoj. Kur ju mė nxitni t’i tėrheq njerėzit e mij e mė thoni se po pata dėshirė tė luftoj, ja ku i kam turqit, me tė cilėt mund tė korr lavdi e nder mė tė madh, po ju pėrgjigjem: unė prej jush nuk dua nxitje, as kėshilla; njerėzit tanė nuk i kemi dėrguar qė tė kthehen kaq shpejt, por qė t’i shėrbejnė mbretit Ferrant gjersa tė kenė bashkuar Mbretėrinė e tij. Dhe janė nga ata burra qė, po tė jetė nevoja, vullnetarisht pėrballojnė vdekjen nė shėrbim tė Madhėrisė sė Tij. Por ata qė kemi dėrguar s’janė hiē gjė kundrej atyre qė kemi vullnetin tė dėrgojmė, nėse i pėlqen Madhėrisė sė Tij, e po qe nevoja do tė vij unė personalisht me aq njerėz sa jo vetėm me ndihmėn e Zotit besojmė se do ta shtiejmė nė dorė Puljen, por do tė mjaftonin ta popullonim tė gjithė mbasi ėshtė e shpopulluar...’’


  KRONISTĖ DHE HISTORIANĖ BASHKĖKOHĖS MBI LUFTĖN DHE HEROIZMIN E SHQIPTARĖVE GJATĖ RRETHIMIT TĖ KRUJĖS (1466 - 1467)
  ,, Skėnderbeu me forca dhe me ushtri tė fuqishme e sulmonte ēdo ditė ushtrinė e Mehmetit dhe nuk i linte pėr asnjė ēast tė qetė... lėshohej pa pushim mbi tė si njė pėrrua qė zbret nga malet pas shirave tė mėdha dhe pėrmbytėse dhe qė rrėmben ēdo gjė me vete, poashtu edhe Skėnderbeu lėshohej pa pushim herė nga njėra anė, herė nga ana tjetėr, e trondiste atė kudo, i shkaktonte armikut vrasje, dėme dhe humbje shumė tė mėdha’’.
  Marin Barleci

  ,, Shqiptarė janė nga natyra trima e guximtarė sa nuk ka tė jetė mė. Nė sulm e nė qėndresė janė shumė tė rrėmbyeshėm e tė patundshėm. Shigjetat e vuajtjeve e tė fatkeqėsive ata i presin me kraharorėt e tyre tė hapur dhe nuk e vėnė kurrė pėrpara armikut mburojėn e dobėsive e tė pėruljes’’.
  Idriz Bitlisi,
historian osman

  ,,Luftėtari mė i dobėt i shqiptarėve ėshtė nga mė trimat e fushės sė luftės, tamam sikur tė ishte kalorės i hipur mbi kalin legjendar. Ai nuk ka as kalė, as mjet lufte, por ka nė vend tė kuajve shtiza qė fluturojnė si vetėtima, ka ushta, maja e tė cilave ėshtė plot helm si thumbi i grerėzave, ka edhe njė hark prej druri e bashkė me tė edhe disa shigjeta, por megjithatė ai ėshtė mė i fortė se hekuri’’.
 
Kemal Pasha Zade, historian osman

  BASHKĖKOHĖSIT MBI LUFTIMET E ZHVILLUARA GJATĖ RRETHIMIT III TĖ KRUJĖS (1467)
 
[Beteja e Byshekut ]
  ,,Shqiptarėt e ndezėn zjarrin e luftės, morėn nė duart e tyre ushtat, tė cilat i ngjanin gjarpėrinjve helmues, dhe qėndruan nė grykat e shpellave. Ata luftuan deri kur erdhi koha e mbrėmjes ... kur lufta pushoi, ata u grumbulluan tė gjithė nė njė vend dhe nė mėngjes dolėn si njė lumė nga lugina dhe u vėrsulėn menjėherė mbi ushtrinė e Anadollit’’.
 
Ibn Kemal, historian osman

  ,,Sulltani pasi urdhėroi ushtarėt qė tė grabisnin e tė plaēkisnin ... la maleve pjesėn mė tė madhe dhe mė luftarake tė ushtrisė ... kurse ai, duke qėndruar me pjesėn tjetėr tė ushtrisė, plaēkiste vise tė tėra tė vendit’’.
 
Kritobuli, historian bizantin

 Mizori tė pashembullta tė sulltanit, i cili as pėr siguri, as pėr dhimbje nuk tė fal dhe nuk ka mėshirė ... Po bėn nė Shqipėri njėmijė dhunime, vrasje e mizori dhe po djeg e shkatėrron njė popull tė tėrė’’.
 
Nga letra tė bashkėkohėsve

 
NGA PĖRSHKRIMI I PAPA PAVLIT II (1467) PĖR EKSODIN E SHQIPTARĖVE DREJT ITALISĖ
  ,,Shqiptarėt pjesėrisht u vranė nga shpata,pjesėrisht u skllavėruan. Ato kėshtjella qė pėr tė mirėn tonė frenuan me vendosmėri vėrshimin e turqve, u detyruan mė nė fund tė dorėzoheshin. Popullsitė fqinje tė bregdetit Adriatik, tė kapura nga tmerri, dridhen gjithė ankth. Kudo frikė, kudo zi, para syve tanė vetėm vdekje e skllavėri. Njė pamje vėrtet e trishtueshme ... Ėshtė e dhimbshme tė shohėsh barkat e tė ikurve, qė hidhen nė brigjet e Italisė, pasi kanė lėnė vatrat e tyre. I sheh tė shtrirė nė breg, me duart ngritur nga qielli’’.

 
NGA VENDIMI I SENATIT TĖ VENEDIKUT I 13 SHKURTIT 1468 PĖR SITUATĖN NĖ SHQIPĖRI PAS VDEKJES SĖ SKĖNDERBEUT

  ,,Vdiq i madhėrishmi, i ndjeri Skėnderbe. Me vdekjen e tij i gjithė ai vend ka rėnė nė njė ngashėrim dhe tronditje tė madhe, prandaj ėshtė e nevojshme tė merren masat e duhura pėr sigurimin si tė vendeve tė tė ndjerit Skėnderbeut tė lartpėrmendur, ashtu dhe tė zotėrimeve tona, pėr kėtė arsye merret vendim qė, sa mė shpejt tė jetė e mundur, tė niset prej kėtej pėr nė atė vend i nderuari zot arkipeshkvi i Durrėsit (Pal Ėngjėlli), i cili qėndroi shumė kohė pranė nesh si pėrfaqėsues nė emėr tė tė ndjerit zotit Skėnderbe tė lartpėrmendur dhe ėshtė njė person shumė i urtė dhe besnik i bindur ndaj nesh e shtetit tonė.’’

  RRETHIMI I SHKODRĖS

  ,,Mė 15 maj 1474 arritėn ndėr kėto fusha 7 sanxhakbejlerė me 60 mijė kalorės...mė 4 qershor arriti pashai i Rumelisė me njė ushtri tė fortė dhe nguli shatoret rrėzė malit pėrballė qytetit. Mė 17 qershor vendosen 2 topa...Mė 28 qershor edhe dy topa tė tjerė... Nuk kalonte ditė qė tė mos shtinin 22,23 dhe 25 herė njėri,
gjithsejt 893 tė shtėna. Mė datė 18 korrik, nė orėn 24, mė trimat e atyre qenėve vijnė rrėzė mureve tė kėtij qyteti me njė tėrbim tė jashtėzakonshėm dhe luftojnė gjithė natėn... Nė orėn tre tė ditės i thyem me humbje, me dėme e pėr faqen e zezė tė tyre... Njė kėrdi e madhe u bė mbi ta, mbetėn tė vrarė edhe shumė njerėz me rėndėsi... Atė ditė ishin vrarė 7 020 turq... Ata u larguan nė heshtje tė madhe, mė 8 gusht natėn, duke gdhirė 9 gushti.’’
  Nga letra e 13 gushtit 1474 e qeveritarit venedikas tė Shkodrės, Anton Loredanit

  PĖRKUJTIMI I FIGURĖS SĖ GJERGJ KASTRIOTIT - SKĖNDERBEUT NGA SHQIPTARĖT PAS VDEKJES

  ,,Pas vdekjes sė Skėnderbeut, thonė se shqiptarėt, tė habitur nga trimėria e kėtij burri, zunė tė shihnin tek ai diēka qė kalonte pėrtej kufijve njerėzorė dhe tė kujtonin princin e dashur me kėngė madhėshtore. Disa burra tė besueshėm mė kanė treguar se nė valėn e luftės, dhe pikėrisht atėherė kur ēdo gjė shungullonte e oshėtinte nga armėt barbare, grupe vajzash kishin zakon tė mblidheshin ēdo tetė ditė ndėr sheshet, ku kryqėzoheshin tri rrugė, nė qytetet qė kish sunduar, dhe tė kėndonin lavdinė e tė ndjerit princ, siē bėnin burrat e lashtė nė gostitė e heronjve.’’
 
Nga Historia e Venedikut e humanistit venedikas Anton Sabeliko (1436-1506),
bashkėkohės i Heroit tonė Kombėtar

  MARIN BARLECI DHE VEPRAT E TIJ

  Pėr jetėn e M. Barlecit dihet pak. Ai lindi rreth fundit tė viteve 50 tė shek. XV nė Shkodėr, qytet me tradita arsimore pėr formimin e shkollimin e klerikėve tė besimit katolik. Ai i pėrjetoi ngjarjet dramatike tė vendlindjes sė tij, Shkodrės, gjatė viteve 70 tė shek. XV. Gjatė rrethimit tė I tė saj prej turqve, mė 1474, ai ishte i ri dhe ende nuk kishte moshėn pėr tė rrėmbyer armėt, kurse mė 1478, gjatė rrethimit tė II tė Shkodrės, ai u rreshtua pėrkrah luftėtarėve qė me heroizėm mbronin qytetin e tyre. Me rėnien e Shkodrės nė duart e ushtrive osmane, si shumė bashkėqytetarė, M. Barleci mori rrugėn e mėrgimit dhe u vendos nė Itali. Kėtu ai plotėsoi shkollimin e vet, u bė njohės i thellė i letėrsisė antike dhe i gjuhės latine dhe u shfaq si njė intelektual humanist nga mė tė shquarit e kohės. Ai fitoi titullin e lartė ,,Doktor shkencor i diturive teologjike dhe i sė drejtės kanonike’’. Qė nė fund tė shek. XV, Marin Barleci ishte figurė e njohur nė jetėn kishtare tė Padovės dhe nė atė mėsimore shkencore tė Universitetit tė kėtij qyteti. Nuk dihet me saktėsi viti i vdekjes sė M. Barlecit. Nėpėrmjet tė dhėnave tė tėrthorta ėshtė arritur nė pėrfundim se ai ka vdekur mė 1512 ose mė 1513.
  Vepra e parė e Marin Barlecit ėshtė ,,Rethimi i Shkodrės’’ e botuar latinisht mė 1504 nė Venedik. I mbėshtetur nė shėnimet e kujtimet e veta, si dhe tė pjesėmarrėsve tė tjerė nė ngjarjet qė rrėfen, libri i kushtohet jetės politike e ushtarake gjatė Rrethimit II tė Shkodrės mė 1478. Deri nė mesin e shek. XVII kjo vepėr njohu 17 ribotime nė gjuhė tė ndryshme si latinisht (5), italisht (7), frėngjisht (4) dhe polonisht (1). Vepra qė e ngriti figurėn e Marin Barlecit nė piedestalin e pavdekėsisė ėshtė ,,Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut’’, e shkruar latinisht dhe e botuar nė Romė rreth viteve 1508 - 1510. Deri nė mesin e shek. XVIII kjo vepėr voluminoze njohu jo mė pak se 21 ribotime nė disa gjuhė tė Europės si latinisht (4), gjermanisht (4), italisht (4), portugalisht (2), polonisht (1), spanjisht (1), si dhe, nėpėrmjet tė njė pėrkthimi tė lirė dhe pėrshtatjeje edhe nė frėngjisht (4) e anglisht (1). Vepra e fundit e M. Barlecit ,,Shkurtore e jetės sė papėve dhe tė perandorėve’’ u botua nė Venedik, pas vdekjes sė tij, mė 1555.
  Veprat e M. Barlecit janė fryt i njė pune tė gjatė shumėvjeēare. Pėr hartimin e tyre ai u mbėshtet nė shėnimet e kujtimet e veta si dhe tė pjesėmarrėsve dhe tė dėshmitarėve tė tjerė nė ngjarjet qė rrėfen. Ky material autentik shumė i pasur u ka dhėnė veprave tė M. Barlecit vlerėn e burimeve historike tė dorės sė parė e tė pazėvendėsueshme. Dėshmitė qė mblodhi nga burimet e shumta, si historian i mirėfilltė, M. Barleci i shoshiti, i plotėsoi dhe i zgjeroi me literaturėn e kohės. Fryma panegjerike, fjalimet qė u vihen nė gojė heronjve nė veprat e M. Barlecit janė karakteristike pėr historiografinė humaniste europiane nė pėrgjithėsi dhe pėrbėjnė anėn e dobėt tė saj. Por vlerat pozitive tė veprave tė M. Barlecit si burime historike janė shumė mė tė mėdha se dobėsitė e tyre.
  Ngjarjet politike e ushtarake tė Shqipėrisė sė shek. XV, jetėn e veprimtarinė e Skėnderbeut, rrethimet e Shkodrės etj., M. Barleci i pasqyroi duke ndjekur parimin kronologjik. Megjithėkėtė, nė veprat e tij nuk mungojnė edhe digresionet pėr tė pasqyruar e pėr tė treguar psikologjinė e botės shpirtėrore shqiptare, legjendat e folklorin e tyre, rajonet kryesore tė banuara prej shqiptarėve nė Ballkan, veprimtarinė e tyre ekonomike etj. Krahas pėrshkrimit tė portretit fizik e moral tė Heroit tonė Kombėtar te ,,Historia e Skėnderbeut’’ M. Barleci ka dhėnė edhe njė gravurė me portretin e tij. Padyshim ky portret paraqet karakteristikat e fytyrės sė Skėnderbeut, sepse vepra u hartua nė bazė tė kujtimeve tė bashkėluftėtarėve tė heroit dhe tė pasardhėsve tė familjes sė Kastriotėve.


  DHIMITĖR FRĖNGU (1443 - 1525)

 Lindi nė qytetin e Drishtit mė 1443 dhe u brumos gjatė epopesė legjendare tė Skėnderbeut. U shkollua si klerik katolik, profesion qė e ushtroi gjatė gjithė jetės sė tij. Dh. Frėngu u lidh ngushtė me heroin shqiptar dhe e shoqėroi atė nė udhėtimin qė bėri gjatė vitit 1466 - 1467 nė Romė e nė Napoli. Me pushtimin e Drishtit prej turqve mė 1478, Dh. Frėngu emigroi nė Itali. Ai u vendos nė rajonin e Venedikut dhe pėr njė periudhė tė gjatė shėrbeu si famullitar i nderuar nė fshatin Braina, pranė qytetit Trevizo, deri mė 1513, kur pėr arsye tė moshės sė shtyrė, ia la detyrėn nipit tė tij, Pjetėr Engjėllit. Dh. Frėngu vdiq mė 1525, nė moshėn 82 vjeēare.
  Tė vetmen vepėr qė shkroi, ai ia kushtoi figurės sė Skėnderbeut ,,Komentar pėr punėt e turqve dhe tė zotit Gjergj Skėnderbe, princ i Epirit’’. Kjo vepėr e shkruar latinisht mbeti e pabotuar. Pas vdekjes sė tij, i nipi, Pal Engjėlli, e pėrktheu italisht dhe e botoi atė mė 1539. Deri mė 1679 vepra e Dh. Frėngut njohu 18 botime italisht. Nė mesin e shek. XVI ajo u pėrkthye dhe u botua edhe nė frėngjisht dhe nė angisht. Nė krahasim me ,,Historinė e Skėnderbeut’’ tė M. Barlecit, vepra e Dh. Frėngut u pėrhap shumė nė Itali (sidomos nė Venedik ku u shtypėn tė gjitha ribotimet e saj), sepse ishte shumė mė e shkurtėr se vepra e parė.
  Te pinjollėt e familjes Engjėlli qė ishin vendosur nė Itali, ashtu si te shumė shqiptarė tė emigruar, u ruajt ndėr breza vetėdija kombėtare, ndjenja e atdhedashurisė dhe dėshira pėr t’u kthyer nė Shqipėri. Ishin kėto motive qė nxitėn pjesėtarėt e kėsaj familjeje qė kishte njė pozitė tė rėndėsishme nė rrethet intelektuale e kishtare tė Venedikut, tė interesoheshin gjatė shek. XVI e XVII pėr botimin e ribotimin e veprave kushtuar epopesė shqiptare tė shek. XV, si dhe vepra tė hartuara prej tyre nė formėn e gjeneologjive familjare mbi tė drejtėn e trashėgimisė.

 
Prapa te faqja e dymbėdhjetė

Kalo te Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pjesa e parė